LIVE UPDATES
Aktualitet

Tentoi t’i vinte flakën makinës së UKT, lihet në burg Jolldashi

14 Prill 2022, 14:16 Nga DOSJA
Tentoi t’i vinte flakën makinës së UKT, lihet në burg

TIRANË– Endrit Jolldashi, personi që tentoi t’i vinte zjarrin mjetit në pronësi të UKT-së në Bashkinë e Tiranës është lënë në burg. Vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Prokuroria ka kërkuar lënien e tij në burg dhe kjo kërkesë u pranua nga Gjykata.

Jolldashi hodhi poshtë makinës një shishe me benzinë. Më pas është larguar me biçikletë. Të gjitha lëvizjet e tij janë të kapura nga kamerat e sigurisë në rrugët e kryeqytetit, që pas analizimit nga Policia e Tiranës, u bë e mundur arrestimi i tij.

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të “Ndalimit” dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për personin nën hetim me iniciale E.J, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”  dhe “Prodhimi, blerja, mbajtja apo shitja e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 151/1, 279/1 dhe 280 të K.Penal.

Me vendimin nr. 769 Akti, datë 01.04.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur: Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore më datë 29.03.2022, ora 12:20 ndaj shtetasit E.J, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”  dhe “Prodhimi, blerja, mbajtja apo shitja e armëve të ftohta”.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet endrit jolldashi policia e tiranes endrit jolldashi policia e tiranes

Sondazh

Poll