22 Tetor 2022, 08:28
Nga I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë autorizon Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) të nisë procedurat për shpërndarjen e subvencioneve ndaj shoqërive të ujësjellës – kanalizimeve me qëllim shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Udhëzimi për metodologjinë për shpërndarjen dhe përdorimin e subvencioneve përcakton se prioritet për dhënien e subvencionit do të jenë ndërmarrjet për të cilat likuidimi i detyrimeve të prapambetura është urgjent dhe pengon vijimin normal të aktivitetit.
Për përfitimin e fondit gjithashtu ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve duhen të kenë nënshkruar marrëveshjen për krijimin e shoqërisë rajonale. Në rast se fondi i subvencionit pas likuidimit të detyrimeve, do të teprojë, atëherë Shoqëria Rajonale mund të përdorë pjesën e mbetur për përmirësimin e performancës së shoqërisë, sipas miratimit nga Asambleja e Përgjithshme për ndryshimin e radhës së përdorimit të subvencionimit.
Udhëzimi përcakton se likuidimi i pagesa emergjente përfshin pagesat e prapambetura të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të shoqërive ujësjellës-kanalizime të përthithura, të cilat janë transferuar te Shoqëria Rajonale; pagesat e detyrimeve ndaj degës së Tatim-Taksave; pagesat e prapambetura të pagave; Pagesat e prapambetura ndaj OSHEE-së, të shoqërive ujësjellës-kanalizime të përthithura, të cilat janë transferuar te Shoqëria Rajonale.
Sakaq ato shoqëri rajonale të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen për përdorin e subvencionit për përmirësimin e performancës, përfshin blerje matësish për përmirësimin e sistemit të matjes, blerje të mjeteve të punës, materialeve hidraulike, makinerive dhe pajisjeve; blerje të pajisjeve informatike dhe sistemeve; ndërhyrje në rrjet për të zvogëluar humbjet (UPA); ngritja e qendrave të kujdesit të klientit në qytetet në të cilat nuk ka të tilla dhe rikonstruksion zyrash.
Vlerësimi i nevojave për subvencione, si dhe detajimi dhe shpërndarja e subvencionit nga AKUM-ja, do të bazohet në të dhënat e raportuara nga Shoqëritë Rajonale që kanë nënshkruar marrëveshjen. Nga AKUM-ja vlerësohet dokumentacioni dhe bëhet shpërndarja e subvencionit, sipas kërkesave të shoqërive rajonale të ujësjellës-kanalizimet.
Fondi i subvencionit, i planifikuar për vitin buxhetor 2022, do të shpërndahet në mënyrë të barabartë për të gjitha Shoqëritë Rajonale që janë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) deri më 31 tetor 2022 dhe shoqërive që janë në procesin e krijimit të Shoqërisë Rajonale, nëse këto kanë nënshkruar marrëveshjen për krijimin e Shoqërisë të re Rajonale.
Marrë nga Monitor
akum ministria e infrastrukturës dhe energjisë
Sport
22 Tetor 2022, 07:48
SPANJE - Karim Benzema do të konfirmojë idilin e tij me tifozët madrilen sonte në “Bernabeu”. Pak para nd...
Sport
22 Tetor 2022, 07:31
BELGJIKE - Ndërsa klubet e kategorisë së parë belge kanë grumbulluar një borxh prej 250 milionë eurosh në pesë vj...
Sport
22 Tetor 2022, 07:23
ANGLI - Trajneri spanjol Mikel Arteta i Arsenalit, në një konferencë për shtyp, ka folur edhe për marrëdhëniet me kosovarin...
Sport
22 Tetor 2022, 06:55
PORTUGALI - Goditje e dyfishtë. Mbrëmjen e kësaj të premte, në kampionatin portugez, Benfica shkoi dhe fitoi në javën ...
Sport
22 Tetor 2022, 06:52
FRANCE - Kush do ta ndalojë Paris Saint-Germain? Pavarësisht mungesave (Neymar dhe Ramos të pezulluar; Mendes, Kimpembe dhe Danilo të...
Sport
21 Tetor 2022, 22:42
ITALI-Ndeshja e javës së 11-të e Serisë A hapet me takimin Juventus-Empoli përfunduar me shifrat 4-0. Në Allianz Stadium, skuadr...
Sport
21 Tetor 2022, 21:45
ITALI-"Më falni, artikulli nuk është më i disponueshëm". Ky është meszhi me të cilin janë përballur lexuesit...
Sport
21 Tetor 2022, 20:46
SHKODËR-Presidenti i Bylist Besnik Kapllanaj ka folur pas ndeshjes ku skuadra e tij u mund nga Vllaznia me shifra 2-1. Pas takimit, numri një i klub...
Sport
21 Tetor 2022, 19:58
SHQIPËRI-Partizani rikthehet te fitorja në Kategorinë Superiore dhe këtë e bën me një sukses bindës në “Nik...
Sport
21 Tetor 2022, 18:54
ABU DHABI- Nora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slam-in që po zhvillohet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara ...