Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin/ Plagoset 35-vjeçari, në kërkim dy autorët! Si nisi sherri me menaxherin e lokalit (EMRI+ VIDEO)
Ngjarja në Lezhë/ Policia: I plagosur mbeti një 35-vjeçar, në kërkim dy autorët! Si nisi sherri me menaxher...
Ngjarja në Lezhë/ Policia: I plagosur mbeti një 35-vjeçar, në kërkim dy autorët! Si nisi sherri me menaxher...
Shpërthimi me lëndë plasëse në Balldren, policia shoqëron një person 10 Qershor, 11:36 Shp...
"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit u them se... 9 Qersh...
Dita e dhjetë e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re 9 Qershor, 18:45 ...
Tubimi u zhvillua në qendër të qytetit, ku qytetarët marshuan paqësisht në rrugët kryesore, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj situatës ekonomike dhe sociale në vend.

FUSH-KRUJË- Burrat, gratë, të rinjtë e të rejat e Fushë-Krujës, madje edhe fëmijët, iu bashkuan këtë të martë protestave që kanë nisur në disa qytete të vendit kundër qeverisë. Tubimi u zhvillua në qendër të qytetit, ku qytetarët marshuan paqësisht në rrugët kryesore, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj situatës ekonomike dhe sociale në vend.
Partia Demokratike Krujë e ka mbështetur protestën e sotme, duke iu bashkuar qytetarëve në këte marshim. Protestuesit ngritën problematikat me të cilat, sipas tyre, përballen çdo ditë banorët e zonës dhe shqiptarët në tërësi. Ata përmendën gjendjen e rrugëve, trafikun e rënduar, përmbytjet e shpeshta, emigrimin masiv të të rinjve, taksat e larta, pagat e ulëta dhe rastet e korrupsionit në qeverisje.
Qytetarët kërkuan në kor dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa nuk munguan as pankartat me mesazhe ironike dhe kritike ndaj qeverisë. Një prej tyre mbante mbishkrimin: “Bela 300 apartamente? Edhe Luzi 300 gropa!!!”, duke iu referuar çështjes së ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
View this post on Instagram
“Kemi arsye me protestu, sepse ky njeri i hëngri kalamajtë. Kanë ikur të gjithë. Na u dogj shpirti për nipër e për mbesa, na u dogj shpirti për të dashurit tanë”, tha njëri prej protestuesve, duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen në protesta pavarësisht bindjeve politike.
Një tjetër tha: “Jemi mbledhur këtu sot pa frikë, pa drojë. Nga askush, as nga shteti, as nga Edi Rama e as nga qeveria e tij. Për çfarë protestojmë ne sot? Ne protestojmë për shpopullimin. Kaq vite kjo qeveri e ka shpopulluar Fushë-Krujën dhe gjithë Shqipërinë. Kjo qeveri do ta shesë Shqipërinë. Po e shet copa-copa. Po ua jep oligarkëve e investitorëve strategjikë. Ne jemi kundër këtyre vendimeve dhe themi njëzëri: Rama ik!”
Një pjesë e protestuesve u nisën drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së 10-të të organizuar në kryeqytet, duke theksuar se do të vazhdojnë të ngrejnë zërin për kërkesat e tyre./Dosja.al
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, duke lënë në...
foto ilustruese GJIROKASTËR- Një ngjarje tregjike ka ndodhur këtë të mërkurë në Gjirokastër. Bë...
Eglant Koçi TIRANË- Hetimet për zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezulton i zhdukur që prej datës 4...
Edi Rama dhe gazetarja e CNN, Isa Soares TIRANË- Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka bërë një reagim lidhur me protestat në Shqip...
pamjet LEZHË- Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia spanjolle është vën&e...
TIRANË- Prej disa ditësh shqiptarët kanë mbushur sheshet, duke protestuar kundër Kryeministrit Edi Rama. Edhe sot në or&eum...
Abbas Araghchi IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, është përgjigjur me kërcënime të reja ...
TIRANË- Fjoralba Ponari ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit gjatë takimit të zhvilluar me socialist...
TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohe...
Pamje TIRANË- Mijëra protestues po vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, ndërsa shoferët e a...