Protesta e 29-të rradhazi/ Qytetarët e vendosur, kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Ramës
Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë 28 Qershor, 19:40 ...
Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë 28 Qershor, 19:40 ...
"Prej 6 vitesh nuk ka përgjie për pallatin e prishur nga tërmeti"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë m&e...
Sulmet mes SHBA-së dhe Iranit/ Trump kërcënon sërish: Irani shkeli armëpushimin, një ditë nuk do t&...
Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet 27 Qershor, 19:06 F...
Në një Botëror ku Argjentina shihet sërish si një nga favoritët kryesorë për trofeun, kapiteni i kampionëve në fuqi po vazhdon të jetë lideri absolut i skuadrës së Lionel Scalonit.

SHBA - Botërori 2026 po hyn në fazën më interesante të tij, por përveç emocioneve të fushës, turneu po prodhon edhe statistika e rekorde që po tërheqin vëmendjen e gjithë botës së futbollit. Nga Lionel Messi dhe Harry Kane te planet ambicioze të FIFA-s për të ardhmen, ja disa nga historitë më të veçanta të ditëve të fundit.
Harry Kane lë pas Cristiano Ronaldon dhe hyn në histori
Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane, ka vazhduar formën e tij të shkëlqyer në Kupën e Botës, duke arritur një tjetër rekord të rëndësishëm. Me golat e realizuar në këtë edicion, Kane ka kaluar Cristiano Ronaldon në renditjen e golashënuesve të Kupës së Botës, duke e bërë këtë arritje edhe më mbresëlënëse për faktin se e ka realizuar në vetëm tre pjesëmarrje në Botëror, ndërsa portugezi ka luajtur në gjashtë turne të ndryshëm.
Kapiteni anglez po konfirmon se është një nga sulmuesit më efikasë që ka parë ndonjëherë kompeticioni më i madh i futbollit dhe tashmë po synon të ngjitet edhe më lart në listën historike të golashënuesve të Kupës së Botës.
Leo Messi vendos një rekord që askush nuk e kishte arritur më parë
Lionel Messi vazhdon të tregojë se mosha është thjesht një numër. Ylli argjentinas realizoi një supergol nga goditja e dënimit në sfidën ndaj Jordanisë, por ajo që e bëri edhe më të veçantë këtë moment ishte statistika që e shoqëroi. Me këtë realizim, Messi u bë lojtari i parë në historinë e Kupës së Botës që arrin të shënojë në shtatë ndeshje radhazi në këtë kompeticion.
Një rekord që nuk ishte arritur as nga Pele, Diego Maradona, Ronaldo Nazario, Miroslav Klose apo Cristiano Ronaldo. Në një Botëror ku Argjentina shihet sërish si një nga favoritët kryesorë për trofeun, kapiteni i kampionëve në fuqi po vazhdon të jetë lideri absolut i skuadrës së Lionel Scaloni-t.
Argjentina dhe Portugalia mund të përballen vetëm në finale
Një nga skenarët më të diskutuar mes tifozëve është mundësia për të parë një përballje mes Argjentinës dhe Portugalisë. Pas përcaktimit të skemës së fazës me eliminim direkt, është konfirmuar se dy kombëtaret ndodhen në anë të kundërta të tabelës së turneut. Kjo do të thotë se ato nuk mund të përballen në 1/16-at, 1/8-at, çerekfinale apo gjysmëfinale.
E vetmja mënyrë që Argjentina dhe Portugalia të luajnë kundër njëra-tjetrës është në finalen e madhe të Botërorit. Një skenar i tillë do të ishte ëndrra e shumë tifozëve, pasi mund të sjellë një tjetër kapitull historik në rivalitetin mes epokës së Lionel Messit dhe futbollit portugez.
