8 Korrik 2022, 14:22
Nga DOSJA

SPANJE - Qyteti sportiv i Real Madridit ka hapur dyert dhe lojtarët e ekipit të parë kanë zbritur për ditën e parë të ‘shkollës’ me Carlo Ancelottin.
Courtois, Lunin, Vallejo, Nacho, Mendy, Lucas Vázquez, Odriozola, Kroos, Ceballos, Mariano, Kubo, Reinier dhe Mayoral, ishin futbollistët e parë të Real Madridit që morën pjesë në ‘Ciudad Deportiva de Valdebebas’ këtë mëngjes për të kryer ekzaminimet mjekësore para rikthimit në punë, që do të nisë sot pasdite nga ora 17:30, me seancën e parë stërvitore.
Të dielën, më 10 korrik, do të rikthehen në stërvitje brazilianët Militao, Casemiro, Vinicius dhe Rodrygo, të cilët luajtën ndeshjen e fundit me kombëtaret më 6 qershor. Më në fund, më 14 korrik do të vijnë lojtarët e tjerë: Carvajal, Alaba, Rüdiger, Tchouameni, Modric, Valverde, Asensio, Hazard dhe Benzema.

Sipas EFE, të gjithë lojtarët kaluan pa problem provimet mjekësore dhe nga pasditja do të jenë nën urdhrat e Ancelottit dhe mbi të gjitha të Antonio Pintus, shefit të përgatitjes fizike, i cili do të jetë protagonisti kryesor gjatë 11 ditëve të punës në Valdebebas përpara se të nisej për në Shtetet e Bashkuara.
Një parasezon i fokusuar në titullin e parë të sezonit, Superkupën e Europës që Real Madrid do të luajë më 10 gusht në Helsinki (Finlandë) kundër Eintracht Frankfurt.
Gjatë 33 ditëve deri në ndeshjen në fjalë, skuadra ‘los blancos’ do të luajë tre miqësore, të gjitha në Shtetet e Bashkuara. E para do të jetë një klasike kundër Barcelonës (ora 5:00 e mëngjesit) nga e shtuna 23 deri të dielën 24 korrik në stadiumin ‘Allegiant’ në Las Vegas.
Ndeshjet e tyre të radhës do të jenë të mërkurën më 27 (4:30) në ‘Oracle Park’ në San Francisko kundër Club América dhe ata do ta përfundojnë turneun të dielën më 31 korrik kundër Juventusit në Los Angeles në ‘Rose Bowl’ (4:00).
B.T (Dosja.al)
Sport
8 Korrik 2022, 13:47
SPANJE - Një epokë e re fillon në Barcelonë. Mesazhin e ka vetë klubi spanjol, pasi ka zgjedhur që Pedri, të...
Sport
8 Korrik 2022, 13:44
Foto Ilustruese
KATAR- Nuk ka alkool në stadiumet e Katarit gjatë Kupës së Botës 2022. Sipas lajmeve nga Reuters, shitja e birr&eu...
Sport
8 Korrik 2022, 13:34
ITALI - Në orën 8:50 të mëngjesit Angel Di Maria mbërriti në ‘JMedical’ për të filluar ekzaminim...
Sport
8 Korrik 2022, 13:29
Paul Pogba
ITALI- Është një Pogba rrezatues që shfaqet në rrjetet sociale në fluturimin që e çon nga Miami në...
Sport
8 Korrik 2022, 12:44
Zhou Guanyu
ANGLI- Zhou Guanyu, piloti që pësoi aksidentin e madh në Çmimin e Madh të Britanisë të së die...
Sport
8 Korrik 2022, 12:44
Sadio Mane
SENEGAL- Sadio Mane është lojtar i Bayern Munich, pasi u largua nga Liverpool në fund të 6 sezoneve plot gola dhe trofe. Nj&...
Sport
8 Korrik 2022, 12:20
Joseph Blatter
ZVICËR-Gjykata Penale Federale e Bellinzonës shpalli të pafajshëm ish-presidentin e FIFA-s, Joseph Blatter dhe ish-presi...
Sport
8 Korrik 2022, 11:57
SPANJE - Ronald Koeman prezantoi këtë të premte ‘Kupën Koeman’, një turne bamirësie golfi, edicioni i dyt&...
Sport
8 Korrik 2022, 11:28
ITALI - Napoli bëhet gati të nis sezonin e ri. Pas dy ditëve të testeve fizike dhe mjekësore, ekipi zbret në fushë nën...
Sport
8 Korrik 2022, 11:06
ANGLI - Novak Djokovic ka qenë gjithmonë i njohur për metodat e tij joortodokse dhe një shembull është dieta që ai p&e...