Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha deklaron se fenomeni 'votues shëtitës' është shumëfishuar.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar 'zgjedhësit shëtitës' që sipas tij në vendin tonë janë plot 547 mijë të tillë. Në një dalje për mediat, kryedemokrati, duke iu referuar denoncimit të emisionit 'Piranja' tha se fenomeni i zgjedhësve shëtitës është një fenomen që po studiohet me intensitet nga Partia Demokratike, madje shtoi se janë rreth 547 mijë qytetarë që janë të tillë. Ai shton se kanë dokumente, se ky fenomen është shumëfishuar.
FJALA E PLOTË:
Farsa elektorale kishte dimensionet e saj të shëmtuara, njëri prej të cilave janë edhe votuesit shëtitës.
Votuesit shëtitës u shfaqën si fantazma elektorale në zgjedhjet e 2015-ës, kur në një uzinë pa dyer e dritare dhe të braktisur prej vitesh në Kavajë, ishin regjistruar si vendbanimi 300 zgjedhës, ndërkohë që nuk kishte asnjë njeri. Po në këtë kontekst, në qytetin e Durrësit, u gjetën votues të regjistruar në garazhe, kontejnerë në port e gjer të shatërvani në qendër të qytetit si adresë.
Më 25 prill 2021, në rrethin e Durrësit votuan 110 mijë zgjedhës. U konstatuan se 5470 zgjedhës nuk ishin të identifikuar nga makina e identifikimit të zgjedhësve. Ajo që dëshmon në përdorimin e fortë të këtij kontingjenti votuesish shëtitës ishte 6 marsi i vitit 2022. Në Bashkinë e Durrësit votuan 67 mijë votues, pra numri pothuaj u përgjysma. Por ajo që ndodhi në qytetin e Durrësit është se numri i zgjedhësve të paidentifikuar u dyfishua nga 5 mijë shkoi në 9600. Po nga kjo analizë na rezultoi se në këtë qytet, 3900 emigrantë që rezultonin sa kishin votuar, asnjë prej tyre nuk kishte ardhur në Shqipëri. Të gjitha këto sa fola më sipër për Durrësin, me të gjithë dokumentacionin, PD ia ka dërguar prokurorisë që bën pingpong nga prokuroria e Durrësit e SKAP-i.
Po këto në pamje të parë janë të shkuara. Jo. Në këto zgjedhje ne kemi dokumente se ky fenomen u shumëfishua. Në një emision investigativ të Piranjave, gjetën se një drejtor i Bashkisë së Tiranës, kishte regjistruar në katër apartamente false, rreth 20 qytetarë, të cilët nuk kishin banuar kurrë në apartamentet e tij, por kishin ardhur nga zona të ndryshme dhe kishin votuar për Erion Veliajn. Fenomeni i zgjedhësve shëtitës është një fenomen që po studiohet me intensitet nga PD. Dua të falënderoj Piranjat për investigimin e shkëlqyer që bënë.
Ndërkohë ne kemi identifikuar se zgjedhës potencialisht shëtitës, janë në të gjithë vendin rreth 547 mijë vetë.
Këta zgjedhës po identifikohen bashki më bashki. Këta zgjedhës do identifikohen qendër pas qendre.
Një gjë është e sigurt, se investigimi i plotë i bërë për një adresë false në të cilën ishin të regjistruar 20 votues që nuk kishin banuar kurrë, është dëshmi flagrante, e pakundërshtueshme se Erion Veliaj, ka përdorur sipas analizës sonë, këtë proces antiligjor, antikushtetues, këtë krim elektoral në mijëra e mijëra raste të tjera.
Ndaj dhe unë në përputhje me zotimin solemn të PD të mbrojtjes së votës, kërkoj mirëkuptimin dhe durimin e qytetarëve sepse do një punë shumë voluminoze identifikimi i zgjedhësve shëtitës për çdo bashki dhe ne do e bëjmë atë dhe do e paraqesim. Manovra me listat e zgjedhësve është bërë së pari me përjashtimin e mbi 180 mijë zgjedhësve. Zinxhiri mund të shkojë deri në 200 mijë. Në farsën e turpshme elektorale maj 2023 u përdorën fantazmat e zgjedhësve shëtitës apo zgjedhës që votonin në dy apo qendra votimi. Ne do i shkojmë gjer në fund kësaj batërdie, kësaj farse të shëmtuar elektorale.
Emisioni 'Piranjat' zbuloi se në prag fushate partitë politike zgjedhin përdorën metoda aspak të ndershme për të rritur numrin e votuesve. Një nga këto metodat është zhvendosja e popullsisë nga një vend në tjetrin për të mbledhur sa më shumë vota.
Dy persona, ku njëri prej tyre është punonjës i Bashkisë Tiranë, i kanë lëshuar me qira 3 banesat e tyre, në Njësinë Administrative nr. 7 dhe 8 banorëve që nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin, përveç faktit që janë punonjës të Bashkisë Tiranë./Dosja.al
Komisioni TIRANË-Zbulohen edhe dy emra të tjerë të ambasadorëve të rinj që pritet të përfaqësojnë ve...
Evis Kushi TIRANË- Qeveria shqiptare mori ditën e sotme vendimin për shkirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Pas mbledhje...
Edi Rama SLLOVAKI- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në forumin “GLOBSEC 2023” që po mbahet në Bra...
Edi Rama SLLOVAKI- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga forumi i Sigurisë në Bratislavë se Kosova dhe Serbia kanë pasur gjithmon&eum...
Lefter Maliqi TIRANË- Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka ka...
Edi Rama SLLOVAKI-Kryeministri Edi Rama mendon se ushtria serbe s'ka fuqi në kufi të Kosovës. Teksa ishte i ftuar në forumin në Br...
Edi Paloka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me rastin e 62-vjeçarit Ivzi Hoxha, i cili u d&e...
Edi Rama SLLOVAKI- Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Bratislavë, aty ku është mbledhur Forumi i Sigurisë. ...
Sali Berisha TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë, ku shprehet se kryetarja e Sh&eu...
Ambasadorja franceze TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka publikuar ditën e sotme raportin për ‘Pasaportat e arta”. Ambasad...