Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Klubi verilindor përveçse dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë do të luajë edhe 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë

TIRANE - Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së, në mbledhjen e tij të sotme ka analizuar ngjarjet e javës së 5-të të Abissnet Superiores, por edhe të kategorive të mëposhtme. Organi në fjalë, ngjarjen e ndodhur në stadiumin ‘Kukës Arena’, ku një tifoz vendës goditi me shishe futbollistin Cara të Partizanit, ka patur në fokusin e saj. Dhe skuadra verilindore e Kukësit, nuk ka shpëtuar nga ndëshkimi.
Ja dhe vendimet e marrura nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës për ngjarjet e fundjavës së shkuar:
1. KF Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/b, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.
2. KF Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
3. FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
4. KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
5. KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
6. FC Besa, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
7. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të SHS Albpetrol Eldison Kapo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
B.T (Dosja.al)
BELGJIKE - Eden Hazard, pak i përdorur që nga fillimi i sezonit te Real Madrid, tha se ishte "i lumtur që mori minuta" me Belgjik&eum...
Vëllezërit Pogba, Paul (majtas) dhe Mathias FRANCE - Ngjarjet e familjes Pogba janë pasuruar me detaje të reja, të &cced...
ITALI - Pas humbjes së Theo Hernandez, edhe Milani po ndjek nga afër situatën e Mike Maignan. Portieri, titullar ...
IRLANDE - Floyd Mayweather befasoi me disa deklarata, duke thënë se ai dhe Conor McGregor do të përballen me njëri-tje...
BELGJIKE - E mposhtur rëndë në ditën e parë nga Holanda (1-4), Belgjika i ofroi vetes mundësinë e një hakmarrjeje n&eu...
ITALI - Një njoftim që askush nuk e priste erdhi: Andrea Ranocchia, i rikuperuar nga një dëmtim i rëndë i fibulas, ndrydhje...
ITALI- Serena Williams dhe Roger Federer, dy ikona të sportit, kanë njoftuar tërheqjen e tyre brenda pak javësh. Cannavaro është...
EUROPË- Në raundin e pestë të Ligës së Kombeve, Franca shmang përkohësisht rrezikun e rënies në Ligën B...
ITALI- "Ne po kthehemi". Ky ishte mesazhi i Hakan Calhanoglu në Instagram shoqëruar me foton që e portretizon atë së bashku me Romelu...
ITALI- Më datë 1 tetor Inter do të luajë ndaj Romës për javën e tetë të Serie A. Për Kristjan Asllanin, ndes...