LIVE UPDATES
Sport

“Çështja Ndoj”, rasti Arda Kurtulan? Bushi: “Klubet të aktivizojnë më tepër lojtarë të rinj, s'kanë shumë diferencë me të huajt"

Në prag të miqësoreve ndaj San Marinos & Malit të Zi për U-21, trajneri Bushi: “Nuk kemi emra, por kemi grup shumë të mirë”!

11 Nëntor 2022, 12:52 Nga DOSJA

“Çështja Ndoj”, rasti Arda Kurtulan? Bushi:

TIRANE - Trajneri i kombëtares shqiptare U-21 doli paraditen e kësaj të premteje në një konferencë zyrtare për mediat, ku komentoi listën me 23 lojtarët e grumbulluar që do të përfaqësojnë Shqipërinë në miqësoret kundër San Marinos dhe Malit të Zi.

Në konferencën e zhvilluar në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, trajneri Bushi sqaroi njëherë e mirë çështjen ‘Andreas Ndoj’, ndërsa foli edhe për emrat e rinj që janë ftuar për herë të parë në ekip. Gjatë konferencës, ai bëri një thirrje për klubet shqiptare, që të aktivizojnë sa më shumë lojtarët e rinj. Më tej, tekniku shqiptar u ndal edhe te goditja ‘Arda Kurtulan’, si edhe theksoi objektivat që ka Kombëtarja U-21 në këto dy miqësore.

Çështja ‘Andreas Ndoj’? “Ndoj bëri dy zgjedhje brenda një muaji. Ka qenë lojtar i rëndësishëm i yni kur ka nisur sportin, tek kombëtarja U-17 me profesor Xhemon. Pastaj, vendosi të kalojë te Greqia. Në një kohë që nuk po e merrte Greqia, unë e pashë në disa video me Olimpiakosin B, më pëlqeu. Kontaktova me prindërit e tij dhe i thashë, mendojeni nëse do të jetë pjesë e ekipit U-21 dhe më tha ‘PO’ me shumë kënaqësi. U bë pjesë e U-21, hodhi një firmë që ndryshon Federatën, nga ajo greke në shqiptare, pasi duhet një firmë që të luash ndeshje miqësore, siç luajtëm ne. E hodhi firmën vetë, në dokumentin që ishte edhe shqip, edhe anglisht. Pastaj u kthye në Greqi, e mori ekipi i parë dhe tha nuk dua të luaj më për Shqipërinë, por për Greqinë. Nuk ka asnjë lloj problemi për ne, sepse ne duam lojtarë që ta ndjejnë fanellën kur luajnë për Shqipërinë. Nëse ai është me dy mendje, mbase ka edhe të drejtë, sepse kështu e ndjen ai. Thjesht ne duam lojtarë që të ndjejnë fanellën dhe ‘të mos luajnë’ shumë me ne. Nuk ka asnjë problem për ne sepse ne vazhdojmë punën, lojtarë ka plot Shqipëria plot. I uroj suksese Ndojit aty ku do të jetë”.

Shanse për rikthim në Kombëtare? “Ne mirëpresim çdo lojtar, nuk ka asnjë lloj problemi. Nëse do të jetë në kapacitetin e duhur, ne e mirëpresim. Ndoj është një lojtar që ka cilësi. Por edhe vetë ai bëri brenda një muaji dy zgjedhje”.

Emra të rinj në kombëtare, a mund të bëjnë mirë në të ardhmen? “Pavarësisht se unë e kam thënë gjithmonë që objektivi ynë është furnizimi i ekipit A me elementë të rinj, objektivi personal është për t’u kualifikuar ky ekip në Kampionatin Europian. Por duhet të bashkohen shumë gjëra bashkë që U-21 të kualifikohet në Europian. Por, shumë lojtarë nga ekipi U-21 shkojnë tek ekipi i pare, sepse ne jemi në një periudhë tranzicioni dhe ekipi i parë kërkon të rinj për EURO 2024, siç ka thënë dhe trajneri Reja dhe na ka penalizuar në njëfarë mënyre. Sepse nëse do të kishim ata lojtarë, mund të kishim bërë akoma më mirë. Por edhe më këta lojtarë që kemi aktualisht, mendoj se do të bëjmë mirë. Sot, nëse je i mobilizuar, i përqëndruar dhe jep maksimumin dhe sakrifikon, nuk duhet të kemi frikë asnjë lloj ekipi. Do të veçoja Gjermaninë e Francën që janë të pa përballueshëm, ndërsa ekipet e tjera mund t’i përballojmë. Futbolli është bërë shumë i lexueshëm nëse punon. Edhe ne mund t’i analizojmë ekipet se ku i kanë defektet dhe ku i ka cilësitë e mira. Jemi një ekip i ri, kemi shumë lojtarë që nuk kanë ardhur, pasi kjo nuk është datë e FIFA-s. 3-4 lojtarë që janë më cilësorët te ne nuk janë pjesë kësaj radhe, por do të jenë në miqësoret e marsit”.

