LIVE UPDATES
Sport

NDESHJET E FUNDIT! Reja flet për miqësoret: “Me Italinë, emocion i veçantë. Uroj t'i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion”...

“Projekti im është që të vij më shpesh në Shqipëri për të monitoruar lojtarët, por sigurisht nëse klubet më japin leje, do të doja të bëjë disa seanca stërvitore me 23-24 lojtarë, nga ata që janë në moshë të re”.

13 Nëntor 2022, 14:36 Nga DOSJA

 

NDESHJET E FUNDIT! Reja flet për miqësoret: “Me Italinë,

DURRES - Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja ka dalë sot në një konferencë për median, ku ka folur për listën e lojtarëve të ftuar për miqësoret me Italinë dhe Armeninë, si edhe për objektivat që kuqezinjtë do të kenë në këto dy sfida.

Veçanërisht tekniku italian u ndal gjatë te ndeshja me Italinë, që për të do të jetë sfidë e veçantë, emocionuese dhe një motiv krenarie. Reja thotë se uron që të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe ka shpjeguar situatën me dëmtimet, por edhe me lojtarët të cilët mungojnë, pasi nuk janë lejuar nga klubet që të bashkohen me Kombëtaren.

Sa i përket lojtarëve të kampionati “Abissnet Superiore”, trajneri kuqezi vlerëson katër lojtarët e ftuar, teksa shton se ka edhe lojtarë të tjerë, të cilët ishin në dy miqësoret e fundit e të cilët mund të jenë pjesë e Kombëtares edhe në të ardhmen.

Emocionet e miqësores me Italinë? “Ndeshja ndaj Italisë sigurisht që do të jetë shumë emocionuese për mua dhe Shqipërinë. Unë kam kaluar të gjithë karrierën dhe jemi time në Itali, është e qartë që ky është një motiv kënaqësie dhe krenarie të luash kundër Italisë. Do të provoj emocione të mëdha dhe të bukura, kur të hyj në fushë dhe do të dëgjoj dy himnet bashkë. Është diçka normale dhe e bukur për dikë si unë me moshën që kam pasi kam punuar gjatë me skuadrat italiane. Pas eliminimit të Italisë nga Botërori, mora vesh nga media që ata po kërkonin kundërshtarë për të luajtur në miqësore. Telefonova menjëherë presidentin Duka dhe i thashë që të tentojmë të parët që të organizonim një miqësore me ta dhe pasi negociuam gjithçka shkoi mirë dhe Italia pranoi të luante me Shqipërinë. Kuptohet edhe për Shqipërinë është motiv krenarie të presë Italia”.

Lojtarë të tjerë të Superiores për të ardhmen? “Ka edhe të tjerë lojtarë nga kampionati shqiptar që meritojnë shansin për të qenë në Kombëtare, përveç këtyre që kam ftuar. Nuk munda t’i grumbulloj të gjithë, sepse projekti im është që të vij më shpesh në Shqipëri për të monitoruar lojtarët, por sigurisht nëse klubet më japin leje do të doja të bëjë disa seanca stërvitore me 23-24 lojtarë, nga ata që janë në moshë të re. Do të doja të përfshija në mënyrë konstante 2, 3 ose 4 lojtarë nga kampionati edhe në ndeshje zyrtare. Jo vetëm këta që janë në listë, por edhe të tjerët që luajtën në dy miqësoret e fundit kanë treguar se janë të vlefshme për Kombëtaren. Është e qartë që ritmi është i ndryshëm, ngarkesa në stërvitje ka qenë pak e madhe pasi koha në dispozicion ishte e vogël. Druhesha se nuk do të ishin në gjendje të mirë fizike ndaj Katarit, por ishin të jashtëzakonshëm që të gjithë. Ishin energjikë, kishin stimujt e duhur në fushë, por bënë një paraqitje të mirë dhe me Katarin nuk meritonim të humbisnim. Kishim disa mundësi për gola dhe një penallti neto që na u mohua nga gjyqtari, e njëjta gjë na ndodhi edhe në miqësoren me Arabinë Saudite. Do të doja të merrnim një rezultat më të mirë ndaj Katarit, që tregoi se ishte një skuadër më e fortë se Arabia Saudite. Kemi prodhuar futboll të bukur dhe kishim agresivitetin e duhur në fushë nga të gjithë lojtarët. Janë edhe 3-4 lojtarë të tjerë ndaj të cilëve kam krijuar ndjesi pozitive dhe do të kem mundësi t’i shoh sërish mbase deri në mars për të krijuar skuadrën e duhur”.

