LIVE UPDATES
Sport

Duka pas fitores në Serbi: “Ishte fitore historike, tani na duhet play-off!”

Duka ndau detaje mbi organizimin e ndeshjes në Serbi, reagimin e drejtuesve të federatës serbe pas përfundimit të takimit, si dhe sqaroi situatën e kartonit të verdhë ndaj sulmuesit Rey Manaj.

14 Tetor 2025, 17:11 Nga DOSJA
Duka pas fitores në Serbi: “Ishte fitore historike, tani na duhet

TIRANE - Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, dha një intervistë në emisionin “Opinion” në TV Klan, ku foli për fitoren historike ndaj Serbisë, rrugëtimin e Kombëtares drejt Botërorit 2026 dhe ndeshjen miqësore të sotme ndaj Jordanisë në “Air Albania”. Gjatë intervistës, Presidenti Duka ndau detaje mbi organizimin e ndeshjes në Serbi, reagimin e drejtuesve të federatës serbe pas përfundimit të takimit, si dhe sqaroi situatën e kartonit të verdhë ndaj sulmuesit Rey Manaj.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi se fitorja ndaj Serbisë është një moment i rëndësishëm për futbollin shqiptar, por shtoi se ekipi duhet të vazhdojë me përqendrim maksimal drejt ndeshjeve të radhës, me objektivin për të siguruar fazën play-off dhe për të luftuar deri në fund për Kupën e Botës 2026.

INTERVISTA E PLOTË:

Çfarë thanë drejtuesit e Federatës Serbe në përfundim të ndeshjes? – Kur më thua që mbaroi një kapitull dhe jemi në garë, më duket sikur kjo ishte një gjë shumë e lehtë dhe do ta arrinim, që do të fitonim me Serbinë dhe duhet të mendojmë më tej. Ka nga ato që mendojnë që mjafton që fituam me Serbinë dhe nuk duam të shkojmë në Botëror. Por, faktikisht, ne duam të shkojmë në Botëror, duam shumë. Por edhe ato që e kanë thënë, e kanë thënë në momente emocionale. Tani ne duhet të vazhdojmë dhe të shohim përpara. Unë kam biseduar me drejtuesit e federatës dhe me ish-trajnerin e Serbisë, i cili më tha që ju e merituat dhe nuk ka asgjë për të ardhur keq, sepse ne nuk meritonim të fitonim. Ishin të qartë për atë që u paraqit në fushë, që ekipi ynë i meritoi tre pikët në të gjitha këndvështrimet. Futbolli kështu është.

Po Presidenti i Federatës Serbe? – Padyshim që u mërzit. Unë nuk besoj që ka ndonjë tifoz që nuk është mërzitur nga ata që mbështesin Serbinë, dhe aq më shumë një drejtues federate, apo një legjendë e futbollit ish-Jugosllavisë.

A jeni i kënaqur me organizimin e ndeshjes? – Ne na u krijuan kushte optimale loje në udhëtim. Nuk patëm asnjë lloj shqetësimi. Patëm një pritje shumë të mirë, që nga momenti që arritëm në aeroport. Rallë herë që të lejojnë autobusin që të vijë që te dera e avionit. Nuk kishim asnjë problem trafiku, asnjë kontroll. Nuk kishim probleme në hotel, kishim akomodim fantastik. Kishim kushte loje në stadium. Mendoj që kanë bërë maksimale për ta organizuar mirë ndeshjen. I kam falënderuar për organizimin pas lojës dhe i falënderoj përsëri publikisht për të gjithë organizimin dhe kushtet më të mira. Padyshim që në stadium kishte thirrje në gjuhën e tyre që ishin të papëlqyeshme për ne, por një Federatë nuk mund të ndalojë gojën e spektatorëve. Dënimet janë pjesë e komisioneve të disiplinës. Nga pikëpamja organizative, unë mendoj që ishte një organizim perfekt. Kishim kushte loje fantastike, futbollistët u ndjenë mirë, u akomoduan mirë dhe dhanë maksimumin në fushë. Komisioni i disiplinës, padyshim që fishkëllimi i himnit të ekipit vizitor është i ndaluar dhe penalizohet. Apo qoftë thirrje të tjera, thirrje politike apo thirrje nacionaliste, penalizohen.

