Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Anësori brazilian ka vendosur së bashku me Manchester United të mos kthehet në Angli "deri në njoftimin e mëtejshëm", ndërsa ai vazhdon të përballet me akuzat për sulm ndaj ish-partneres së tij.
ANGLI - Anthony është nën hetim nga autoritetet braziliane dhe Policia e Mançesterit të Madh, pasi ish-partnerja e tij Gabriela Cavalin pretendoi se ai e kishte sulmuar atë në raste të veçanta midis qershorit 2022 dhe majit të këtij viti. Dy gra të tjera gjithashtu e akuzuan brazilianin duke folur për shtypin të enjten e kaluar.
23-vjeçari, i cili i quajti pretendimet e Cavalin "të rreme" në një deklaratë fillestare në mediat sociale, ndërkohë që të premten dha një intervistë të gjatë për kanalin televiziv brazilian SBT, në të cilën ai mohoi kategorikisht të kishte sulmuar ndonjë grua, duke thënë: "Unë kurrë nuk e kam bërë dhe kurrë nuk do ta bëja”.
Sulmuesi i ri, tashmë i “pezulluar” nga kombëtarja do të qëndrojë jashtë Manchester United “deri në njoftimin e dytë” me një... leje me pagesë!
Më konkretisht, lojtarët e Manchester United që nuk janë të grumbulluar me kombëtaret pritet të kthehen në terrenin stërvitor të klubit në Carrington nesër të hënën (11/09), Anthony do të marrë një 'periudhë pushimi' në atë që klubi dhe lojtari thane, se ishte një vendim i një marrëdhënie të ndërsjellë.
An update on Antony.
— Manchester United (@ManUtd) September 10, 2023
Deklarata e klubit të dielën pasdite, thoshte: “Manchester United pranon akuzat kundër Anthony. Lojtarët që nuk kanë marrë pjesë në ndeshjet ndërkombëtare do të kthehen në stërvitje të hënën. Megjithatë, është rënë dakord me Anthony, që ai do të vonojë kthimin e tij deri në njoftimin e mëtejshëm për t'u marrë me akuzat.
Si klub ne dënojmë aktet e dhunës dhe abuzimit. Ne e njohim rëndësinë e mbrojtjes së të gjithë të përfshirëve në këtë situatë dhe njohim ndikimin që këto akuza kanë tek të mbijetuarit e abuzimit."
Nga ana e tij, lojtari vuri në dukje: “Kam rënë dakord me Manchester United që të marr një periudhë mungese, ndërkohë që unë do të merrem me akuzat ndaj meje. Ky ishte një vendim i përbashkët për të shmangur shpërqendrimin e shokëve të skuadrës dhe polemikat e panevojshme për klubin.
Dua të ritheksoj pafajësinë time për gjërat për të cilat jam akuzuar dhe do të bashkëpunoj plotësisht me policinë për t'i ndihmuar ata të arrijnë të vërtetën. Mezi pres të rikthehem në lojë sa më shpejt të jetë e mundur”.
???? BREAKING: Antony statement.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 10, 2023
“I have agreed with United to take a period of absence while I address the allegations made against me”.
“This was mutual decision”.
“I want to reiterate my innocence of the things I have been accused of, I will fully cooperate with the police”. pic.twitter.com/EBfg47xSsd
B.T (Dosja.al)
Kapsolla Sot luhet ndeshja Shqipëri-Poloni. Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash, ku bën me dije se në stadium...
BRAZIL - “Puma” publikoi pak orë më parë një palë këpucë me firmën e Neymar, të quajtura “...
GREQI - Elina Tzengo, atletja me origjinë shqiptare, që përfaqëson dhe është kampione e Greqinë dhe Europës në...
POLONI - Kombëtarja e Polonia fitoi të enjten, duke mposhtur Ishujt Faroe 2-0 me dy golat e Robert Lewandowski dhe mbetet me shpresë për t'u...
ZVICER - Pavarësisht zërave se Cristiano Ronaldo do të tërhiqej nga futbolli ndërkombëtar, pasi u largua nga skuadra e...
MAROK - Një hotel me bazë në Marrakech, në pronësi të Cristiano Ronaldos ka hapur dyert për viktimat e tërmetit në...
SHBA - Me Lionel Messin, që mungonte për shkak të angazhimeve me Argjentinën, Leonardo Cabana shënoi dy herë dhe Facun...
GJERMANI - Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, tha dje se ai mbetet njeriu i duhur për të udhëhequr skuadrën, pa&cc...
SPANJE - Barça është e qetë me Lamine Yamal. Lojtari i ri 16-vjeçar i ri duhet të nënshkr...
SPANJE - Xavi Hernández do të rinovojë kontratën me Barcelonën në ditët në vijim. Siç raporton &ldq...