LIVE UPDATES
Sport

Pas 41 vitesh, një film për golin e anuluar që Romës i mohoi ‘scudeton’ në Serie A...

I publikuar në kinematë në Itali në fund të tetorit, një dokumentar tregon golin e mohuar Romës në vitin 1981, në Torino ndaj Juventusit, i cili vulosi edhe fatin e titullit në kampionatin italian.

2 Nëntor 2022, 10:27 Nga DOSJA

Pas 41 vitesh, një film për golin e anuluar që Romës i mohoi

ITALI - Të dielën, më 10 maj 1981, Franca po përgatitet të festojë fitoren e François Mitterrand, por Italia ka epërsinë në futboll. Dy ditë para përfundimit të kampionatit, Roma udhëton drejt Torinos, për një ndeshje që padyshim do të përcaktonte emrin e fituesit të kampionatit të Serie A. Juventusi ishte përpara, i ndjekur me zjarr nga romakët që kërkojnë të fitojnë ‘scudetton’ e tyre të dytë që nga viti 1942. E luajtur në një fushë të lagur, ndeshja është e tensionuar, kur në minutën e 72-të, mbrojtësi roman Maurizio Turone, mposht portierin Dino Zoff me një goditje me kokë. Ai gëzohet, por goli anullohet menjëherë nga njeriu me të zeza, që i beson anësorit të linjës.

Një mbresë ende e pa mbyllur dyzet vjet pas fakteve

Romakët kundërshtojnë pozicionin jashtë loje. Por ndeshja rifillon. Rezultati përfundimtar: 0-0. Gjithçka mbetet për t'u përcaktuar në dy javët e fundit, por Roma nuk e ka më fatin në dorë. Vetëm nëntë orë më vonë afera mori vrull, kur goli i pavlefshëm u shfaq në televizion dhe u diskutua nga xhirimet.

Rreth 20.000 tifosi që kishin bërë udhëtimin për në Torino, i morën vesh diskutimet kur u kthyen në Romë, natën ose në rrugë në autogrille. Thashethemet u përhapën shpejt. Romakët nisën të shqiptojnë: "Goli i Turones ishte i rregullt".

Më shumë se dyzet vjet më vonë, mbresa nuk është mbyllur. Drejtorët Francesco Miccichè dhe Lorenzo Rossi Espagnet intervistuan lojtarët e kohës nga Roma dhe Torino: Falcão, Pruzzo, Conti, Prandelli. Drejtues të vjetër të tifozerisë Ultrà Curva Sud në Stadio Olimpico, mbështetës të të gjitha llojeve, aktorë, gazetarë, shkrimtarë. Dhe, sigurisht, gjyqtarët e ndeshjes.

Pas 41 vitesh, një film për golin e anuluar që Romës i mohoi
Golashënuesi fatkeq Maurizio Turone (me të bardha) me ekipin e dokumentarit “Er gol de Turone era bono”.

Pastaj sytë i lagen...

Ata u përpoqën të zbulonin se çfarë ndodhi në të vërtetë në Stadio Comunale atë pasdite me shi të dendur. Pozicionimi i Turones në pasimin e Pruzzos nuk është aq i dukshëm dhe nuk do ta dimë kurrë të vërtetën. Mbetet një pasiguri e bukur dhe e dhimbshme.

E stërvitur nga Trapattoni, Juventusi do të fitonte ‘Scudetton’ e nëntëmbëdhjetë me dy pikë epërsi (fitorja atëhere vlerësohej me dy pikë) ndaj një prej skuadrave më të bukura të Romës, e cila do të përfundojë duke fituar Kupën e Italisë po atë vit, kundër Torinos dhe kampionatin e saj të dytë në 1983.

Golashënuesi i pafat Turone, 74 vjeç, jeton buzë detit, i cili nuk e kishte parë më golin e tij dhe kjo është padyshim ajo që është më prekëse në këtë dokumentar. Për herë të parë, ai e sheh veprimin. Më pas iu lotën sytë dhe rënkoi: “Era bono, il gol era bono...”. Një vajtim që dëgjohej kur u kthyen dritat në kinematë e Romës: “Er gol de Turone? Era bonissimo”...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim