Samiti i G7 në Francë/ Trump dhe Macron takohen mes tensionesh globale, nënshkruajnë marrëveshjen me Iranin
Trump dhe Macron: SHBA-të kthejnë vëmendjen te konflikti Rusi-Ukrainë. 15 Qershor, 18:39 Samiti i G7 n&eum...
Trump dhe Macron: SHBA-të kthejnë vëmendjen te konflikti Rusi-Ukrainë. 15 Qershor, 18:39 Samiti i G7 n&eum...
"Për kë popull punon ti?"/ Protestuesi i bën thirrje Endri Shabanit: Dil përpara popullit, përgjigju para popullit t&eu...
Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës! Natyrisht që do të shkoj në S...
Incidenti në GJKKO/ Konflikti fizik nisi pasi Petrit Çakrri mohoi përfshirjen në vrasje, lëndohen edhe tre efektiv&eu...
Çifti është bashkë prej gati 1 viti dhe duket se dyshja janë më se të dashuruar. Partnerja e tij, ka folur edhe publikisht për këtë histori, duke zbuluar edhe si janë njohur. E gjitha filloi me një follow në Instagram për t’u kthyer më pas në një dashuri të vërtetë.

DUBAI - Jasir Asani po shijon një periudhë të mirë si në karrierën e tij, ashtu edhe në jetën private. Ylli i Kombëtares është ndër emrat më të dashur dhe më të vlerësuar së skuadrës sonë, duke iu besuar koha si titullar thuajse në çdo ndeshje. Ndërkaq, futbollisti vijon me karrierën e tij edhe në Korenë e Jugut, ku luan me një nga skuadrat vendase. Pasi ka mbyllur edhe angazhimet e tij me Kombëtaren, me dy ndeshje të luajtura në “Air Albania”, Asani i është dorëzuar dashurisë.

Ai së bashku me partneren e tij, Giota kanë udhëtuar drejt Dubait, për të shijuar disa ditë relaksi në një resort luksoz. Në rrjetet sociale, vetë futbollisti ka shpërndarë disa pamje, ku shfaqet duke shijuar një ditë në safari. Ashtu edhe si mund të dallohet në foto, resorti që çifti ka zgjedhur është ndër më luksozët në Dubai. E natyrisht që kur vjen puna tek partnerja e tij, Jasiri nuk kursehet aspak, duke realizuar kështu pushimet e ëndrrave për çiftin.
Çifti është bashkë prej gati 1 viti dhe duket se dyshja janë më se të dashuruar. Partnerja e tij, ka folur edhe publikisht për këtë histori, duke zbuluar edhe si janë njohur. E gjitha filloi me një follow në Instagram për t’u kthyer më pas në një dashuri të vërtetë.

“Dikur kam pasur një Instagram publik dhe Jasiri më ndiqte aty. Nuk e dija deri sa një ditë ai vendosi të më shkruajë dhe pse dëshira ime nuk ishte për t’iu përgjigjur. Mirëpo, ai nuk hoqi dorë dhe pse unë mendoja shpesh mos t’i ktheja më përgjigje. E njihja kur ka luajtur me ekipin e “Partizanit” dhe unë shkoja shikoja ndeshjet se kam qenë tifoze me Tiranën. Lidhja me një futbollist është po aq e bukur por, dhe pak e vështirë në të njëjtën kohë”.
Futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare, Jasi Asani një vit më parë zbuloi për herë të parë se është i dashuruar. I pyetur nga gazetarja se a i shkruajnë më shumë vajza tani, futbollisti tregoi se tashmë numri i femrave që i dërgojnë mesazhe është rritur.

“Janë rritur goxha shumë”– tha ai. “Si është zemra e Jasir Asanit për momentin përveç se me emocionin e madh për kombëtaren?”– e pyeti moderatorja, ndërsa Asani tregoi: “E mbyllur”. Futbollisti tregoi se është në një lidhje dashurie, teksa tha se vajza që i ka rrëmbyer zemrën është nga Tirana por nuk është një personazh i njohur shqiptar. “Ka një dhe është tiranase”– tha ai.
Që prej asaj dite, çifti shfaqet kudo së bashku. Madje Giota është edhe ndër mbështetëset më të mëdha të Jasirit në stadium, ku nuk mungon në asnjë ndeshje të Kombëtares. Edhe më herët, kemi shkruar për pasionin e yllit të Kombëtares, për të bërë udhëtime luksoze me partneren, ndaj edhe këto pushime luksi në Dubai, janë vetëm një copëz e historisë së bukur të dashurisë që çifti është duke jetuar prej gati 1 viti.

B.T (Dosja.al)
ANGLI - Asnjë transferim i shquar falas, nuk do të ketë nga radhët e Reds. Me sa duket Liverpool duket se ka gjetur nyjet e duhur...
FRANCE - Nasser Al Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, ka mohuar zërat për një shitje të mundshme të klubit parizien. N&e...
ANGLI - Arsenali shënoi dy gola nga goditjet e këndit në fitoren 2-0 ndaj Manchester United të mërkurën. Këto goditje e &cced...
SPANJE - Prania e tij e dobët te Real Madridi, marrëdhëniet me shokët e skuadrës, mungesa e tij në ndeshjet e fundit të ...
ITALI - Edoardo Bove dhe familja e tij nuk kanë marrë ende asnjë vendim për implantimin e mundshëm të një ...
TIRANE - FSHF mirëpriti sot një turne të veçantë futbolli me ambasadat, në kuadër të 10-vjetorit të Procesit t&...
ANGLI - Ruben Amorim pa skuadrën e tij Manchester United të befasohet (2-3) në shtëpi përballë Nottingham Forest, duke shënua...
ANGLI - Përmes një deklarate të re, West Ham përditësoi statusin klinik të Michail Antonio, lojtarit i cili këtë të...
ARABIA SAUDITE - Përmes lojërave të tilla, futbolli njihet legjitimisht si mbreti i sportit. Al Hilal fitoi (3-2) kundër Al Raed, por ndeshj...
TURQI - Fenerbahçe u gjunjëzua në derbin e Stambollit përballë një rivali si Besiktas. Oxlade-Chamberlain e vendosi du...