15 Dhjetor 2023, 11:11
Nga DOSJA

TIRANE - Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ishte i ftuar në kanalin turk “TRT World”, ku foli për edicionin shumë të mirë të Shqipërisë në fushatën kualifikuese. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se suksesi i Kombëtares erdhi si rrjedhojë e punës së mirë të bërë ndër vite. Ai vlerësoi edhe investimet e bëra në infrastrukturë, ku veçoi qendrën stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, duke e cilësuar si më të mirën në Ballkan, ndërsa nënvizoi se në këtë kualifikim të Kombëtares në “Euro 2024” kanë meritë të gjithë. Përsa i përket finaleve të Europianit, presidenti Duka tha se objektivi kyresor është kualifikimi në raundin tjetër.
Çfarë fshihet pas suksesit të Shqipërisë në “Euro 2024”?
“Suksesi i Shqipërisë nuk erdhi rastësisht, nuk ndodhi brenda një dite apo një muaji, por si rrjedhojë e punës voluminoze që është bërë për vite me radhë. Pas kualifikimit tonë të parë në një Europian në 2016-ën dëshira jonë e madhe ishte që të ripërsërisim këtë sukses. Çdo ndeshje është një mësim, çdo fitore, humbje apo barazim ka përfitimet e saj. Suksesi nuk vjen vetëm nga fusha apo nga lojtarët. Sigurisht futbollistët kanë meritën kryesore, por suksesi nuk është një drejtimsh. Kur flasim për një edicion të sukseshëm kualifikues dua të them që nuk është vetëm merita e lojtarëve, por edhe e stafit që kujdeset për gjithçka, që çdo gjë të jetë perfekte. Kur i besuam trajnerit Sylvinho drejtimin e Kombëtares shqiptare të futbollit, në janar kishim vetëm një objektiv: Kualifikimin në “Euro 2024”. Merita nuk është vetëm e lojtarëve dhe e stafit, por gjithashtu edhe e Federatës Shqiptare të Futbollit. Të gjithë kanë bërë një punë shumë të mirë. Prej muajit mars Kombëtarja shqiptare ka kampusin e saj në “Shtëpinë e Futbollit”, një ndër kampuset më moderne në Ballkan dhe jo vetëm, që ka gjithçka, fusha të reja, palestër dhe të gjitha kushtet për skuadrën dhe lojtarët në mënyrë që të arrinim këtë sukses”
Cili ishte reagimi i njerëzve në Shqipëri kur kombëtarja juaj përfundoi kualifikueset si e para në grup? Sa e rëndësishme është kjo për vendin tuaj?
“ë gjithë ne, të gjithë tifozët ishim të lumtur pas këtij suksesi të meritur dhe të gjithë mendojnë që ky ekip mund të fitojë edhe Europianin (qesh). Paraqitja e Shqipërisë në këtë edicion kualifikues ka qenë fantastike në të gjitha ndeshjet. Edhe kur humbëm në sfidën e parë me Poloninë, tifozët ishin të kënaqur me paraqitjen e ekipit. Ky ishte rrugëtimi më i suksesshëm për ekipin Kombëtar, jo vetëm sepse siguroi vendin e parë në grup por edhe për paraqitjen shumë të mirë dhe golat shumë të bukur të shënuar nga lojtarët tanë. Më lejoni t’ju kujtoj që golat e Kristjan Asllanit dhe Jasir Asanit u votuan si golat e dytë dhe të tretë më të bukur nga tifozët në faqen zyrtare të UEFA-s”
Sa e rëndësishme është që vendet e Ballkanit të shkojnë në finalet e Kampionatit Evropian? Çfarë do të thotë veçanërisht për vendet e vogla si Shqipëria?
“Pas suksesit është një punë shumë e madhe nga Federatat, nga skuadrat, lojtarët dhe mbështetja nga çdo aktor në vend. Mbështetja nga tifozët, nga qeveria, të gjitha bashkë bëjnë që të arrihet një sukses i madh edhe për vende të vogla si Shqipëria dhe për vende të tjera në Ballkan. Mendoj se më e rëndësishmja është duke punuar pa pushim dhe me passion”.
Çfarë duhet bërë për të pasur sërish sukses?