Kartoni i verdhë i Manajt?– Nuk të jep njeri kartonë të verdhë për mënyrën se si feston, e aq më shumë kur ti feston me simbolet e tua nacionale. Kjo është një “idiotësi” që e kam dëgjuar, sepse është një situatë gëzimi, e pazakontë, që Shqipëria arrin një fitore të rëndësishme dhe të gjithë tani duan të marrin një lloj protagonizmi, qoftë edhe nëpërmjet termave nacionaliste. Nuk ka asnjë lidhje me festimin e Manajt. Festimi ishte pranë pankinës së Serbisë dhe për këtë është ndëshkuar. Vetë futbollistët më thanë që futbollistët e Serbisë u sollën në mënyrë shumë korrekte dhe nuk lëvizën nga pankina. Por vajtja atje krijon një lloj incidenti.

Arbitri është një nga më të mirët. Ka gjykuar finalen e Champions League, PSG – Inter, apo ka arbitruar edhe në “Air Albania” finalen e Conference League, Roma – Feyenoord. Ndeshja nuk besoj që kishte ndonjë gjë që të mbetej e diskutueshme. Ishte një ndeshje korrekte, sportive, një sjellje shumë e mirë e futbollistëve të dy skuadrave. Nuk kishte shumë momente për të diskutuar, nuk kishte asnjë moment për të ndërhyrë VAR-i, pra nuk mund të diskutohet për arbitrimin.

Duke u shqetësuar nga këto komente, kemi kërkuar një interpretim se pse u dha kartoni i verdhë dhe na është sqaruar që kartoni i verdhë është dhënë për vendin ku u festua, sepse provokon futbollistët e ekipit tjetër. Futbollistët tanë festojnë me shqiponjë kudo që luajnë dhe nuk mund të penalizohet ky simbol. Nuk ka asnjë lidhje.

A besoje te rezultati pozitiv në Serbi? – Asnjë nga ne nuk mund të thotë që Shqipëria sa herë të luajë me Serbinë fiton, as të anasjelltën që humb. Por ne sot i kemi të gjitha mundësitë. Kemi një skuadër të nivelit të kënaqshëm, mbi mesataren. Në të njëjtin nivel është edhe ekipi i Serbisë. Të tre rezultatet janë brenda. Ne kemi pasur besim sepse kemi menduar që ekipi serb do të kishte më shumë presion, për arsye të shumë situatave që janë atje. Atë ndeshje do ta fitonte ai ekip që ishte më i qetë, më i pastër mendërisht, dhe besoj se tanët e bënë më mirë. Në fund të fundit, në futboll duhet edhe pak fat. Nëse Serbia do të kishte shënuar një rast që kishte në pjesën e parë, gjërat mund të shkonin ndryshe. Ose nëse Bajrami do të shënonte, do të ishte 2-0.

Ekipi e kontrolloi lojën ndaj Serbisë. – E kemi thënë edhe pas ndeshjes që ne nuk e kemi vendosur në dilemë rezultatin. E kemi menaxhuar shumë mirë, nëse të kujtohen minutat e lojës. Nga e 80-ta në të 86-ën, topi ka qenë në fushën e serbëve dhe jo në tonën. Vetëm në shtesën e lojës topi ka ardhur në fushën tonë, që mund të kenë krijuar ndonjë aksion. Rasti i Bajramit ishte fantastik për ne. I thashë Bajramit që mos u mërzit, sepse ky është futbolli. Edhe Manajt të njëjtën gjë i kam thënë, pasi humbi penalltinë këtu. E kam përqafuar shumë, dhe jo vetëm unë, por të gjithë ne që kemi qenë të pranishëm në dhomat e zhveshjes, sepse na dha një gëzim të paparë. Ata të stadiumit na kanë çuar një letër me të gjitha dëmet që kemi bërë, është edhe ajo e tavanit. Po, na i kanë çuar, na i kanë evidentuar dhe padyshim që jemi të gatshëm që t’i ç’dëmtojmë.

Komenti i Presidentit të Serbisë që Shqipëria ka një ekip shumë të mirë? – Nuk e di se sa vërtet kupton Presidenti i Serbisë nga futbolli. Por nëse ka thënë kështu, ka qenë objektiv, sepse në një lloj mënyre ka konfirmuar atë që unë thashë, që ne jemi ekipe pak a shumë të njëjta, në të njëjtin nivel.

Serbia në letër ishte shumë më e fortë se ne? – Po, është e vërtetë. Ka disa futbollistë me vlera të mëdha kartoni, por në një lloj mënyre, yje në rënie.

