27 Nëntor 2025, 22:03
Nga DOSJA
ITALI - Roma festoi në Olimpico teksa mposhti në ndeshjen e javës së pestë të Europa League skuadrën e Midtylland, kryesuese e klasifikimit të kompeticionit dhe që deri më tani nuk kishte pësuar asnjë humbje.
Verdhekuqtë e Gian Piero Gasperinit iu imponuan skuadrës daneze duke e mundur me rezultatin 2-1 duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve. E vetmja notë negative për Romën në këtë ndeshje është dëmtimi i Kone në kavilje me futbollistin që u detyrua të mbyllë para kohe ndeshjen.
El Ayanoui e zhbllokoi rezultatin për Romën që në minutën e 7-të të ndeshjes. Në minutën e 83-të El Sharaawy shënoi sërish për verdhekuqtë duke e çuar rezultatin në 2-0.
Në minutën e 87-të Paulinho shënoi për Midtylland duke shkurtuar diferencën në 2-1 por vetëm kaq, Roma fitoi ndeshjen duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme.
Zhgënjeu totalisht Dinamo Zagreb e Arbër Hoxhës që u mund thellë në Francë nga skuadra e Lille me rezultatin 4-0. Sulmuesi i kombëtares shqiptare edhe pse ishte titullar nuk mundi dot të ndihmojë skuadrën e tij që mbetet në kuotën e 7 pikëve.
Në ndeshje të tjetra të Europa League, Aston Villa fitoi me Young Boys 2-1, Porto mundi Nice 3-0, Fenerbahce barazoi me Ferencvaros 1-1, Feyenoordi humbi me Celtic 1-3, Ludogorets mposhti Celta Vigo 3-2, PAOK Selanik barazoi me Brann 1-1, ndërsa Viktoria Plzen-Freiburg përfundoi 0-0.
B.T (Dosja.al)
Sport
27 Nëntor 2025, 19:00
TIRANE - Në prag të ndeshjes të së premtes, Elbasani-Partizani, për javën e 13-të të kampionatit Abissnet Superiore, n...
Sport
27 Nëntor 2025, 18:30
SPANJE - Ndërsa Fermín ishte ana negative, duke pasur parasysh se do të qëndrojë jashtë fushave për dy javë...
Sport
27 Nëntor 2025, 18:00
ZVICER - Arsene Wenger ishte një nga trajnerët më të suksesshëm në histori, duke drejtuar Arsenalin për 22 s...
Sport
27 Nëntor 2025, 17:30
JEMEN - "Është një moment historik." Me këto fjalë, Gunter Younger, kreu i hetimeve në Agjencinë Botërore Antidoping (...
Sport
27 Nëntor 2025, 17:00
ZVICER - FIFA do të ndërtojë dy mini-fusha futbolli në Bregun Perëndimor, një nga dy territoret palestineze së bashku ...
Sport
27 Nëntor 2025, 16:30
SPANJE - Këtë të mërkurë, mediat sociale u mbushën me emocione dhe dashuri pas postimit prekës nga Sira Martínez, va...
Sport
27 Nëntor 2025, 16:00
SPANJE - Tashmë e tronditur nga humbja e rëndë e pësuar nga Chelsea (0-3), Barça është detyruar të përballoj&eu...
Sport
27 Nëntor 2025, 15:30
ANGLI - Në një deklaratë të lëshuar këtë të enjte, Newcastle United denoncoi "trajtimin e papranuesh&eu...
Sport
27 Nëntor 2025, 15:15
DANIMARKE - Vetëm 10 tifozë të klubit kazak bënë një udhëtim të jashtëzakonshëm prej 5.000 kilometrash p&eum...
Sport
27 Nëntor 2025, 15:05
ANGLI - Pyetja që po i shqetëson aktualisht tifozët e Reds është: A është në rrezik stoli i Arne Slot te Liverpool? Pa...