Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Pelé, Neymar dhe shumë personalitete të tjera braziliane, shprehën indinjatën e tyre të premten, pas komenteve të konsideruara raciste kundër sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Jr, në një program televiziv spanjol.

SPANJE - Në emisionin ‘Chiringuito Show’ të së enjtes mbrëma, agjenti i lojtarëve Pedro Bravo tha se anësori brazilian 22-vjeçar i Real Madridit, Vinicius Junior duhet të ndalojë "majmunin" gjatë festimeve të golave të tij. Kjo u cilësua raciste nga shumë personalitete të botës së futbollit, të cilët e mbështetën këtë lojtar që feston golat e tij duke kërcyer me shokët e skuadrës.
Në stadiume, shumë lojtarë me ngjyrë, janë përballur me racizëm nga tifozët, që imitojnë klithmat e majmunit. "Edhe nëse racizmi ekziston ende, kjo nuk do të na pengojë të vazhdojmë të buzëqeshim,"- postoi Pelé, legjenda e gjallë e futbollit brazilian, në Twitter. “Ne do të vazhdojmë të luftojmë racizmin në mënyrën tonë: duke luftuar për të drejtën tonë për të qenë të lumtur”.

"Baila Vini Jr" (Kërce, Vini Jr), postoi Neymar, duke u frymëzuar nga hashtag-u #BailaViniJr, i cili kryesonte tendencat në Twitter në Brazil të premten. Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) lëshoi një deklaratë për shtyp, në të cilën shprehej se ishte "në solidaritet" me sulmuesin e Madridit, viktimë e "deklaratave raciste".
Nga ana e tij, Real Madrid ka shprehur "refuzimin e çdo lloj shprehjeje raciste dhe ksenofobike" dhe do të mobilizojë departamentin e tij ligjor për "të marrë masat e nevojshme ligjore".
Përballë kësaj valë indinjate, Pedro Bravo kërkoi falje në Twitter, duke shpjeguar se për të, “të bësh majmunin është një shprehje e keqpërdorur për të cilësuar (bëni marrëzi) në mënyrë metaforike vallet e festimeve” të lojtarit.

B.T (Dosja.al)
ITALI - Nuk kaloi pa u vënë re edhe roveshata e anësorit të Salernitanas, Mazzocchi, në ndeshjen ndaj Leçes. ...
FRANCE - "Të menaxhosh egon brenda dhomës së zhveshjes? Galtier është në gjendje ta bëjë këtë, sigurisht".&n...
SPANJE - Gennaro Gattuso u ul në dhomën e shtypit sportive, me listen me emra të skuadrës spanjole ende të ngrohtë. Tr...
TURQI- Endri Çekiçi është bërë protagonist në ndeshjen e Konyaspor në transfertë ndaj Galatasaray. Futbollist...
TIRANË- Redon Xhixha ishte protagonisti kryesor i ndeshjes së sotme mes Tiranës dhe Teutës pasi shënoi 3 gola në suksesin 4-0 t&...
MOLDAVI- Në ndeshjen Manchester United-Sheriff Tiraspol, e vlefshme për ditën e dytë të fazës së grupeve të Europa Lea...
TIRANË- Pas dy rezultateve negative, Tirana fiton ndaj Teutës me shifrat 4-0. Një ndeshje e dominuar totalisht nga bardheblutë. Goli i par...
BEOGRAD-Historike. Mundësi Zelimkhan Abakarov, me origjinë ruse dhe nënshtetësi shqiptare ka siguruar kualifikimin për në finale...
KOLUMBI-Mesazh befasues i postuar nga Fredy Guarin në profilin e tij në Instagram. Fjalë dramatike të cilave shtohet nga fotoja shoqë...
ITALI-“Nëse Simone Inzaghi nuk do t'i kishte dhënë gjashtë minuta në Champions League, sot Kristjan Asllani do të kishte nj&...