Bushi, trajner i kombëtares A? “Është motivim për çdo trajner, kur presidenti të përmend emrin, por gjithsesi, ne jemi të fokusuar tek U-21 dhe ndihemi shumë mirë. Sepse është njësoj, si të jesh trajner i A-së, si i U-21-it, objektivi është që Shqipëria të kualifikohet në Kampionatin Europian apo atë Botëror”.

Si është atmosfera mes lojtarëve dhe fryma e grupit? “Lojtarët e kanë frymën e grupit. Sa i përket lojtarëve të Superiores, desha të theksoj diçka. Këtë vit nuk ka shumë lojtarë nga Superiorja për të furnizuar kombëtaren U-21. Është rast unik në botë, që në kombëtaren U-21 të luajë vetëm një lojtar në formacion dhe ai është Alivoda. Dhe kjo bie mbi klubet, që duhet të aktivizojnë më shumë të rinj, sepse nuk mund të ndërtohet U-21 vetëm me një lojtar formacioni që është Alivoda. Do të dëshiroja që klubet shqiptare të aktivizonin sa më shumë lojtarë të rinj, sepse nuk kanë ndonjë diferencë shumë të madhe lojtarët e huaj nga lojtarët e rinj që vijnë nga Akademitë. Mendoj se duhet t’i aktivizojnë më shumë të rinjtë. T’i japin besim. Është rasti i Buxhelajt, që i dhanë besim dhe ai bëri shumë mirë. Rasti i Alivodës, që profesor Josa i dha mundësi dhe ai e justifikoi veten. Mendoj se çdo ekip duhet të aktivizojë sa më shumë të rinj.

A është Arda Kurtulan ‘një goditje’? “Arda Kurtulan është risi sepse ka qenë lojtar i ekipit të Fenerbahçes dhe ka debutuar si lojtari më i ri i gjithë kohërave në kampionatin turk me Fenerbahçen. Është një super talent dhe mendoj se do t’i shërbejë futbollit shqiptar. Luajti kundër nesh me Maqedoninë e Veriut. Por unë dhe i ati i tij kemi luajtur futboll bashkë në Turqi dhe kjo është një lidhje që e bëri të vijë te Shqipëria. Unë dua të falënderoj Ardën, familjen e tij për zgjedhjen që bëri, pasi prejardhja e tij është nga Shkupi. E falënderoj që u bë pjesë e Shqipërisë dhe mendoj se do të jetë një lojtar me shumë vlera që do t’i shërbejë ekipit të pare”.

Mesfusha? “Kemi probleme me lojtarët, pasi nuk na i lënë klubet. Frroku i Panathinaikos këputi ligament dhe është gati një vit jashtë. Berisha, i cili është kapiten i ekipit te Leçe, nuk e la klubi. Kemi edhe disa lojtarë të tjerë që nuk i lënë klubet dhe të dëmtuar. Por dhe këta që janë mendoj se do të bëjnë mire”.

Ky grup, një brez tranzicioni? “Nuk janë emra shumë të mëdhenj, mund të bëhen me kalimin e kohës nëse punojnë fort dhe janë të përqëndruar te puna e tyre. Por kemi një ekip të mirë. Mund të them që nuk kemi emra, por kemi grup këtë radhë. Mendoj që do të bëjmë shumë mirë. Unë jam shumë i kënaqur, pavarësisht se ne humbëm si me Kroacinë dhe me Maqedoninë, pasi ne i aktivizuam të gjithë lojtarët e grumbulluar. Jemi të kënaqur si staf për lojtarët që kemi aktualisht. Shpresoj mos të kemi dëmtime gjatë kampionatit, pasi kemi një grup shumë të mirë. Unë mendoj që do ta tentojmë kualifikimin këtë vit, pavarësisht se s’kemi emra, por siç e thashë kemi grup. Pres që të shfaqin paraqitje të mirë kundër San Marinos dhe Malit të Zi. Pavarësisht se në letër San Marino duket një ekip i lehtë, por nuk është. Pres që ekipi të japë maksimumin dhe të bëjë ato gjëra që ne i kërkojmë”.

Repartet ku vuan kombëtarja U-21? “Na mungon një sulmues i mirë. Kemi sulmues, por jo që të bëjë gola. Kemi sulmues të mirë, si Toçi, Nikqi, Shpendi, por jo goli. Një mbrojtës, mendoj që do ta gjejmë. Edhe Preka, lojtari i Partizanit, i cili nuk është këtë radhë me ne, pasi nuk ka luajtur me Partizanin, shpresoj që të vijë sepse ka qenë shumë cilësor. Me Arda Kurtulan forcohemi shumë në sulm. Jemi ekip i mirë dhe shpresoj mos të kemi mungesa. Dua të veçoj edhe Pajazitin që vjen nga Fulhami dhe është lojtar me nivel shumë të lartë që do t’i shërbejë Shqipërisë për shumë vite. Mund ta krahasoj me Demollarin. Një lojtar shumë cilësor, do ta shihni me U-21 dhe shumë shpejt mendoj se do të jetë te Kombëtarja A”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje