LIVE UPDATES
Sport

Shpërthen Cassano për Mourinhon: "Nuk ka qenë kurrë një trajner i madh!"

Ish-sulmuesi i Barit, Romës, Real Madridit, Interit dhe Milanit kritikoi edhe një herë portugezin, duke vënë në pah edhe çështjen Zaniolo. Si zakonisht, fjalë shumë të forta nga “FantAntonio”, i cili sulmoi edhe gazetarin Ivan Zazzaroni.

4 Shkurt 2023, 13:11 Nga DOSJA
Shpërthen Cassano për Mourinhon: "Nuk ka qenë kurrë

ITALI - Antonio Cassano edhe një herë pa filtra në “Bobo TV”. Episodi i fundit i takimit që sheh ish-lojtarin barez si protagonist, me Bobo Vierin, Lele Adanin dhe Nicola Ventola, i ofroi atij mundësinë të fliste edhe për Romën, në veçanti për Jose Mourinhon.

Ish-sulmuesi i Barit, Romës, Real Madridit, Interit dhe Milanit kritikoi edhe një herë portugezin, duke vënë në pah edhe çështjen Zaniolo. Si zakonisht, fjalë shumë të forta nga “FantAntonio”, i cili sulmoi edhe gazetarin Ivan Zazzaroni.

Ky i fundit, një fytyrë e njohur televizive në Itali, përfundoi në “skarën” e Cassanos për mbështetjen e supozuar ndaj trajnerit portugez, për të cilën tha se ishte krejtësisht e pajustifikuar: “Unë e njoh atë që nga viti 1999, është një mik i Mourinhos. Ai po ndjek budallallëkun që thotë Mourinho dhe vazhdon ta mbrojë. Zazzaroni më ke inatosur që vazhdon t’i bësh fresk portugezit pa arsye”.

Duke shkuar konkretisht te Mourinho, në një javë të veçantë për Romën e eliminuar nga Kupa e Italisë nga Cremonese, Cassano ishte shumë i ashpër: “Mourinho nuk ka qenë kurrë një trajner i madh, ai ka qenë gjithmonë një komunikues i madh. Një nga të parët që diti të komunikonte. Është mirë të jesh i zgjuar me shtypin, të menaxhosh mirë lojtarët e fortë, jo me ata të dobët.

Sepse është e lehtë të jesh shok me lojtarët e fortë. Në Romë po kalon katastrofa pas katastrofash, ka shpenzuar para për të marrë lojtarë. Matic dhe Rui Patricio i ka afruar ai, jo unë. Shumë herë ishte dinak. Ditën tjetër na bënte për të vjellë. Nuk di të trajnojë. Roma duhej të fitonte edhe me ekipin e dytë (rezervat) ndaj Cremonese”.

Pastaj u fokusua te rastet e Karsdorp dhe Zaniolo, duke treguar cilat janë për të përgjegjësitë e trajnerit të Romës: “Ai bëri një katastrofë me Karsdorp, e ofendoi para të gjithëve. Tani thotë se po e kthen, kush e di pse. Tashmë e ka bërë këtë katrahurë. Njësoj me Zaniolo. Nuk duhet të na tregojë se Cremonese e meritoi kualifikimin, por të thotë arsyet pse nuk e ka lejuar skuadrën e tij të luajë futboll prej një viti e gjysmë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!