Samiti i G7 në Francë/ Trump dhe Macron takohen mes tensionesh globale, nënshkruajnë marrëveshjen me Iranin
Trump dhe Macron: SHBA-të kthejnë vëmendjen te konflikti Rusi-Ukrainë. 15 Qershor, 18:39 Samiti i G7 n&eum...
Trump dhe Macron: SHBA-të kthejnë vëmendjen te konflikti Rusi-Ukrainë. 15 Qershor, 18:39 Samiti i G7 n&eum...
"Për kë popull punon ti?"/ Protestuesi i bën thirrje Endri Shabanit: Dil përpara popullit, përgjigju para popullit t&eu...
Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës! Natyrisht që do të shkoj në S...
Incidenti në GJKKO/ Konflikti fizik nisi pasi Petrit Çakrri mohoi përfshirjen në vrasje, lëndohen edhe tre efektiv&eu...
“Përfitoj nga rasti që nëpërmjet ambasadorëve gjermanë në “Shtëpinë e Futbollit”, të falënderoj të gjithë gjermanët që mirëpritën skuadrën shqiptare dhe të gjithë tifozët shqiptarë gjatë “Euro 2024”.

TIRANE - FSHF mirëpriti sot një turne të veçantë futbolli me ambasadat, në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit. Ky aktivitet, i organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” nën sloganin “Miqësi përmes Futbollit - Edicioni i Ballkanit Perëndimor”, u zhvillua me pjesëmarrjen e gjashtë skuadrave:
“Diplomatic League”, “WBF + RYCO”, skuadra e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, skuadra e Ambasadës Gjermane në Shqipëri, skuadra e Ambasadës Gjermane në Kosovë dhe skuadra e Administratës së FSHF-së…
Në këtë aktivitet të veçantë morën pjesë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, Ambasadori Gjerman në Kosovë, Joern Rohde, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në fjalën e tij përshëndetëse, falënderoi të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet të veçantë, që përcjell mesazhe pozitive nëpërmjet futbollit.
“Në radhë të parë dua t’ju falënderoj të gjithëve që jeni këtu. Në veçanti, Ambasadorin Gjerman në Shqipëri, që është iniciatori i këtij turneu dhe Ambasadorin Gjerman në Kosovë. Dua t’ju falënderoj të gjithëve ju që jeni pjesëmarrës në këtë turne, përfaqësuesit e të gjitha skuadrave.
Jam vërtet shumë i kënaqur që jam sot këtu me ju dhe që më jepet mundësia të përcjell një mesazh për të gjithë ju dhe për të gjithë shoqërinë në përgjithësi. Fjala ime dhe e ambasadorëve ka nevojë për përkthim, por loja e futbollit nuk ka nevojë për përkthim. Ajo është unike, flet vetë dhe për këtë është loja më e bukur në botë.
Sot, përveç kënaqësisë që futbollistët do të përjetojnë në fushë, mesazhi që ata do të përcjellin “miqësi përmes futbollit”, është shumë i rëndësishëm. Objektivat tona janë që nëpërmjet futbollit, të edukojmë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për shoqërinë. Këto janë objektivat kryesorë, jo vetëm gara dhe fitorja. Por, nëpërmjet fitoreve mesazhi përçohet më mirë.
Përfitoj nga rasti që nëpërmjet ambasadorëve gjermanë në “Shtëpinë e Futbollit”, të falënderoj të gjithë gjermanët që mirëpritën skuadrën shqiptare dhe të gjithë tifozët shqiptarë gjatë “Euro 2024”, që ishte një manifestim fantastik nga pikëpamja organizative e UEFA-s, por edhe falë organizatorëve të shtetit gjerman dhe skuadrave që morën pjesë. Padyshim që ishte kampionati më i mirë i organizuar ndonjëherë në të gjitha këndvështrimet. Merita kryesore shkon për Gjermaninë dhe organizatorët atje.
Në fund, duke qenë se jemi në prag festash, ju uroj të gjithëve atyre që ndjekin dhe luajnë futboll dhe mbarë shoqërisë gëzuar festat! Të kemi festa sa më të mbara dhe të presim një vit sa më të suksesshëm, 2025. Padyshim që të gjitha skuadrat do të luajnë për t’u kënaqur, por njëra do të fitojë”, - përfundoi presidenti Duka.
Aktivitetin e përshëndetën edhe ambasadorët gjermanë. Në fjalën e tij, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, vlerësoi mikpritjen shqiptare dhe theksoi se ekipi Kombëtar dhe tifozët shqiptarë gjatë “Euro 2024” në Gjermani kanë lënë një përshtypje të mrekullueshme.
Aktiviteti vazhdoi me hedhjen e shortit, ku ekipet u ndanë në dy grupe, A dhe B. Në fund, në finale u kualifikuan skuadra e Ambasadës Gjermane në Shqipëri dhe Diplomatic League. Turneu u fitua nga skuadra e Ambasadës Gjermane në Shqipëri.

B.T (Dosja.al)
ANGLI - Ruben Amorim pa skuadrën e tij Manchester United të befasohet (2-3) në shtëpi përballë Nottingham Forest, duke shënua...
ANGLI - Përmes një deklarate të re, West Ham përditësoi statusin klinik të Michail Antonio, lojtarit i cili këtë të...
ARABIA SAUDITE - Përmes lojërave të tilla, futbolli njihet legjitimisht si mbreti i sportit. Al Hilal fitoi (3-2) kundër Al Raed, por ndeshj...
TURQI - Fenerbahçe u gjunjëzua në derbin e Stambollit përballë një rivali si Besiktas. Oxlade-Chamberlain e vendosi du...
SPANJE - Golashënuesi dhe asistuesi vendimtar gjatë fitores së Real Madridit (3-0) në Girona këtë të shtunë, J...
ANGLI - Manchester City nuk mund të fitojë titullin e pestë radhazi në Premier League. Këto nuk janë fjalë apo konk...
SHBA - U desh të prisnim dhjetë vjet për të parë që Los Angeles Galaxy të fitonte sërish “MLS Cup”, emri z...
SPANJE - Tre ditë pas një pengese në Bilbao (1-2), e shënuar nga një penallti e humbur nga Kylian Mbappé, nuk kishte...
ITALI - Juventusi ka shpëtuar nga një turpërim në shtëpi, teksa ka ruajtur pathyeshmërinë në Serinë A në k&eum...
SPANJE - Një situatë paksa qesharake u regjistrua për Dani Olmon në ndeshjen që Barcelona luajti sot përballë Real Betis. L...