A do luajnë me Italinë? “Nëse i kam ftuar do të thotë që sigurisht që kam besim tek ata. Të gjithë kanë shanse të njëjta për të luajtur ndaj Italisë. Kam shumë lojtarë që luajnë edhe sot me klubet dhe duhet të shohim të hënën dhe të martën kur të vijnë se në ç’gjendje janë. Unë duhet të marr dy lojtarë për një rol, nëse ka probleme fizike për njërin atëherë do të luajë tjetri. Jam i bindur që edhe lojtarët e kampionatit shqiptar janë në gjendje të luajnë ndaj Italisë, madje edhe për 90 minuta me intensitet të lartë dhe këtë ma kanë treguar në dy ndeshjet e fundit. Jam i qetë në këtë aspekt, emocionet do të jenë pak më të mëdha këtë herë, por kjo është pjesë e lojës dhe do të mësohen”.

A ka risi për çështjen e kontratës? “Duhet të përfundojmë këto dy ndeshje dhe më pas do të kemi mundësi të vlerësojmë situatën dhe do të gjejmë kohën për t’u takuar dhe për të folur me qetësi. Me presidentin Duka kemi një raport shumë të mirë dhe respekti reciprok dhe do të flasim për atë që është më e mira për Shqipërinë, kjo ka më shumë rëndësi përtej thjesht faktit nëse është një trajner apo një tjetër. Nëse do të jetë mundësia që të vazhdoj, do të jem shumë i kënaqur, pra unë jam i gatshëm në këtë sens, por nuk jam unë presidenti i FSHF-së dhe do të vendosë ai ose do të vendosim bashkë për të mirën e Shqipërisë”.

Rezultati për miqësoren me Italinë? “Mançinin e njoh mirë, ai nuk do vijë këtu për shëtitje dhe me siguri do të provojë ndonjë lojtar të ri, por edhe ai duhet të ketë në konsideratë gjendjen e lojtarëve që luajnë këtë fundjavë në Serie A. Patjetër, Italia është një skuadër e frikshme, i dimë vlerat e tyre, por mua më intereson që Shqipëria të zhvillojë një ndeshje të mirë dhe të jetë në lartësinë e duhur. Rezultati varet nga lojtarët që do zbresin në fushën e lojës, do të më pëlqente një barazim 2-2 apo 3-3, por nuk varet nga unë. Do të jetë një ndeshje me shumë motivim brenda, për mendimin tim Mançini do provojë disa lojtarë të rinj, të cilët nuk kanë pasur shumë hapësira në të kaluarën dhe fakti që luajnë dy ndeshje miqësore brenda tre ditësh bën që ai të menaxhojë forcat edhe për sfidën me Austrinë. Do të shohë lojtarët që janë më mirë fizikisht, ashtu siç do të bëj edhe unë”.

Cilat janë vlerat e dy miqësoreve? “Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme, nuk kam mundësi t’i shoh shpesh lojtarët, sepse kur vijnë kemi gjithmonë pak kohë në dispozicion dhe në ndeshje të tilla i vlerësojë më mirë. Më vjen keq që kemi shumë dëmtime, kam një listë të gjatë këtu. Balliu ka pak probleme dhe mbetet t’u vendosur. Dërrmaku, Gjasula, Manaj, Çekiçi, Veseli e Strakosha, janë të dëmtuar. Më pas ka probleme edhe klubet, që nuk i lënë lojtarët të lirë. Është Balaj, Cikalleshi apo Uzuni, që ka ndeshje dhe është në pikëpyetje, dhe nuk i lënë. Ajetin gjithashtu nuk vjen dot, për Gjimshitin nuk e dimë ende nëse na e lë Atalanta, pasi sapo është rikuperuar dhe klubi ka i druhet ndonjë dëmtimi. Janë lojtarë të rëndësishëm, mbi të gjitha për të luajtur me Italinë. Do të doja të hidhja në fushë një ekip me lojtarë ekspertë në ndeshje ndërkombëtare. Duhet të bëj llogaritë sot në darkë, pasi të kenë mbaruar ndeshjet dhe pastaj do të nxjerr konkluzionet. Jam i sigurt se lojtarët që do të jenë të gatshëm do të japin maksimumin, edhe ata që vijë nga kampionati shqiptar. Kemi Hadrojn, Bitrin, Gurishtën apo edhe Abazajn, të cilët do të jenë në stol dhe te të cilët mund të mbështetem nëse do të kem nevojë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit