Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
DIMAL- Fermerët nga fshati Çiflig i Dimalit këtë vit do të prodhojnë më pak speca. Syrja Fetahu, 8 vite më parë u kthye nga emigrimi për të ngritur 8 dynym sera. Edhe kësaj here në të gjithë sipërfaqen e serës ai mbolli i speca, por ndërkohë që priste prodhimin fidanët e specave të varietetit manxhare rezultuan me problem.
“Fara e specit manxhares ka dal me probleme. Ja kjo është fare e mirë, ndërsa tjetra e keqe, nuk ka asnjë farë brenda. Gjysma ka dal e mirë dhe gjysma e keqe. Edhe pse është i njëjti varietet. Vetëm këtë vit kam shpenzuar 12 mln lekë”, thotë fermeri Syrja Fetahu.
Fermerët thonë se mungesa e farës ndalon zhvillimin e frytit. Edhe sera e Elton Agalliut është mbushur me speca të vegjël dhe pa fara. Sipas tij prodhimi nuk do të shkoj në treg, por në kanal.
“Kam 7 vjet që e përdor këtë farë. Të paktën duhet të kisha bërë 3 vjelje kur ne skemi bërë asnjë, dhe ato që morëm i hodhëm pasi janë pa cilësi”, shprehet fermeri Elton Agalliu.
Një fidan speci fermeri para tre muajsh e bleu në farmacinë bujqësorë 260 lekë, vetëm nga një bimë fermerët duhet të vilnin 10 kg speca, por këtë vit ata presin që të marrin vetëm një kilogram. Fermerët thonë se fare jo cilësore do t’i mbaj ata larg tregut, për pasojë në sezonin e ardhshëm që të kultivojnë prodhime bujqësorë në serë duhet të marrin para borxh, në te kundërt toka mbetet djerrë. Eltoni, Syrjai, dhe Edmondi para dëmshpërblimit kërkojnë fajtorin.
Fermerët në vend të tregut, sot janë duke kërkuar përgjigjen e pyetjes se, përse dështuan me fidanët e specave.
“Këtu ku jemi momentalisht kemi 1 dynym sera, fidanin e kam blerë 269 lekë të vjetra fija. Ata zotërinjtë nuk mbajnë përgjegjësi, njëri thotë e ka klima, tjetri thotë fare e shtrydhur, tjetri ushqyesit. As ne nuk dimë çfarë t’i hedhim më”, thotë Agalliu.
Për Edmondin, kjo serë është gjithçka, pasi kjo serë është burimi i vetëm i të ardhurave:
“Problemi është se speci po na del pa fara. Të na japin ndonjë lek. Se ne më këtë sezonin që vjen nuk e mbjellim dot.Nga një dynym e gjysmë kam shit 50 kg, kur të paktën duhet të kisha shitur 3 kuintal“.
Por farat dhe fidanët jashtë standardit janë një histori e përsëritur për fermerët vendas. Gjashtë muaj më parë fidanët problematikë u panë në Berat dhe Fier. Serat e fermerëve u mbushën me domate të kalbura. Ndërsa sot serat e fermerëve nga Çifliku janë të mbushura me bimët e specave që nuk japin prodhim.
Marrë nga Top Channel
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Përmbi dy orë, ish-deputeti socialist Alqi Bllako u pyet nga SPAK për procedurën e dhënies me koncension të inceneratorit të Fierit, një çështje që i kus...
SHKODËR– Kryetari i sapozgjedhur në krye të bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia duket se ka zgjedhur që ta nisë me “spastrime”. Kur ka kaluar vetëm 1 ...
ELBASAN– Një 30-vjeçare banuese në Elbasan është shpallur në kërkim pas denoncimit nga ish-bashkëshorti në Komisariatin e qytetit. E reja, e identi...
TIRANË- Ka mbërritur në Kuvend projektligji për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut të Butrintit. Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (A...
DURRËS- Bizneset e hoteleri-turizmit në vend po ndeshin vështirësi në gjetjen e punonjësve. Ndaj ata detyrohen të punësojnë punonjës nga Azia, dhe ve&ccedi...
SARANDË- Dy persona në Sarandë janë transportuar në spital pasditen e sotme, pasi kanë rënë nga lartësitë. Mësohet se në spitalin e Sarandës, brenda pas or...
ROSKOVEC– Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partise Demokratike ka zhvilluar procesin e zgjedhjes së kryetarit të Parti...
RROSKOVEC- Ajo që kishte më shumë frikë dhe i ruhej, ndodhi. Merushja u nda nga kjo jetë mizorisht, nga babai i atij që donte dhe me të cilin jetonte prej 3 vit...
TIRANË– Endrit Jolldashi, personi që tentoi t’i vinte zjarrin mjetit në pronësi të UKT-së në Bashkinë e Tiranës është lënë në burg. Vendimi është marrë nga...
TIRANË– Një 76-vjeçar nga Vlora ka ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka b...