24 Dhjetor 2025, 14:15
Nga DOSJA

ITALI - E ardhmja e Alberto Gilardinos në stolin e Pizës duket gjithnjë e më e pasigurt. Trajneri 43-vjeçar ndodhet nën presion të madh pas rezultateve të fundit dhe klubi po shqyrton seriozisht mundësinë e një shkarkimi, edhe pse për momentin vendimi është shtyrë.
Një tjetër rezultat negativ në fundjavën e ardhshme mund të rezultojë vendimtar për fatin e tij, sidomos duke pasur parasysh se përballja e radhës është ndaj Juventusit, ku shanset për një kthesë pozitive konsiderohen të vogla.
Për këtë arsye, drejtuesit e klubit Pizës kanë nisur të punojnë në prapaskenë për të gjetur një zëvendësues. Emri që po përmendet me insistim është ai i Davide Ancelottit, djali i Carlo Ancelottit, i cili pritet të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner kryesor.
Ancelotti Jr. ka ndërtuar eksperiencë përkrah babait të tij dhe së fundmi është liruar nga klubi brazilian Botafogo, duke qenë aktualisht pa ekip. Mundësia për ta afruar shihet si një lëvizje ambicioze nga klubi, në përpjekje për të ndryshuar rrjedhën e sezonit.
Ndërkohë, Gilardino vazhdon të jetë në qendër të kritikave për shkak të rezultateve. Merkatoja e janarit pritet të ndihmojë ekipin me përforcime, por edhe ndryshimi në stol mbetet një opsion konkret për drejtuesit e Pizës.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 Dhjetor 2025, 14:00
ANGLI - Bruno Fernandes do të humbasë gjashtë ndeshjet e ardhshme të Manchester United, sipas 'The Sun', për shkak të një d...
Sport
24 Dhjetor 2025, 13:30
ITALI - Sérgio Conceição dha një intervistë të gjatë për 'Gazzeta dello Sport', ku kishte shumë gj&eum...
Sport
24 Dhjetor 2025, 13:15
GJERMANI - Harry Kane ka regjistruar një arritje të rëndësishme, duke zhvilluar një nga sezonet më produktive të karrier&eu...
Sport
24 Dhjetor 2025, 13:00
Joan Garcia, portieri i Barçës
SPANJE - Portieri i Barcelonës, Joan Garcia (24 vjeç), e bëri të qartë te&n...
Sport
24 Dhjetor 2025, 12:45
Manchester City e bleu Mumbai City FC në 2019
ANGLI - Trazirat që rrethojnë futbollin indian pritet t’i japin fund investimeve të...
Sport
24 Dhjetor 2025, 12:30
MAROK - Policia marokene ka arrestuar tetë persona në disa qytete anembanë vendit, të dyshuar për "spekulime të paligjshme" me b...
Sport
24 Dhjetor 2025, 12:00
Andrea Preti dhe Venus Williams në Çmimet e Modës CFDA në Nju Jork
SHBA - Venus Williams, fituese e shtatë titujve &ld...
Sport
24 Dhjetor 2025, 11:45
SPANJE - Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga dy protagonistët, por Alvaro Morata dhe Alice Campello thuhet se janë në krizë të thell&eum...
Sport
24 Dhjetor 2025, 11:30
ITALI - Ata vijnë e shkojnë, sepse, pavarësisht dëmtimit të rëndë të Santi Gimenez, nuk ka shumë hapësi...
Sport
24 Dhjetor 2025, 11:15
ITALI - Jo vetëm që paqja është rikthyer në Napoli, por duket se idili midis De Laurentiis dhe Contes ë...