24 Dhjetor 2025, 19:49
Nga DOSJA

ELBASAN - Elbasani dhe Tirana barazuan 1-1, në duelin e javës së 18-të të Superiores. Një barazim, me tension dhe shumë polemika, për shkak të ngjarjeve të ndodhura në pjesën e dytë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën ndryshoi gjithçka. Tirana kaloi në avantazh në minutën e 66-të, falë golit të Tabekou.
11 minuta më vonë, gjyqtari lushnjar Laver Alla akordoi një penallti për vendasit, për të cilën miqtë nuk ishin dakord. Protestat nga Tirana ishin të mëdha, me lojtarët që kërkuan rishikimin në VAR, por gjyqtari ishte i vendosur në vendimin e tij.
Tsague (77’) shënoi nga pika e bardhë dhe barazoi shifrat në 1-1. Menjëherë pas kësaj, lojtarët e Tiranës braktisën ndeshjen në shenjë proteste. Pas 10 minutave në dhomat e zhveshjes, ata u rikthyen në fushë, për të vazhduar ndeshjen, por rezultati nuk ndryshoi më.
Me këtë barazim 1-1, Elbasani mban vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa Tirana renditet e fundit me 10 pikë të grumbulluara.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 Dhjetor 2025, 19:29
TIRANE - Pas 6 ndeshjeve pa fitore në kampionat (3 humbje në 3 takimet e fundit), Vora rikthehet te fitorja në Abissnet Superiore. Të besu...
Sport
24 Dhjetor 2025, 16:00
POLONI - Trajneri i Kombëtares së Polonisë, Jan Urban ka folur për mediat vendase në lidhje me ndeshjen ndaj Shqipërisë n&e...
Sport
24 Dhjetor 2025, 15:30
SHBA - Robert Lewandowski është në radarin e Inter Miamit dhe ky interes nga skuadra e Amerikës së Veriut për sulmuesin polak ka...
Sport
24 Dhjetor 2025, 15:00
ARGJENTINE - Ish-anësori i Benficas, Ángel Di María fitoi çmimin “Olimpia de Plata” në futboll për herë t...
Sport
24 Dhjetor 2025, 14:45
ANGLI - Situata delikate që po kalon Xabi Alonso te Reali i Madridit aktualisht është në kontrast të plotë me imazhin që u ...
Sport
24 Dhjetor 2025, 14:30
ITALI - Mesfushori Weston McKennie, 27 vjeç, i mbetet besnik vetes. Me kontratë me Juventusin deri në qershor 2026, lojtari ndërkomb&eum...
Sport
24 Dhjetor 2025, 14:15
ITALI - E ardhmja e Alberto Gilardinos në stolin e Pizës duket gjithnjë e më e pasigurt. Trajneri 43-vjeçar ndodhet nën presio...
Sport
24 Dhjetor 2025, 14:00
ANGLI - Bruno Fernandes do të humbasë gjashtë ndeshjet e ardhshme të Manchester United, sipas 'The Sun', për shkak të një d...
Sport
24 Dhjetor 2025, 13:30
ITALI - Sérgio Conceição dha një intervistë të gjatë për 'Gazzeta dello Sport', ku kishte shumë gj&eum...
Sport
24 Dhjetor 2025, 13:15
GJERMANI - Harry Kane ka regjistruar një arritje të rëndësishme, duke zhvilluar një nga sezonet më produktive të karrier&eu...