“Për Shqipërinë dhe vendet e tjera të vogla nuk është se ndodh shpesh që të kualifikohen në një turne madhor siç është Europiani. Prandaj kualifikimi për ne është shumë i rëndësishëm. Për të vazhduar këtë sukses në të njëjtin nivel për vende si ne nuk është e lehtë, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të ruajmë të njëjtin nivel. Mendoj që tifozët nga Ballkani dhe Shqipëria duhet të bëjnë tifozë të shumtë në Gjermani sepse gjatë edicionit kualifikues mbështetja e publikut në vendin tonë ka qenë e madhe. Ne e kemi pasur stadiumin të mbushur plot në çdo ndeshje, biletat janë shitur për një orë dhe tani ne kemi një ‘problem’ të madh me tifozët. Duan që të vijnë të gjithë në Gjermani dhe besoj se kjo është një gjë shumë e mirë për vendin, për të ardhmen dhe për të pasur sa më shumë fëmijë dhe të rinj në lojën tonë të bukur”.
Çfarë prisni nga Europiani?
“Për ne është një sukses i madh që jemi pjesë e Europianit dhe tani duhet të përgatitemi. Uroj që të gjithë lojtarët t’i kemi mirë me shëndet, në mënyrë që të përgatisim çdo gjë mirë. Ne kemi një grup shumë të vështirë me skuadra shumë të mëdha. Italia, kampione e Europës në fuqi, Spanja kampione e Europës dhe Botës dhe Kroacia skuadër shumë e mirë. Por besoj që të gjithë skuadrat në Europian janë shumë të forta. Çdo skuadër ka kualitet, edhe Turqia. Unë mendoj që Turqia ka kualitet për të arritur në finale, pse jo për të fituar edhe Europianin, po ashtu edhe Serbia, të gjitha ekipet. Për ne e rëndësishme është të bëjmë një performacë të mirë në grup dhe objektivi ynë është të kualifikohemi më tej. Shpresoj që ta arrijmë këtë objektiv, gjithesesi ne kemi arritur një sukses të madh dhe jemi pjesë e “Euro 2024”.
B.T (Dosja.al)
Sport
15 Dhjetor 2023, 10:58
GJERMANI - Tani ish-menaxheri i tij, Willi Weber (81) foli për ish-sportistin e tij në një intervistë. Schumi dhe Weber, ata ishin dyshja ...
Sport
15 Dhjetor 2023, 10:42
SPANJE - Fitorja tingëlluese e Real Madridit në Berlin (3-2), sinonim i suksesit në fazën e grupeve të Champions League, u festua n&e...
Sport
15 Dhjetor 2023, 10:23
IRAN - Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, mirëpriti në një deklaratë për shtyp në Instagram praninë e më shum...
Sport
15 Dhjetor 2023, 10:00
SPANJE - Krejtësisht i padëshiruar nga Manchester United, Mason Greenwood është i huazuar te Getafe dhe nuk pritet të kthehet në...
Sport
15 Dhjetor 2023, 09:30
ITALI - Mbrëmja e së enjtes do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e Niccolo Pisillit. Mesfushori i ri 19-vjeçar u ak...
Sport
15 Dhjetor 2023, 09:00
ZVICER - Kylian Mbappé (PSG), Lionel Messi (Inter Miami) dhe Erling Haaland (Manchester City) janë tre finalistët për çmimin "Loj...
Sport
15 Dhjetor 2023, 08:30
HOLANDE - Sipas raporteve të shtypit lokal, dy trena të metrosë, njëri me tifozë të Ajax-it, tjetri me grekë, kaluan rrug&e...
Sport
15 Dhjetor 2023, 08:00
SPANJE - FC Barcelona mbajti darkën e Krishtlindjeve të klubit në Palau Blaugrana, ku morën pjesë drejtorë, trajnerë dhe lo...
Sport
15 Dhjetor 2023, 07:30
ZVICER - Nuk do të ketë asnjë ekip spanjol në “play-off” për të hyrë në raundin e 16-të të Europ...
Sport
15 Dhjetor 2023, 00:26
TURQI - Mbërrin dënimi përjetë për presidentin e Ankaragucu, Faruk Koca, i cili të hënën në mbrëmje, pas nj&eu...