"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO/ Rodrygo i jep fund shpresave të Chelsea, 0-2 edhe 'beteja' e Londrës!
0-2 rezultati në Londër, por 0-4 i përgjishmi bashkë me ndeshjen e parë, madrilenëve kualifikohen në gjysmëfinalen e Champions League
18 Prill 2023, 22:04Nga DOSJA
ANGLI - Chelsea po tenton mrekullinë në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League për të përmbysur humbjen 2-0 të takimit të parë në "Santiago Bernabeu".
Por përballë është specialisti i turneut, Real Madrid, me Carlo Ancelottin, i cili tenton trofeun e radhës. Dhe duket se ai di si të vërë nën trysni kundërshtarët. I qetë falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë, Ancelotti ka të njëjtin ekip si në takimin e një jave më parë.
Një ndeshje e kujdesshme në 45 minutat e para për madrilenët që më tepër kanë administruar, ndërkohë që Chelsea me gjithë përpjekjet nuk mundi të finalizojë rastet e tij përballë një Courtois në super formë.
Me shifrat e bardha 0-0 u mbyllën 45 minutat në takimin që po zhvillohet në Londër.
Me fillimin e pjesës së dytë Real Madridi i jep fund shpresës dhe ëndrrës së Chelsea, duke shënuar në minutën e 57-të me Rodrygon, 0-1 rezultati në Londër, por 0-3 i përgjithshmi bashkë me ndeshjen e parë, praktikisht kualifikimi i madrilenëve është çështje minutash.
Goditja e nokautit për Chelsea vjen në minutën e 79-të, sërish Rodrygo shënon golin e dytë personal dhe të dytin për Real Madridin në Londër, duke mbyllur përfundimisht takimin dhe çështjen e kualifikimit.
Real Madridit shkon në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-0 përballë Chelsea, që eliminohet në këtë formë edhe nga Champions League.