21 Shtator 2022, 10:57
Nga DOSJA
FRANCE - Pas një vere të pasigurt, në të cilën e ardhmja e tij ishte e paqartë, Ousmane Dembélé po tregon potencialin e tij të plotë në fillim të këtij sezoni dhe është një nga pikat kryesore të skuadrës së Barcelonës, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë katër asistime.
Momenti i mirë i anësorit nuk po kalon pa u vënë re dhe ai mori një thirrje nga Didier Deschamps, për të marrë pjesë në kombëtaren e Francës për duelet e Nations League kundër Austrisë dhe Danimarkës, ndeshjet e fundit për t'u përgatitur për Botërorin në Katar.
Dembélé ka synim të jetë në Kupën e Botës dhe të ndihmojë ekipin e ‘bluve’ që të përsërisë suksesin e vitit 2018 në Rusi, dhe në vendin e tij, besojnë se lojtari i Barcelonës mund të jetë një pjesë e rëndësishme e rifitimit të titullit.
Këtë të mërkurë, të dyja gazetat 'L'Équipe' dhe 'Le Parisien' i kushtojnë shkrime rikthimit të Dembele me ekipin francez dhe theksojnë se thirrja e anësorit është pritur shumë mirë nga dhomat e zhveshjes. 'L'Équipe' e përshkruan formën e Ousmane, si një "rilindje" dhe thekson se ai ka qenë në gjendje të qëndrojë pa lëndime për një vit, diçka e paimagjinueshme shumë kohë më pare, duke pasur parasysh historinë e tij të gjatë të dëmtimeve.
Konkurrenca e fortë që ka te sulmi i Francës (Mbappé, Benzema, Griezmann, Giroud, Nkunku ...) e bëjnë të vështirë për Dembélé që të ketë një vend si titullar i garantuar në Katar, por nëse ai ruan nivelin e tij, nuk do të ishte çudi që të ishin një nga të zgjedhurit nga Deschamps për të kërkuar një Botëror të ri për francezët.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 Shtator 2022, 10:36
BRAZIL - Vitor Roque, i cili është vetëm 17-vjeç dhe shquhet si sulmues i Athletico Paranaense në Brazil, është...
Sport
21 Shtator 2022, 10:09
ANGLI - Arthur Melo nënshkroi për Liverpool në ditën e fundit të tregut. Mesfushori brazilian nga Juventusi ka mbërritur te...
Sport
21 Shtator 2022, 09:52
FRANCE - Marrëdhënia e Gerard Piqué me Clara Chía duket se po forcohet. Pas një kohe, që dukej...
Sport
21 Shtator 2022, 07:42
PORTUGALI - Portugalia ka pasur një mysafir ‘surprizë’ në startin e stërvitjes për skuadrën e drejtuar nga...
Sport
21 Shtator 2022, 07:27
ARGJENTINE - Në fund të vitit 2019 dhe tani duke punuar si drejtor teknik në Argjentinë, më saktë në Banfield, Hern&aa...
Sport
21 Shtator 2022, 07:03
PORTUGALI - Për Cristiano Ronaldos nuk ekziston, të paktën në një afat të shkurtër, opsioni i lamtumirës. T&...
Sport
21 Shtator 2022, 06:51
POLONI - Robert Lewandowski do të mbajë shiritin e kapitenit me flamurin dhe skuqjet në Botërorin dhe më pas në Katar me fa...
Sport
20 Shtator 2022, 22:18
GJERMANI- De Ligt rikthehet të flasë për Juventusin dhe sërish nuk mungojnë 'thumbat'. Holandezi u transferua te Bayern Munich në...
Sport
20 Shtator 2022, 22:05
FRANCË- Paul Pogba nuk do ta harrojë kurrë mbrëmjen e 19 marsit 2022. Ndërsa kombëtarja franceze ishte grumbulluar në Clair...
Sport
20 Shtator 2022, 21:47
KUKËS- Policia ka shpallur në kërkim tifozin e Kukësit për ngjarjen e shëmtuar ku Tedi Cara u dëmtua me një shishe uji...