Po Shqipëria, a ka yje në rritje? Pse duket sikur Kombëtarja nuk ka stabilitet? – Unë mendoj që ne kemi yje. Por varet se për çfarë yjesh bëhet fjalë. Ne superyje si Messi, Ronaldo apo Lamine Yamal nuk kemi, por yje kemi. Futbollistë që luajnë në kompeticione të rëndësishme, që luajnë në kompeticione europiane, Champions League, Europa League. Pothuajse 70-80% e skuadrës tonë janë lojtarë që luajnë në kompeticione europiane. Kemi yje, nuk kemi superyje. Të gjithë bashkë bëjnë një skuadër të mirë.

Unë mendoj që avantazhi jonë është fryma e grupit. Por është edhe lidhja më e madhe që kemi ne me fanellën dhe dëshira më e madhe e futbollistëve tanë për të luajtur me Kombëtaren. Të gjithë futbollistët tanë e presin me shumë kënaqësi datën e grumbullimit,  që të jenë bashkë dhe të luajnë për Kombëtaren, gjë që nuk ndodh në të gjitha kombëtaret europiane.

Premio pas ndeshjes me Serbinë? – Në ato momente gëzimi nuk ka lidhje që të diskutosh për lekë. Por dikush aty po thoshte: “Sa lekë do të jetë premio e skuadrës?” Pikërisht ishte një përgjigje e imja që ky gëzim që kemi marrë nuk shpërblehet me lekë. U kam thënë që nuk mund t’jua shpërblej as me jetën time. Premio, ekipi Kombëtar e ka të përcaktuar për çdo ndeshje. E ka të përcaktuar për kualifikimin në Botëror dhe për çdo rezultat.

Në momente të veçanta, sipas rëndësisë së ndeshjes, vendosim ekstra premio. Për publikun, ndeshja ndaj Letonisë ishte e lehtë, por ishte një ndeshje që mund të na spostonte për të shkuar më tej dhe i kemi premtuar ekipit të parë dyfish të premios. Nëse kualifikohemi në Botëror, do të ketë një premio të rëndësishme.

Të gjitha qeveritë në Europë japin premio në raste kualifikimesh apo fitore të rëndësishme. E jona deri tani jo, por besoj që pas Serbisë po. Në raste të tjera, qeveritë shqiptare në përgjithësi kanë dhënë bonuse për Kombëtaren. Edhe ne shpresojmë për të ardhmen.

Ndeshja me Jordaninë? – Vërtet është një ndeshje miqësore me Jordaninë, kundër një skuadre që është kualifikuar në Botëror. Por ndeshjet e ekipit Kombëtar janë të gjitha të rëndësishme. E para, sepse ti vesh fanellën dhe përfaqëson vendin, qoftë edhe në një ndeshje miqësore. E dyta, sepse rezultatet e ndeshjeve miqësore llogariten për renditjen e FIFA-s, që ndikon në shortet e ardhshme. Ka rëndësi sportive.

Sot ndeshjet miqësore, nga pikëpamja organizative, bëhen tamam në të njëjtat nivele dhe kushte si ato zyrtare, me delegatë nga UEFA. Vetëm se nuk ka pikë dhe nuk është kualifikuese.

Përveç kësaj, është një ndeshje e mirë dhe e bukur për t’u ndjekur, sepse është dita më e afërt që ne mund të festojmë me ekipin atë sukses historik që ka bërë me fitoren kundër Serbisë. Ekipi jonë vërtet arriti një fitore të madhe. Madje tani na duket sikur ishte një gjë e lehtë. Por tani fillon një rrugëtim akoma më i vështirë, që nga ndeshja me Andorrën, ku ne na duhet të marrim tre pikët.

Nëse i marrim, pastaj mendoj që jemi matematikisht në play-off, me dy skuadra shumë të forta. Nëse Serbia do të marrë një pikë në Angli dhe ne fitojmë me Andorrën, matematikisht e kemi siguruar play-off-in. Shanset mbi 80% i kemi ne.

Kemi shanse me Anglinë, pasi pothuajse vjen e kualifikuar në Tiranë? – Ne kemi shanse me çdo lloj skuadre, gjithmonë. Padyshim, duke mos harruar koefiçentin e vështirësisë që ka një kundërshtar si Anglia, apo Gjermania, apo Franca. Shanset janë, futbolli ky është. Nuk është njëlloj si shumë sporte të tjera, ku rezultati është lehtësisht i parashikueshëm.

