“Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë projektin e Zvërnecit”/ Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!
“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/Rama: Shqipëria e 2030 do jetë...
“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/Rama: Shqipëria e 2030 do jetë...
“Rama tradhtar kombi”/ Protestuesi: Avokati i Popullit ku je? 12 Qershor, 19:25 “Shqipëria ësht&eu...
Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje 12 Qershor, 13:06 ...
I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys...
Kosova ka përshëndetur tifozët e saj me një fitore të bukur 4-2 ndaj Komoreve, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
KOSOVE - Në një ndeshje që kishte gjithçka – gola, emocione, përmbysje dhe një tregolësh. Kosova ka përshëndetur tifozët e saj me një fitore të bukur 4-2 ndaj Komoreve, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja nisi me ritëm të ngadaltë, por me një Kosovë që dominonte me topin dhe kërkonte hapësirat e duhura. Megjithatë, ftohtësia e Komoreve në daljen e tyre të parë ishte befasuese. Në minutën e 12-të, një krosim i saktë dhe një goditje me kokë nga Said Bakari tronditi “Dardanët”, ekipi mik kaloi në epërsi me shifrat 0-1.
Por ky gol shërbeu si zgjim për të besuarit e Franco Fodas. Vetëm shtatë minuta më vonë, Albion Rrahmani, njeriu i momentit, u kujdes që stadiumi të shpërthente: një gol i bukur për 1-1 në minutën e 19-të.
Pjesa e parë u mbyll në barazim, por Kosova doli nga pushimi me synim të qartë, përmbysje. Dhe kush tjetër përveç Rrahmanit? Në minutën e 59-të, ai riktheu avantazhin në anën e duhur, 2-1. Euforia vazhdoi edhe më tej kur në minutën e 78-të, sulmuesi i Prishtinës kompletoi tregolëshin e tij të parë me fanellën e Kosovës, duke çuar shifrat në 3-1.
Kur gjithçka po dukej se kishte marrë fund, Komoret gjetën një rreze shprese me golin e Rafiki Said në minutën e 85-të, që ngushtoi rezultatin në 3-2. Por nuk zgjati shumë.
Në kohën shtesë, ishte radha e Fisnik Asllanit për të shkëlqyer. Me një finalizim të qetë në minutën e 91-të, ai vulosi fatin e ndeshjes me rezultatin përfundimtar 4-2. Pas fitores bindëse ndaj Armenisë, “Dardanët” konfirmojnë formën e mirë duke regjistruar suksesin e dytë radhazi me 9 gola në dy ndeshje. Shpresa, entuziazëm dhe një Kosovë që po rikthehet të kënaqë me lojë e rezultat.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Pas turpërimit ndaj Norvegjisë që i kushtoi stolin Luciano Spallettit, Italia mposht 2-0 Moldavinë në ndeshjen e dytë t&eu...
LETONI - “Kundërshtarët e nesërm janë në një nivel më të lartë në renditje. Kishte shumë gjëra...
pleurat himaduma TIRANË- Dy ditë pas ndeshjes në Tiranë mes Shqipërisë dhe Serbisë, Federata Serbe e Futbollit, ka dal&e...
ANGLI - Pasi shkarkoi Ange Postecoglou ditët e fundit, Tottenham ka gjetur një zëvendësues për trajnerin australian. Thomas Frank ...
POLONI - Detaje shpërthyese rreth tërmetit në Poloni dalin në dritë! Robert Lewandowski (36) nuk dëshiron më të luaj&e...
TIRANE - Shitja e tyre u bë me aplikim, në formën e një shorti. Ndërkohë që një deklaratë e bërë nga is...
LETONI - Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndeshjen e radhës ndaj Letonisë (20:45), e vlefshme për kualifikueset e Kampi...
LETONI - Pas barazimit me Serbinë në Tiranë, Kombëtarja shqiptare do të përballet nesër në Riga me Letoninë (20:45)...
ANGLI - Holandezi Tijani Reijnders iu nënshtrua dje testeve mjekësore për të shkëmbyer Milanin me Manchester Cityn, në një ud...
UKRAINE - Oleksandr Usyk, kampion bote në peshat e rënda dhe mbajtës i tre rripave (WBC, WBA dhe WBO), e ka ftuar Donald Trumpin të d&e...