Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pas akuzave në Instagram, se Mary-Sophie Harvey u drogua në Budapest, në përfundim të Kupës së Botës, Federata Ndërkombëtare e Notit i përshkruan situatën "shqetësuese" dhe se ishte "thellësisht e shqetësuar" për mirëqenien e notares.
SHBA - Federata Ndërkombëtare e Notit (FINA) do të hapë një hetim, pasi notarja kanadeze Mary-Sophie Harvey denoncoi përmes llogarisë së saj në Instagram, se ishte droguar pa dijeninë e saj natën e lamtumirës së Botërorit të Notit në Budapest, më 25 qershor.
Në një deklaratë dërguar mediave, FINA, duke njoftuar nisjen e hetimeve për incidentin, i cilësoi deklarimet si “shqetësuese” dhe tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” për mirëqenien e Harvey-t. Ata pretendojnë se janë në kontakt me federatën kanadeze dhe komitetin organizativ hungarez.
“Në vitin 2021, FINA ka miratuar masa për mbrojtjen e notarëve dhe një zyrtar i pavarur do të jetë përgjegjës për hetimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje”,- thotë agjencia.
Mary-Sophie Harvey, 22 vjeç, fituese e medaljes së bronztë olimpike në garën 4x200 stil të lirë në Lojërat Olimpike të Tokios, raportoi se u zgjua "plotësisht e humbur" një ditë pas natës së fundit të Kupës së Botës dhe me "dhjetëra mavijosje" në trupin e saj. Ajo ka thënë se atë natë e ka festuar përfundimin e garës në mënyrë të “arsyeshme” dhe më pas nuk ka kujtuar asgjë.
“Ka një dritare prej katër deri në gjashtë orësh, që nuk e mbaj mend”,- ka shkruar ajo. Në Kampionatin Botëror të Notit në Budapest, Mary-Sophie Harvey fitoi një medalje bronzi me partnerët e saj në stafetën 4x200 metra dhe ishte finaliste në 200 metra.
B.T (Dosja.al)
ITALI - E ardhmja e Alessio Romagnolit është një hap larg zgjidhjes. Qendërmbrojtësi italian për shkak të...
Sergio Oliveira, me trofeun e Conference League, finalja e së cilës u zhvillua në Tiranë ITALI - Mesfushori portugez i Portos, Ser...
ANGLI - Cristiano Ronaldo (37 vjeç) është ende në qendër të vëmendjes. Edhe pse sulmuesi portugez duhet të k...
ANGLI - Barcelona dhe Watford kanë arritur marrëveshjen përfundimtare për transferimin e sulmuesit të shqiptar, Rey Manajt, në A...
TIRANE - Fjalët që qarkullonin tani janë zyrtarizuar. Ish-trajneri që sezonin e shkuara drejtori skuadrën e Erzenit të Shi...
SPANJE - Qyteti sportiv i Real Madridit ka hapur dyert dhe lojtarët e ekipit të parë kanë zbritur për ditën e par...
SPANJE - Një epokë e re fillon në Barcelonë. Mesazhin e ka vetë klubi spanjol, pasi ka zgjedhur që Pedri, të...
Foto Ilustruese KATAR- Nuk ka alkool në stadiumet e Katarit gjatë Kupës së Botës 2022. Sipas lajmeve nga Reuters, shitja e birr&eu...
ITALI - Në orën 8:50 të mëngjesit Angel Di Maria mbërriti në ‘JMedical’ për të filluar ekzaminim...
Paul Pogba ITALI- Është një Pogba rrezatues që shfaqet në rrjetet sociale në fluturimin që e çon nga Miami në...