3 Tetor 2022, 11:09
Nga DOSJA

ANGLI - “Këpuca e Artë” e Premier League tashmë ka një pronar. Nuk duket se do të ketë njeri që mund ta kalojë Erling Haaland në muajt e ardhshëm. Në rast se do të kishte dyshime se kush do ta fitonte çmimin në ishull, sulmuesi norvegjez me tre golat që shënoi kundër Manchester United ka larguar çdo dyshim.
Në ndeshjen më të mirë të mundshme për interesat e skuadrës së tij, Haaland shënoi hat-trickun e tretë me fanelën e Manchester Cityt dhe me 14 gola renditet si golashënuesi më i mirë në Premier League. Fitimi i “Këpucës së Artë” kuotohet me 1.14, i ndjekur nga Harry Kane me 11.0.
Ai dyfishon numrin e golave kundrejt Kane të vendit të dytë, i cili gjithashtu shënoi kundër Arsenalit në humbjen 3-1 ndaj Tottenham Hotspur. Për të kuptuar epërsinë e Haalandit, duhet të shihni se “Këpuca e Artë” në vitet e fundit në Premier League është fituar me diçka mbi 20 gola dhe se ish-lojtari i Borussia Dortmundit tashmë ka një pjesë të mirë të tyre.

Sezonin e kaluar, Heung-min Son dhe Mohamed Salah, e ndanë çmimin me nga 23 gola, një sezon më parë e mori edhe Harry Kane me 23 gola dhe në 2019/2020 ishte Jamie Vardy me 23 gola që mori “Këpucën e Artë”. Rekordi i golave në sezon është 34 gola, i shënuar nga Andy Cole në 1993/1994 dhe Alan Shearer në 1994/1995. Nëse Haaland vazhdon kështu, pas 14 golave në tetë ndeshje, ai rekord së shpejti do të bjerë.
B.T (Dosja.al)
Sport
3 Tetor 2022, 10:40
ITALI - Mesfushori i Milanit në dy vitet e fundit, Alexis Saelemaekers, kërkoi zëvendësimin pas dëmtimit të gjurit të tij k...
Sport
3 Tetor 2022, 10:18
AUSTRALI - Federata e Futbollit të Australisë (FA) është zotuar se do të ndërmarrë veprime të forta në përgj...
Sport
3 Tetor 2022, 07:31
SPANJE - Sipas lajmeve të raportuara nga e përditshmja sportive spanjole ‘Sport’, Paris Saint-Germain ka përcaktuar një p...
Sport
3 Tetor 2022, 07:27
ITALI - Marco Giampaolo nuk do të jetë më trajner i Sampdorias. Humbja 0-3 ndaj Monzas dhe vetëm dy pikët e fitua...
Sport
3 Tetor 2022, 07:16
ITALI - E diela ishte një ditë shumë e veçantë për Maria Sole Ferrieri Caputi, 31 vjeç, për të, p&e...
Sport
3 Tetor 2022, 07:12
ARGJENTINE - Telenovela argjentinase Nara-Icardi është në seritë e para të saj. Sulmuesi Mauro Icardi nuk u thirr për ndesh...
Sport
2 Tetor 2022, 23:05
SPANJË- Real Madrid nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Osasunas. Në takimin zhvilluar në 'Bernabeu', ekipi drejtuar nga ...
Sport
2 Tetor 2022, 22:39
ITALI- Juventus rikthehet te fitorja dhe përpiqet të ndryshojë ritmin në kampionat. Në javën e tetë të Serie A, skuadr...
Sport
2 Tetor 2022, 22:32
TIRANË- Tirana triumfoi me rezultatin 0-2 në derbin ndaj Partizanit të zhvilluar në “Air Albania”, sfidë kjo e vlefshme p...
Sport
2 Tetor 2022, 20:55
TIRANË- Tirana fiton derbin e kryeqytetit në javën e 6 të kampionatit shqiptar. Bardheblutë drejtuar nga Orges Shehi fiton me shifrat...