Vrasja në Mirditë/ Policia: Viktima u gjet brenda automjetit të tij, në fshatin Shkorret
15 Qershor, 08:21
...
Sport
Real Madridi njofton dëmtimin e Kylian Mbappé, por jo kohën e kthimit të tij…
Sulmuesi francez i Real Madridit, Kylian Mbappé, i cili u largua nga fusha në minutën e 36-të të ndeshjes së Champions League ndaj Atalantës, është dëmtuar në kofshën e majtë, njoftoi klubi spanjol në një deklaratë për shtyp të enjten, pa specifikuar kohëzgjatjen e mungesës së tij.
12 Dhjetor 2024, 15:39Nga DOSJA
SPANJE - I larguar në minutën e 36-të të ndeshjes së Champions League në fushën e Atalantës në Bergamo të martën, sulmuesi francez i Real Madridit, Kylian Mbappé (25) është dëmtuar në kofshën e majtë, njoftoi klubi në një njoftim për shtyp të enjten, pa specifikuar se sa është koha e mungesës së tij.
“Pas analizave të bëra sot, shërbimet mjekësore të Real Madridit e diagnostikuan lojtarin tonë Kylian Mbappé me një dëmtim në kofshën e majtë. Në pritje të zhvillimeve”, deklaroi Reali, në një deklaratë të shkurtër për shtyp.
Të martën, Mbappé hapi rezultatin në minutën e 10-të të ndeshjes, të cilën ekipi i tij e fitoi përfundimisht 3-2. Ai u zëvendësua nga Rodrygo në minutën e 36-të, pasi u ankua për dhimbje muskulore.