FIFA po shqyrton një Botëror me 64 skuadra
Ndërsa Botërori 2026 është edicioni i parë me 48 kombëtare pjesëmarrëse, FIFA duket se po mendon edhe më larg. Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e futbollit botëror po analizojnë mundësinë që Botërori i vitit 2038 të zhvillohet me plot 64 skuadra.
Nëse kjo ide merr dritën jeshile, do të kemi zgjerimin më të madh në historinë e kompeticionit, duke i hapur dyert shumë më tepër vendeve nga Afrika, Azia, Amerika Qendrore dhe Oqeania. Megjithatë, propozimi ka hapur debat mes ekspertëve, pasi shumë prej tyre mendojnë se një zgjerim i tillë mund të ulë nivelin konkurrues të turneut.
Neymar vazhdon të jetë fenomen në Brazil
Edhe pse karriera e tij po i afrohet fundit, Neymar mbetet një ikonë absolute në Brazil. Pas publikimit të listës së Carlo Ancelottit për Kupën e Botës, ku emri i Neymarit ishte mes të grumbulluarve, në Brazil janë regjistruar pesë foshnja të porsalindura me emrin "Neymar".
Ky detaj kurioz tregon ndikimin e jashtëzakonshëm që ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së vazhdon të ketë te tifozët brazilianë. Pavarësisht kritikave dhe dëmtimeve që e kanë shoqëruar gjatë viteve të fundit, Neymar mbetet një nga figurat më të dashura të futbollit brazilian.
Goli i Jordanisë i shemb murin argjentinas
Argjentina ka qenë një nga skuadrat më solide të turneut deri tani. Albiceleste pësoi golin e parë në Botërorin 2026 vetëm pas 18 goditjeve të kundërshtarëve drejt portës së saj dhe vetëm në tentativën e dytë që shkoi në kuadrat. Megjithatë, edhe ky gol hyri menjëherë në historinë e statistikave.
Rrjeta e Emiliano Martinez u tund nga Jordania pas një aksioni të ndërtuar me 14 pasime radhazi, sekuenca më e gjatë që ka prodhuar një gol kundër Argjentinës në një Kupë Bote që prej vitit 1966.Edhe pse seria e ndeshjeve pa pësuar gol mori fund, kjo statistikë tregon nivelin e organizimit dhe kontrollit që skuadra eScaloni-t ka shfaqur gjatë gjithë turneut.
B.T (Dosja.al)
SHBA - Për Kombëtaren e Iranit në këtë Botëror, kjo fije kishte një emër dhe një shifër të saktë: nu...
SHBA - "Vlerësimi i përgjithshëm, logjikisht, pas fitores së të tre ndeshjeve është pozitiv. Sidomos sepse u kemi dhën...
SHBA - Türqia e përfundoi fushatën e saj në Kupën e Botës FIFA 2026 me një fitore 3-2 ndaj Shteteve të Bashkuara&...
SHBA - Miqësia midis Javier Zanettit dhe Pablo Paz, babait dhe agjentit të Nicos, vazhdon. Pavarësisht vendimit të Comos p&...
SHBA - Portugalia arriti barazimin e dytë në tre ndeshje të shtunën kundër Kolumbisë. Për të ditur nëse fitorja ...
SHBA - Kanadezët ëndërruan për një turne në shtëpi pas tre ndeshjeve të tyre të para në Toronto dhe Vancouve...
ANGLI - Sipas Fabrizio Romano, Chelsea po shqyrton një transferim surprizë në mesfushë: Granit Xhaka. Mesfushori zviceran me origjin...
SHBA - Kupa e Botës 2026 do të bëjë histori si edicioni i parë me 48 ekipe finaliste. Ky zgjerim i rëndësishë...
SHBA - Lautaro Martínez ishte thelbësor për projektin e Lionel Scaloni që nga fillimi. Ai ishte një nga figurat kryesore në...
SHBA - Në një deklaratë të publikuar në faqen e saj zyrtare të internetit, AUF njoftoi se plani i kthimit ishte planifikuar m&eu...