17 Shtator 2022, 12:25
Nga DOSJA

TIRANE - Përfaqësuesja U-20 do të nisë të dielën grumbullimin për t’u përgatitur për dy ndeshjet miqësore me bashkëmoshatarët e saj ndaj Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Trajneri Alban Bushi ka shpallur ndërkohë listën me emrat e 26 lojtarëve të ftuar për këto dy sfida, me pjesën më të madhe të lojtarëve që aktivizohen në klube të huaja, ndërsa 9 prej tyre luajnë me klube të kampionatit shqiptar. Baza e grupit janë lojtarë që bëjnë pjesë në U-21 dhe U-19, ku spikatin emra si Mario Mitaj, Adrion Pajaziti, Medon Berisha, Eljon Toçi, Marcelino Preka, etj.
Ekipi kuqezi do të grumbullohet në Durrës dhe më pas më 21 shtator do të udhëtojë drejt Kroacisë, ku do të luajë dy testet miqësore. Më datë 23 shtator, Shqipëria U-20 do të luajë sfidën e parë me Maqedoninë e Veriut U-20. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e Cakovecit duke nisur nga ora 16:30. Dy ditë më pas, më datë 25 shtator, në ora 16:30, po në këtë stadium do të luhet edhe testi i dytë i Shqipërisë U-20 ndaj Kroacisë U-20.
Me këtë ndeshje do të mbyllet edhe grumbullimi 8-ditor i ekipit U-20 kuqezi, me në krye trajnerin Bushi dhe stafin e tij teknik, që do të kenë mundësinë të shohin nga afër gjendjen e lojtarëve të kësaj grup-moshe si dhe të vëzhgojnë futbollistët e rinj që mund të jenë pjesë e ekipit për herë të parë.
Më poshtë, ja edhe lista me emrat e 26 lojtarëve të ftuar për këto dy miqësore:

B.T (Dosja.al)
Sport
17 Shtator 2022, 12:07
FRANCE - Pika e kthesës ka ardhur, pas rreth dhjetë muajsh hetime, për rastin e sulmit ndaj mesfushores franceze Kheira Hamraoui.&nbs...
Sport
17 Shtator 2022, 11:41
FRANCE - Vazhdoni të flisni për Patris Evrën. Ish-lojtari i Juventusit apo Man.United, duke folur për ‘Sports Brief&r...
Sport
17 Shtator 2022, 11:16
PORTUGALI - Dy nga autorët e dyshuar të sulmit ndaj familjes së trajnerit Sérgio Conceição të martën e kaluar mb...
Sport
17 Shtator 2022, 10:04
ANGLI - Lothar Matthaus ka rrëfyer ekskluzivisht për ‘Daily Mail’ për fanelën e famshme, që shkë...
Sport
17 Shtator 2022, 09:42
SPANJE - Atlético dhe Real Madrid kanë luajtur në 229 gjatë historisë së tyre. ‘Metropolitano’, t&e...
Sport
17 Shtator 2022, 08:57
ANGLI - Ish-futbollisti anglez David Beckham bëri bujë të premten, pasi priti më shumë se dymbëdhjetë orë, si mijë...
Sport
17 Shtator 2022, 08:29
TURQI - I huazuar më 8 shtator te Galatasaray nga PSG, Mauro Icardi u dallua në ndeshjen e tij të parë, këtë të premte...
Sport
17 Shtator 2022, 08:02
SPANJE - Në emisionin ‘Chiringuito Show’ të së enjtes mbrëma, agjenti i lojtarëve Pedro Bravo tha se anësori br...
Sport
17 Shtator 2022, 07:42
ITALI - Nuk kaloi pa u vënë re edhe roveshata e anësorit të Salernitanas, Mazzocchi, në ndeshjen ndaj Leçes.
...
Sport
17 Shtator 2022, 07:18
FRANCE - "Të menaxhosh egon brenda dhomës së zhveshjes? Galtier është në gjendje ta bëjë këtë, sigurisht".&n...