"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit u them se...
9 Qersh...
Sport
VIDEO / Festat e Nëntorit fillojnë një ditë parë në Prishtinë, ndeshja Drita-Shkëndija fillon me Himnin Kombëtar…
Himni kombëtar, “Mora fjalë” dhe dy super koreografi nga Intelektualët dhe Ballistët e kthyen stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në një skenë të vërtetë kuqezi, teksa Drita priti Shkëndijën e Tetovës në kuadër të Ligës së Konferencës.
27 Nëntor 2025, 22:35Nga DOSJA
KOSOVE - Himni Kombëtar, “Mora fjalë” dhe dy super koreografi nga "Intelektualët" dhe "Ballistët" e kthyen stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në një skenë të vërtetë kuqezi, teksa Drita priti Shkëndijën e Tetovës në kuadër të Ligës së Konferencës.
Atmosfera festive, e ndërlidhur me afrimin e 28 dhe 29 Nëntorit, bëri që kjo përballje vëllazërore të merrte një ngjyrim krejt të veçantë.
Drita, e cila gjendet në vendin e 13-të të renditjes me 5 pikë, dhe Shkëndija, e 25-ta me 4 pikë, hynë në fushë nën tingujt e himnit kombëtar, një moment historik, pasi për herë të parë në fazën e grupeve të garave evropiane u interpretua zyrtarisht Himni i Shqiptarëve.
Më pas stadiumi shpërtheu në këngën “Mora fjalë”, himnin emocional kushtuar heroit kombëtar Adem Jashari, të cilën rreth 6 mijë tifozë e kënduan në kor me gjithë shpirtin.
Në tribuna, “Intelektualët” e Dritës dhe “Ballistët” e Shkëndijës shpalosën dy koreografi gjigante, të kuruara deri në detaj, duke dërguar mesazhe të fuqishme për unitet, krenari dhe festat e Nëntorit. Ngjyrat kuqezi dominuan kudo dhe mbushën stadiumin me një energji që rrallë shihet në ndeshjet e klubeve shqiptare.