"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
“Po mendoj vetëm për ta, në eliminatoret e shkuara na lan prapa,” shprehet ai…

POLONI - Trajneri i Kombëtares së Polonisë, Jan Urban ka folur për mediat vendase në lidhje me ndeshjen ndaj Shqipërisë në play-off-in e Kupës së Botës 2026, në ditët e fundit të këtij viti 2025.
Urban ka vlerësuar paraqitjet e Shqipërisë, por shpreson se avantazhi i fushës vendase do të favorizojë polakët. “Ky është një ekip që arriti të na kalonte në grup”, tha ai për Shqipërinë, referuar përballjes së fundit mes dy ekipeve në kualifikueset e Euro 2024.
“Avantazhi i fushës është në favorin tonë këtë herë”, vijoi ai, duke shtuar se “shqiptarët mund të luajnë futboll. Ashtu si shumica e ekipeve që arritën në kampionat, ata kanë një shans në play-off. Është vetëm një ndeshje, kështu që çdo gjë është e mundur.
Kjo është arsyeja pse jam i përqendruar kryesisht te Shqipëria. Ndërkohë që ne e kuptojmë se duhet të monitorojmë, të vëzhgojmë dhe të kemi sa më shumë njohuri edhe për Ukrainën dhe Suedinë. Nëse e gjejmë veten në finalen e play-off, duhet të jemi të përgatitur”.
Më tej në intervistën e tij Urban shton: “Nuk do të mbështetemi vetëm në shikimin, vëzhgimin, ndjekjen dhe monitorimin e lojtarëve tanë, por edhe të lojtarëve nga Shqipëria, Suedia dhe Ukraina”, zbuloi trajneri polak, i cili më pas kur u pyet për një koment në lidhje me shortin e Botërorit ku ka mundësi të jetë, nëse arrin të fitojë play-off-in shton:
“Po mendoj vetëm për Shqipërinë. Do të ketë kohë për të menduar për këtë nëse bëjmë atë që duhet të bëjmë për të qenë atje. Të gjithë e dimë se çfarë duhet bërë: së pari, ta mundim Shqipërinë, gjë që nuk do të jetë një aspak e lehtë”, përfundoi ai.
Polonia do të presë Shqipërinë më 26 mars 2026 për play-off-in e Kupës së Botës 2026. Pesë ditë më vonë fituesi do të përballet me Suedinë ose Ukrainën në finale, për të siguruar më pas pjesëmarrjen në Botërorin e 2026-s që zhvillohet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë si pjesë e Grupit F, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
B.T (Dosja.al)
SHBA - Robert Lewandowski është në radarin e Inter Miamit dhe ky interes nga skuadra e Amerikës së Veriut për sulmuesin polak ka...
ARGJENTINE - Ish-anësori i Benficas, Ángel Di María fitoi çmimin “Olimpia de Plata” në futboll për herë t...
ANGLI - Situata delikate që po kalon Xabi Alonso te Reali i Madridit aktualisht është në kontrast të plotë me imazhin që u ...
ITALI - Mesfushori Weston McKennie, 27 vjeç, i mbetet besnik vetes. Me kontratë me Juventusin deri në qershor 2026, lojtari ndërkomb&eum...
ITALI - E ardhmja e Alberto Gilardinos në stolin e Pizës duket gjithnjë e më e pasigurt. Trajneri 43-vjeçar ndodhet nën presio...
ANGLI - Bruno Fernandes do të humbasë gjashtë ndeshjet e ardhshme të Manchester United, sipas 'The Sun', për shkak të një d...
ITALI - Sérgio Conceição dha një intervistë të gjatë për 'Gazzeta dello Sport', ku kishte shumë gj&eum...
GJERMANI - Harry Kane ka regjistruar një arritje të rëndësishme, duke zhvilluar një nga sezonet më produktive të karrier&eu...
Joan Garcia, portieri i Barçës SPANJE - Portieri i Barcelonës, Joan Garcia (24 vjeç), e bëri të qartë te&n...
Manchester City e bleu Mumbai City FC në 2019 ANGLI - Trazirat që rrethojnë futbollin indian pritet t’i japin fund investimeve të...