28 Nëntor 2025, 00:01
Nga DOSJA

ITALI - Bologna e Vincenzo Italianos shënoi një nga paraqitjet më mbresëlënëse të sezonit, duke mposhtur Salzburgun me rezultatin e thellë 4-1 në “Dall’Ara”, në ndeshjen e pestë të fazës së kampionatit në Europa League. Me këtë triumf, skuadra kuqeblu ngjitet në vendin e 18-të dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt pla-yoff-it.
Që nga minutat e para, Bologna imponoi ritmin dhe agresivitetin, duke krijuar raste të shumta për gol. Avantazhi erdhi në minutën e 26-të, kur Odgaard finalizoi një aksion të shpejtë dhe të saktë. Reagimi i Salzburgut erdhi shpejt: Vertessen barazoi në minutën e 33-të, duke mbajtur gjallë shpresat e austriakëve.
Por pjesa e dytë tregoi fytyrën e vërtetë të Bolognas. Vetëm dy minuta mjaftuan që ndeshja të merrte tjetër kahje: Dallinga shënoi në minutën e 51-të, ndërsa Bernardeschi dyfishoi menjëherë në të 53-ën, duke e çuar rezultatin në 3-1 dhe duke thyer çdo rezistencë të Salzburgut. Në minutën e 86-të, Orsolini vuri vulën e një mbrëmjeje perfekte me golin e katërt.
Bologna tashmë ka tri finale të vogla përpara: përballjet me Celta Vigo, Celtic dhe Maccabi, që do të jenë vendimtare për të siguruar minimalisht pjesëmarrjen në ndeshjet e play-off-it. Performanca kundër Salzburgut, megjithatë, tregon se skuadra e Italianos është më e gatshme se kurrë për të luftuar deri në fund.

B.T (Dosja.al)
Sport
27 Nëntor 2025, 23:00
KOSOVE - Euroderbi i shqiptarëve në Conference League i shkon Dritës së Gjilanit. Skuadra kampione e Kosovës iu imponua Shkëndij&e...
Sport
27 Nëntor 2025, 22:35
KOSOVE - Himni Kombëtar, “Mora fjalë” dhe dy super koreografi nga "Intelektualët" dhe "Ballistët" e kthyen stadiumin ‘Fadi...
Sport
27 Nëntor 2025, 22:03
ITALI - Roma festoi në Olimpico teksa mposhti në ndeshjen e javës së pestë të Europa League skuadrën e Midtylland, kryesuese ...
Sport
27 Nëntor 2025, 19:00
TIRANE - Në prag të ndeshjes të së premtes, Elbasani-Partizani, për javën e 13-të të kampionatit Abissnet Superiore, n...
Sport
27 Nëntor 2025, 18:30
SPANJE - Ndërsa Fermín ishte ana negative, duke pasur parasysh se do të qëndrojë jashtë fushave për dy javë...
Sport
27 Nëntor 2025, 18:00
ZVICER - Arsene Wenger ishte një nga trajnerët më të suksesshëm në histori, duke drejtuar Arsenalin për 22 s...
Sport
27 Nëntor 2025, 17:30
JEMEN - "Është një moment historik." Me këto fjalë, Gunter Younger, kreu i hetimeve në Agjencinë Botërore Antidoping (...
Sport
27 Nëntor 2025, 17:00
ZVICER - FIFA do të ndërtojë dy mini-fusha futbolli në Bregun Perëndimor, një nga dy territoret palestineze së bashku ...
Sport
27 Nëntor 2025, 16:30
SPANJE - Këtë të mërkurë, mediat sociale u mbushën me emocione dhe dashuri pas postimit prekës nga Sira Martínez, va...
Sport
27 Nëntor 2025, 16:00
SPANJE - Tashmë e tronditur nga humbja e rëndë e pësuar nga Chelsea (0-3), Barça është detyruar të përballoj&eu...