15 Dhjetor 2023, 14:04
Nga DOSJA

SPANJE - Sergio Rico kujtoi, në një deklaratë për 'Cadena COPE', aksidentin e rëndë që pësoi në maj të këtij viti, kur u rrëzua nga kali dhe pësoi një dëmtim traumatik në tru. Portieri spanjol i PSG-së siguroi se, pavarësisht frikës, se ai tani vazhdon të flejë "si një fëmijë".
“Makthet? Jo, nuk kam absolutisht asgjë. Unë fle si një fëmijë, njësoj si më parë. Unë u shtrova në spital për 82 ditë dhe humba shumë peshë, gati 20 kilogramë. Dikur peshoja rreth 91, thuajse 92 dhe në atë kohë peshoja 73. Megjithatë, arrita të rikuperohem dhe tani peshoj sërish 88”, tha portieri 30-vjeçar.
Shtatë muaj më vonë, Sergio Rico siguron se nuk është në nxitim për t'u rikthyer në fushë: “E marr shumë me qetësi, nuk është në duart e mia. Zbatoj urdhrat e mjekëve, ishin ata që më shpëtuan jetën,- ka shpjeguar ai. - Nuk mbaj mend asgjë (për aksidentin).
Thjesht mbaj mend që hipa në aeroplan dhe shkova nga Sevilja në Malaga. Mbaj mend që mbërrita në Malaga dhe një mik më mori dhe u niseshim drejt Huelvës. Që atëherë, më kujtohet vetëm zgjimi në spital”, ka shtuar ai.
Kur u zgjua, tashmë në spital, portieri kishte pranë nënën dhe gruan: “Mjeku më pyeti nëse e njoh gruan time, por unë nuk mund të përgjigjesha mire, sepse i kisha tubat dhe nuk flisja as po as jo”, përfundoi ai.
B.T (Dosja.al)
Sport
15 Dhjetor 2023, 13:23
HOLANDE - Kur flasim për skuadra të pathyeshme, impulsi i parë është të mendosh për klube si Manchester City, Real Madrid a...
Sport
15 Dhjetor 2023, 11:38
SHBA - Një koleksion prej 6 fanelash të kombëtares së Argjentinës, të përdorura nga Lionel Messi në Kup...
Sport
15 Dhjetor 2023, 11:11
TIRANE - Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ishte i ftuar në kanalin turk “TRT World”, ku foli për edicionin shumë të mir...
Sport
15 Dhjetor 2023, 10:58
GJERMANI - Tani ish-menaxheri i tij, Willi Weber (81) foli për ish-sportistin e tij në një intervistë. Schumi dhe Weber, ata ishin dyshja ...
Sport
15 Dhjetor 2023, 10:42
SPANJE - Fitorja tingëlluese e Real Madridit në Berlin (3-2), sinonim i suksesit në fazën e grupeve të Champions League, u festua n&e...
Sport
15 Dhjetor 2023, 10:23
IRAN - Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, mirëpriti në një deklaratë për shtyp në Instagram praninë e më shum...
Sport
15 Dhjetor 2023, 10:00
SPANJE - Krejtësisht i padëshiruar nga Manchester United, Mason Greenwood është i huazuar te Getafe dhe nuk pritet të kthehet në...
Sport
15 Dhjetor 2023, 09:30
ITALI - Mbrëmja e së enjtes do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e Niccolo Pisillit. Mesfushori i ri 19-vjeçar u ak...
Sport
15 Dhjetor 2023, 09:00
ZVICER - Kylian Mbappé (PSG), Lionel Messi (Inter Miami) dhe Erling Haaland (Manchester City) janë tre finalistët për çmimin "Loj...
Sport
15 Dhjetor 2023, 08:30
HOLANDE - Sipas raporteve të shtypit lokal, dy trena të metrosë, njëri me tifozë të Ajax-it, tjetri me grekë, kaluan rrug&e...