LIVE UPDATES
Sport

Trajneri Sylvinho: “Ndeshje e vështirë, por ne jemi këtu vetëm për fitore”...

“Nuk kemi vendosur asgjë lidhur me formacionin, do të kemi pak më vonë një seancë stërvitore të lehtë. Nesër në mëngjes mund të kemi një ide më të qartë për formacionin. Kemi një lloj avantazhi në ekip pasi kemi 22-23 lojtarë, nga të cilët mund të zgjedhim pozicione të ndryshme”.

9 Qershor 2025, 17:17 Nga DOSJA
Trajneri Sylvinho: “Ndeshje e vështirë, por ne jemi këtu

LETONI - Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndeshjen e radhës ndaj Letonisë (20:45), e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Kuqezinjtë mbërritën dje në Riga dhe sot do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore përpara takimit të së martës.

Sakaq, këtë pasdite, trajneri Silvinjo dhe mesfushori Kristjan Asllani dolën në konferencën zyrtare për media nga stadiumi ku do të luhet kjo ndeshje dhe iu përgjigjën interesit të gazetarëve.

Trajneri Silvinjo vlerësoi ekipin e Letonisë dhe e cilësoi një ndeshje shumë të rëndësishme. Tekniku kuqezi komentoi edhe mungesën e Gjimshitit dhe zgjidhjet e mundshme në formacion për ndeshjen ndaj Letonisë.

Si është gjendja e sulmit dhe Manajt? “Ndeshja e dytë është gjithmonë pak më e vështirë, në aspektin e rikuperimit por edhe të menaxhimit të skuadrës. Është e vështirë dhe këtë nuk e them vetëm unë si trajner i ekipit të Shqipërisë, po e thonë shumë trajnerë të tjerë të ekipeve kombëtare. Nuk kemi vendosur asgjë lidhur me formacionin, do të kemi pak më vonë një seancë stërvitore të lehtë. Nesër në mëngjes mund të kemi një ide më të qartë për formacionin. Kemi një lloj avantazhi në ekip pasi kemi 22-23 lojtarë, nga të cilët mund të zgjedhim pozicione të ndryshme.

Mbrojtës të majtë, të djathtë, mesfushorë shumë cilësorë, sulmues. Kemi hapësira për të zgjedhur lojtarë të ndryshëm dhe përmend disa prej tyre: Muçi, Uzuni, Pajaziti, Ramadani, Broja, Asani, Daku etj. Kemi mundësi të zgjedhim nga të gjithë këta lojtarë dhe do të vendosim nesër, pasi të kemi mbyllur çdo lloj përgatitje. Sa i përket Manajt, është një lojtar që ka eksperiencë. Është titullar me ekipin tonë, e njoh që prej vitit 2014 tek Interi. Është një djalë me shumë personalitet, por e kam folur edhe me të. Përgjegjësia është e imja. Pas përgatitjeve që bëjmë, ku shohim penalltitë që gjuajmë herë pas here nga lojtarët, jam unë ai që vendos se cili do të gjuajë penalltitë”.

Si po menaxhohet presioni, duke qenë se ndeshja ndaj Letonisë është vendimtare? “Ndeshja ka presion. Kur punon në Kombëtare, akoma më shumë. Kemi zhvilluar 3 ndeshje, janë edhe 5 të tjera për të mbyllur grupin. Futbolli është i tillë që nuk të jep shumë kohë. Duhet të mbledhim sa më shumë pikë të jetë e mundur. Letonia ka mundur Andorrën. Për ta dhe për ne është ndeshje shumë e rëndësishme. Duke krahasuar skuadrën sot me dy vite më parë, është me më shumë eksperiencë në aspektin e menaxhimit të emocioneve dhe presionit”.

Letonia? “Është një ekip fizik. Ka lojtarë të fortë dhe të gjatë, që japin centimetra në fushë. Mund të luajnë me skema të ndryshme: 3-5-2, 3-4-3. Në një lloj mënyre, është një ekip që luan një lloj futbolli të kodifikuar. Ka një trajner italian, kanë një metodë të tyre specifike se si e organizojnë ekipin në fushë. Ka dy-tre lojtarë të cilët janë të shpejtë dhe të majtë, që mund të jenë funksionalë për ekipin. Është një ndeshje e vështirë, por shumë e rëndësishme”.

A keni konsideruar ta aktivizoni Mario Mitaj në mesfushë? “Është një lojtar shumë teknik. I jep ekuilibër skuadrës. Por rrugëtimi i një lojtari në Kombëtare është i tillë që nuk ke kohë t’i provosh lojtarët në pozicione të ndryshme. Ai e bën shumë mirë rolin e mbrojtëit të majtë. Është një mbrojtës i majtë. I jep skuadrës ekuilibër, bën shumë mirë si te ne, ashtu edhe te klubi ku luan. Do të vazhdojë kështu për momentin”.

A do të jetë pjesë e 23-shes Adrian Bajrami nesër? “Është një lojtar që ka qenë me ekipet e moshave me ne. Luan me këmbën e majtë, ka forcë fizike si lojtar. Edhe tek ekipi i tij te Benfica po angazhohet edhe më shumë. Në të ardhmen është një opsion shumë i mirë. Do të jetë nesër në 23-shen e lojtarëve të përzgjedhur për ndeshjen”.

Cili do të mbajë shiritin e kapitenit nesër? “Varet, kemi 2-3 emra. Do të shohim. Siç e thashë edhe më sipër, ndeshja e dytë është e vështirë sepse nuk ka kohë. Nëse do të kishim më shumë kohë, do ta kishim më të qartë zgjedhjen. Por do të shohim pas stërvitjes sonte”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet