15 Dhjetor 2023, 09:30
Nga DOSJA

ITALI - Mbrëmja e së enjtes do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e Niccolo Pisillit. Mesfushori i ri 19-vjeçar u aktivizua nga José Mourinho në 20 minutat e fundit në ndeshjen kundër Sheriff Tiraspol, në raundin e 6-të dhe të fundit të fazës së grupeve të Europa League dhe ai pati kohë për ta regjistruar emrin e tij në skuadër si shënues.
Pas fishkëllimës së fundit, mesfushori ka festuar momentin me trajnerin portugez, duke mos i mbajtur dot lotët... diçka që e çoi Mourinhon në të njëjtën rrugë, çka e rrëfyeu në deklaratat në fund të ndeshjes.

“Po, e kisha përmendur më parë për mediat e klubit tone, se shumë lojtarë kanë lindur dhe janë rritur këtu. Ata erdhën në stadium me të atin, me gjyshin dhe të gjithë këtë e përjetuan me shumë emocion. Kur ata marrin mundësinë për të luajtur me ekipin e parë, është e pabesueshme për ta.
Për Pisillin nuk ishte debutimi i tij (kishte luajtur në stadiumin e Romës), por ishte goli i tij i parë, në “Olímpico”, në ekipin e parë, në Europa League dhe është goli magjik, që të gjithë fëmijët e ëndërrojnë ta shënojnë. Është një gëzim të shohësh një fëmijë duke qarë. Më duhej të ikja që të mos qaja edhe unë”, rrëfeu trajneri.
B.T (Dosja.al)
Sport
15 Dhjetor 2023, 09:00
ZVICER - Kylian Mbappé (PSG), Lionel Messi (Inter Miami) dhe Erling Haaland (Manchester City) janë tre finalistët për çmimin "Loj...
Sport
15 Dhjetor 2023, 08:30
HOLANDE - Sipas raporteve të shtypit lokal, dy trena të metrosë, njëri me tifozë të Ajax-it, tjetri me grekë, kaluan rrug&e...
Sport
15 Dhjetor 2023, 08:00
SPANJE - FC Barcelona mbajti darkën e Krishtlindjeve të klubit në Palau Blaugrana, ku morën pjesë drejtorë, trajnerë dhe lo...
Sport
15 Dhjetor 2023, 07:30
ZVICER - Nuk do të ketë asnjë ekip spanjol në “play-off” për të hyrë në raundin e 16-të të Europ...
Sport
15 Dhjetor 2023, 00:26
TURQI - Mbërrin dënimi përjetë për presidentin e Ankaragucu, Faruk Koca, i cili të hënën në mbrëmje, pas nj&eu...
Sport
15 Dhjetor 2023, 00:07
ITALI - Rakow-Atalanta përfundon e rezultatin 0-4, me golat që për italianët i shënuan Muriel në minutën e 14’ dhe 73&r...
Sport
14 Dhjetor 2023, 23:56
KROACI - Ballkani nuk arrin të bëjë mrekullinë në Zagreb përballë Dinamos dhe e mbyll në vendin e fundit me katër p...
Sport
14 Dhjetor 2023, 21:58
ITALI - Nuk ndodh mrekullia për Romën. Pavarësisht fitores 3-0 ndaj Sheriff Tiraspolit, verdhekuqtë e mbyllën në vendin e dytë...
Sport
14 Dhjetor 2023, 20:51
ANGLI - Moment historik për Premier League. Më 23 dhjetor, Fulham do të mirëpresë Burnley-n në “Craven Cottage” p...
Sport
14 Dhjetor 2023, 20:45
TIRANE - Merr fund saga e Orges Shehit, i cili ka fituar gjyqin përballë Tiranës në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF...