13 Dhjetor 2024, 12:00
Nga DOSJA

ANGLI - Nuk janë të gjitha lajmet e këqija për Manchester Cityn, i cili po përfundon këtë sezon 23/24, i akuzuar nga parregullsitë e supozuara me Fair Play-in Financiar dhe ato 130 akuza të ngritura. Mbi të gjitha, edhe nga vargu i rezultateve të këqija sportive, të paprecedentë që kur Pep Guardiola mbërriti në stolin e “Qytetarëve”.
Megjithatë, mëngjesin e sotëm klubi anglez prezantoi llogaritë e këtij sezoni dhe, pasi bëri bilanc, demonstron dhe konfirmon fuqinë futbollistike dhe financiare që është në gjendje të grumbullojë në nivel ndërkombëtar.
Manchester City ka publikuar, se për të tretin vit radhazi ka marrë të ardhura rekord që arrijnë në 715 milionë paund (862.36 milionë euro) dhe një fitim neto prej 73.8 milionë paund (pak mbi 89 milionë euro), nga titujt që ka arritur në 23/24.
Po kështu, “Qytetarët” reflektojnë një fitim prej afro 168 milionë eurosh nga transferimet e lojtarëve, shifër që nuk përfshin shumat milionëshe të Julián Álvarez te Atlético Madrid, Joao Cancelo te Al-Hilal dhe pjesën tjetër të shitjeve nga akademia.
ADN-ja e Cityt
“Ambicia jonë e vazhdueshme për të arritur qëllime të paprecedentë është një shenjë dalluese e organizatës që jemi bërë. Pasioni juaj për sfidën e radhës mbështetet nga planifikimi i qëllimshëm, i detajuar dhe një besim i përbashkët në kulturën e të mësuarit bashkëpunues që kemi ndërtuar.
Kjo qasje organizative tani është pjesë e ADN-së sonë. Është produkt i fokusit të palëkundur në përmirësimin e vazhdueshëm, në çdo aspekt të organizatës, që ka qenë në vend që kur lartësia e tij, Sheikh Mansour u bë kujdestari i klubit në vitin 2008...,"- shpjegoi Khaldoon Al Mubarak, udhëheqësi i lartë i Grupit të Futbollit të Cityt, në një deklaratë.
“ Unë jam i njëjti si pesë muaj më parë, ai që fitoi Premier Ligën e fundit”,- ka pranuar së fundmi Pep Guardiola për Luca Tonin. Përveç atij titulli, titulli i katërt radhazi, një moment historik për kompeticionin, Manchester City fitoi edhe Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Evropës dhe Community Shield.
B.T (Dosja.al)
Sport
13 Dhjetor 2024, 11:37
ZVICER - Kombëtarja shqiptare do të mësojë sot kundërshtarët e grupit në kualifikueset e Botërorit 2026. Duke filluar ng...
Sport
13 Dhjetor 2024, 11:30
SPANJE - Futbolli nuk ka të bëjë vetëm me vrapimin, por lëvizja ndihmon. Real Madridi e konfirmoi këtë t&eum...
Sport
13 Dhjetor 2024, 11:24
ANGLI - Me debutimin e Armando Brojës javën e kaluar, me fanellën e Evertonit, Shqipëria u bë kombi i 50-të i ndryshëm që...
Sport
13 Dhjetor 2024, 11:18
GJERMANI - Gruaja e Michael Schumacher thuhet se ka marrë një “vendim të madh”, pasi ish-piloti i Formula 1 dyshohet se u bë obj...
Sport
13 Dhjetor 2024, 11:00
SPANJE - Përtej ndikimit sportiv, tani Barça është në prag të kualifikimit në 1/8 e Champions League pas trium...
Sport
13 Dhjetor 2024, 10:30
KINE - Ish-trajneri i kombëtares kineze të futbollit dhe ish-lojtari i Evertonit, Li Tie, u dënua të premten me 20 vjet burg, pasi ki...
Sport
13 Dhjetor 2024, 10:00
SPANJE - Përshtatja e Kylian Mbappe te Real Madrid vazhdon të jetë temë debati në Spanjë dhe Francë. I fundit që foli ...
Sport
13 Dhjetor 2024, 09:30
SPANJE - James David Rodríguez Rubio (Cúcuta, 1991) merr pjesë në takimin me Marca-n në një event për New Balance, nj&e...
Sport
13 Dhjetor 2024, 09:00
SHBA - Ashtu si skuadra e tij, Mohamed Salah është duke kaluar një pjesë të parë të mirë të sezonit, pasi ai aktu...
Sport
13 Dhjetor 2024, 08:30
SHBA - Këta të dy kanë qenë të lidhur përgjithmonë. Në fillim të karrierës së tij, Lionel Messi, i kons...