Ky është një faktor, që duke qenë të kualifikuar, ndoshta impenjimi nuk është maksimal. Por realisht, Anglia ka kualitete shumë të mëdha dhe probabiliteti nuk është shumë i madh për ta fituar ndeshjen. Por është ndeshje për t’u luajtur.

Ne jemi në vazon e tretë të play-off-it? – Akoma nuk mund të them se në cilën vazo jemi ne. Formula e play-off-it është disi e koklavitur. Do të renditen ekipet sipas pikëve që do të marrin në kualifikuese, nga i pari deri te i 12-ti. Gjashtë të parat janë ekipe pritëse për play-off-in, gjashtë të dyta janë ekipe udhëtuese. Ne mund të jemi pritës, apo udhëtues në varësi të rezultateve. Do të llogaritet duke hequr pikët që ka fituar me vendin e pestë, për grupet me pesë skuadra, sic jemi ne. Pra, pikët e Andorrës nuk na llogariten.

Probabiliteti mbi 90% është që të jemi me 8 pikë në renditjen përfundimtare. Janë dy ndeshje teke, jo me ndeshje kthimi. Nëse do të jemi vendas, do të luajmë në Tiranë, ose udhëtues do të luajmë jashtë. Fituesit e të dy gjysmëfinaleve do të luajnë një finale me short për vendin ku do të luajnë.

Ekipet që mund të jenë kundërshtarët e mundshëm? – Të gjitha sajtet e Europës bëjnë kalkulime, probabilitete. Ka një lloj probabiliteti që i pari në renditje që mund të jetë kundërshtari i Shqipërisë është Çekia, i dyti Polonia, i treti Hungaria dhe Skocia. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë.

Janë të gjitha ekipe të mira. Një nga ekipet që do të renditet në vendin e dytë është edhe Italia, mund të jetë Turqia, por edhe Kosova. Në çdo ekip duam që ta mundim, por Kosova duam që të përballet me ndonjë kundërshtar tjetër, që të dy ekipet të jemi pretendente.

E mendon Shqipërinë në Botëror? – Unë nuk mund të them që kemi ndonjë probabilitet shumë të madh. E thashë që dy ndeshjet e play-off-it janë shumë të vështira. Siç ishte e vështirë edhe ndeshja ndaj Serbisë. Gjithmonë kualifikimi në Botëror është i vështirë, sepse shkojnë vetëm 16 skuadra, por ne kemi mundësi për të fituar ndaj çdo lloj kundërshtari. Shanset janë 50-50 me çdo lloj kundërshtari nga vendet e dyta, sipas meje.

Faza play-off zhvillohet në fund të marsit? – Nga data 26 deri më 31 mars. Do të jemi me emocione deri në atë kohë. Edhe kjo është gjë e bukur, sepse mund të ishim jashtë garës sot nëse nuk do të kishim një rezultat pozitiv në Serbi.

Çfarë i the Silvinjos pas fitores? – Në fakt nuk arrita t’i them asgjë. Silvinjo ishte shumë i emocionuar. U mundova që ta qetësoj dhe ta përqafoj, ta përgëzoja për atë që arritëm. Ishte shumë i emocionuar. Edhe unë e di që puna e trajnerit është jashtëzakonisht shumë e vështirë. Kur kemi fituar me Greqinë, mbaj mend që gazetarët kërkonin Briegel-in për konferencë dhe nuk e gjenim në asnjë vend. Ai ishte ulur në një cep të Qemal Stafës së vjetër dhe ishte hutuar, nuk e dinte se ku ishte.

Morrët urime nga politikanët pas fitores me Serbinë? – Kam marrë urime nga të gjithë, nga të gjitha krahët e politikës, nga drejtuesit e vendit. Nga të gjitha fushat e jetës, jo vetëm nga politika.

Mesazhi i fundit? – Tani mbetet e vështirë. Ne duhet të vazhdojmë të ndërrojmë dhe të synojmë. Le të presim ndeshjen me Andorrën njëherë, të bëjmë mirë aty. Nuk duhet të mendojmë që e kemi kaluar. Është një kundërshtar shumë i vështirë. Nëse do të shikosh ndeshjet e grupit tonë, Anglia ka fituar 5-0 ndaj Serbisë, ka fituar 2-0 me ne, ndërsa me Andorrën ka pasur vështirësi deri në momentin që Andorra shënoi autogol. Në ndeshjen e fundit barazoi në Letoni. Pra, e para ne duhet të kalojmë Andorrën, më pas duhet të mendojmë për të tjerat më tej. Andorra është çelësi që na dërgon në play-off.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje