18 Prill 2023, 20:31
Nga DOSJA

ITALI - Drejtoresha e re dhe menaxherja e përgjithshme e Romës është tashmë Lina Sulukou. Avokatja me përvojë ishte menaxhere e përgjithshme e PAE Olympiacos të Athinës nga viti 2018 deri në vitin 2022 dhe tani merr një rol drejtues në ekipin e Romës, të drejtuar nga Jose Mourinho.
“Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Lina Souloukou është emëruar si drejtoresha e re menaxhuese dhe drejtore e përgjithshme e grupit. Ajo do të marrë detyrat, me efekt të menjëhershëm, pas përfundimit të procedurave përkatëse të korporatës,”- thuhet në njoftimin e klubit të Romës.
“Lina është një lidere me përvojë, e respektuar dhe e njohur në botën e futbollit dhe biznesit dhe ne jemi të kënaqur ta mirëpresim atë në familjen romane. Ne do të punojmë ngushtë me të për të vazhduar ta çojmë klubin në nivelin më të lartë që meritojnë tifozët dhe qyteti”,- thane pronarët Dan dhe Ryan Friedkin.

Pas studimeve për drejtësi, me specializim në drejtësi sportive, Sulukou filloi karrierën e saj në futboll, ku ka punuar për mbi 15 vjet. Në vitin 2018, ajo u emërua CEO e PAE Olympiacos, një rol që e mbajti deri në qershor 2022.
“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për familjen Friedkin për mundësinë që më kanë dhënë. Kam pasur mundësinë të kuptoj dhe vlerësoj frymën dhe ambicien që gjallëron pronën dhe jam e nderuar që kam mundësinë të ndaj sfidat që presin Romën.
Jam e emocionuar që i bashkohem këtij klubi historik dhe pres që përvojën që kam fituar në botën e futbollit ndërkombëtar ta vë në dispozicion të kompanisë, drejtorëve të saj dhe të gjithë punonjësve”,- tha Suluku.
Në vitin 2019, Lina Sulukou u emërua anëtare e bordit ekzekutiv të ECA-s, post që e mban edhe sot e kësaj dite”.
B.T (Dosja.al)
Sport
18 Prill 2023, 19:54
ITALI - Për më shumë se 17 vite ata ishin një nga çiftet më të dashur në botë dhe quheshin “Beckham&...
Sport
18 Prill 2023, 19:38
ANGLI - Lisandro Martínez (Manchester United) iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm, pasi pësoi një dëmtim n&eum...
Sport
18 Prill 2023, 19:24
ANGLI - “The Telegraph” raporton, këtë të hënë, për fjalimin shkatërrues të Todd Boehly, pronarit të Ch...
Sport
18 Prill 2023, 19:11
ITALI - Roma, skuadra e drejtuar nga portugezi José Mourinho, njoftoi me një deklaratë të shkurtër, shkarkimin “me efekt t&eu...
Sport
18 Prill 2023, 19:00
FRANCE - 'L'Équipe' zbulon, këtë të martë, detaje të reja të 'rastit Pogba', duke iu referuar gushtit të vitit të...
Sport
18 Prill 2023, 18:48
BRAZIL - Në moshën 36-vjeçare, lamtumira ose të luajë në një klub të njohur me një kontratë 'të madhe' ...
Sport
18 Prill 2023, 18:30
ANGLI - Mike Stoddart është shembulli i përsosur i frazës: "Kush vrapon për kënaqësi nuk lodhet". Arbitri anglez 69-vj...
Sport
18 Prill 2023, 18:12
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo i ka befasuar të gjithë ndjekësit e tij me publikimin e fundit në rrjetet sociale. Ylli portu...
Sport
18 Prill 2023, 17:49
ITALI - David Beckham u largua nga futbolli profesionist dhjetë vjet më parë, por imazhi i tij është ende shumë i lakmuar n...
Sport
18 Prill 2023, 17:15
SPANJE - Dita na ka lënë një imazh kurioz këtë mesditë në Madrid. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ...