10 Qershor 2026, 13:31
Nga E. D

TIRANË- Ky është momenti ku Armand Shakaj, i shpallur në kërkim nga policia, lëvizte dhe fshihte motorin e Eglant Koçit. Në pamje ai shihet duke larguar motorin dhe më pas kthehet në këmbë. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka vënë në pranga 25-vjeçarin Enea Zyferi, i akuzuar për “Përkrahje të autorit të krimit”, pasi dyshohet se ndihmoi Shakajn në zhdukjen e Koçit.
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se Shakaj i ka kërkuar Koçit që të shkonte ta takonte te ambienti në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” përballë drejtorisë së Policisë së Shtetit. Aty dyshohet se ai e ka vrarë dhe për të nxjerrë trupin i ka kërkuar kamerierit të fikë dritat, me pretendimin se do të nxirrte një frigorifer.
Pavarësisht fikjes së dritave, kamerat e kanë fokusuar teksa vendos trupin e Koçit në makinë dhe dyshohet ta ketë zhdukur në një zonë te thellë të Librazhdit. Më pas, Shakaj ka tentuar të fshehë çdo gjurmë, pasi motorin e mikut të tij e ka dërguar në zonën e 5 majit, mesa duket për të shpërqendruar policinë, ndërsa ka pastruar ambientin e punës si dhe ka urdhëruar kamerierin të lajë makinën.
Policia dyshon se Englant Koçi është vrarë, pasi gjurmë gjaku janë gjetur si në ambientin ku është mbajtur peng, ashtu dhe në makinë. Shakaj nërkohë është shpallur në kërkim për mbajtjen peng dhe vrasjen e mikut të tij 34-vjeçar./Dosja.al
armand shakaj eglant koçi
Aktualitet
10 Qershor 2026, 13:10
E. D
TIRANË- Enea Zyferin, ndaj të cilit u caktua masa e arrestit me burg për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit, lid...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 13:03
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një person, i cili dyshohet se ka goditur me grusht drejtorin e Ag...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 12:45
E. D
Besfort Lamallari
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar shpërblim financiar pë...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 12:34
E. D
TIRANË- Personat që shihni në foton janë katër personat e arrestuar nga policia, në kuadër të operacionit që &cce...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 11:55
E. D
pamjet
LEZHË– Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Shëngjin, ku i plagosur mbeti Kristian Gjoni. ...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 11:54
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Mësohet se &cced...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 11:48
E. D
LEZHË– Pamjet nga plagosja e ndodhur këtë të mërkurë në Shëngjin janë publikuar. Mësohet se ...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 11:38
E. D
Kleviol Ahmeti
TIRANË- Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio”, është paraqitur mëngjesin e sotëm sërish...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 11:35
E. D
LEZHË- Policia ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 11:33
E. D
TIRANË- Çdo mbrëmje pas orës 18:00, mijëra të rinj zbresin në qendër të Tiranës. Ata nuk sjellin vetë...