LIVE UPDATES
Aktualitet

U vra me thikë nga vjehrri, 30-vjeçarja jetonte në frikë. Bashkëshorti: Kërkova ndihmë

14 Prill 2022, 17:23 Nga DOSJA
U vra me thikë nga vjehrri, 30-vjeçarja jetonte në frikë.

RROSKOVEC- Ajo që kishte më shumë frikë dhe i ruhej, ndodhi. Merushja u nda nga kjo jetë mizorisht, nga babai i atij që donte dhe me të cilin jetonte prej 3 vitesh. 30-vjeçarja Merushe Azizi u vra mesditën e 12 prillit me thikë nga vjehrri i saj Xhevair Hoxha, 61 vjeç. Më pas 61-vjeçari i dha fund dhe jetës së tij duke u vetëvarur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Vidhishtë, Roskovec dhe ka tronditur jo vetëm familjarët, banorët, por edhe opinionin publik. Motivi i krimit, fakti që e reja kishte qenë e martuar më parë dhe kishte tre fëmijë. Një ‘njollë’ që nuk u pranua nga babai i dashurisë së saj Fatjonit, i cili prej kohësh i kërcënonte të dy dhe këtë gjë e kishte paralajmëruar dhe iu kishte thënë edhe fqinjëve.

A mund të parandalohej ky krim, që la pa nënë 3 fëmijë? Fatjon Hoxha, bashkëshorti pa letra i viktimës akuzon shtetin se nuk e kishte ndaluar babain e tij. Ja dëshmitë tronditëse të sjella nga BalkanWeb gjatë dy ditëve për krimin e rëndë.

“Mbyllej me çelës në dhomë se kishte frikë”, babai i vrau nusen, i biri mes lotësh akuza të forta shtetit: Nuk morën masa, im atë iu dha lekë dhe…
Partneri i Merushe Hazizit, e cila u vra nga vjehrri i saj, vjen në një rrëfim ekskluziv vjen për herë të parë në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24” të autores Evis Ahmeti.

Fatjon Hoxha në një lidhje telefonike për ‘News24’ sqaroi atë se çfarë ndodhi para dy ditësh në Vidhisht të Roskovecit, që tronditi mbarë opinionin publik, ku Xhevahir Hoxha vrau 30-vjeçaren dhe më pas u vetëvar në pemë.

“Përshëndetje! (qan) Kam shumë gjera për të shprehur. Nuk mori masa shteti për këtë gjë. Kishte një muaj që i lutesha shtetit. Iknin dhe vinin, për arsye se babai im i dha lekë shtetit. Ndodhi kjo që ndodhi. Me policinë e Shtetit i ke me video me zë. Ai i thoshte ‘sa lekë do që ta marrësh djalin brenda’. Ai edhe në Gjykatë futi lekë. Do i them të gjitha kur të vij aty. Ata (policia) vinin në shtëpi këtu dhe nuk merrnin masa. Ndodhi kjo që ndodhi dhe më shkatërruan jetën time”, tha ai.

Ku ishe atë ditë?
Isha në punë me traktor në fshat. Sa ika unë. Më mori në telefon xhaxhai dhe më tha ‘po bërtet nusja’. Ndodhi kjo që ndodhi. E mbyllja se e kishte frikë. Kishte frikë nga ai se e kërcënonte. E mbyllte nga brenda se kishte frikë, e kërcënonte ai. Kur vija unë, hapte derën ajo.

“Me nipat nuk kam folur, ish-vjehrra e 30-vjeçares: Bashkë kemi pasur marrëdhënie të mirë!
Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ish-vjehrra e Merushe Hazizi foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Roskovec.

Gjatë bisedës në ‘News24’ të autores Evis Ahmeti, ajo u shpreh se ka ndjerë shumë keqardhje për ngjarjen e rëndë.

Ish-vjehrra tregoi se ka pasur një marrëdhënie të mirë me Mirushen.

Ish-vjehrra: I kërkoj ngushëllime familjarëve. Më ka ardhur shumë keq. Merushja sa ka qenë tek unë kemi kaluar mirë. Nuk jemi grindur, unë gjithmonë i kërkoja llogari tim biri. Kërkoja vetëm të shikonte fëmijët. Kam shumë respekt.

Jeni interesuar për tre nipërit?

Ish-vjehrra: Jo sepse nuk kisha numër telefoni, s’kisha ku të flisja.

Deklaratat e Anduelit, kërkon analizat e ADN për djalin e dytë dhe të tretë?

Ish-vjehrra: Atë nuk e di nëse ka dyshime, le t’i bëjë.

E përkrah?
Ish-vjehrra: Të bëjë si të dojë ai. Nuk di të flas për këtë..

Do mbani një raport me nipërit?

Ish-vjehrra e Merushe Hazizi: Unë them se do i mbaj…nuk e di. Do të doja të komunikoja me fëmijët.

Rrëqeth motra e viktimës në Roskovec: Fëmijët morën pjesë në varrim, por s’e dinin që po përcillnin nënën
Vrasja e 30-vjeçares Merushe Hazizi nga vjehrri i saj në fshatin Vidhisht në Roskovec të Fierit, ka tronditur mbarë opinionin publik.

Esmeralda, motra e viktimës tha për emisionin ‘Me zemër të hapur’ të autores Evis Ahmeti se fëmijët e të ndjerës ende nuk e kishin të qartë se nëna e tyre kishte ndërruar jetë. Esmeralda fajësoi Fatjonin në lidhje me gjithçka që i kishte ndodhur motrës së saj.

Cili ishte shkaku i ndarjes së Merushes nga bashkëshorti i parë?

Shkaktar që u nda nga burri Merushja është Fatjon Hoxha. Ai tha që jam beqar e skam fëmijë. Më tej doli gruaja me një fëmije 8 vjeç.

Xhevahiri dhe Merushja nuk ka pasur njohje para se të njihej me Fatjonin. Prezantimi kur u lidhën me Fatjonin ishte shumë i acaruar Fatjoni dhe Merushja janë bashkë për 3 vite.

A vinte gjatë kësaj kohe Merushja në shtëpi?

Dy vite nuk ka ardhur Merushja në shtëpi, së fundmi unë ndërhyra dhe nisën ta takonin.
Ne nuk e pranonim martesën me Fatjonin se e njihnim kush ishte ai dhe familja e tij. Fatjon Hoxha e mashtroi sa e ndau nga burri dhe fëmijët, ai ishte shkaktari i të gjithave. Të marrësh nusen ta mbyllësh me çelës e të ikësh në punë, nuk është zgjidhje.

Si e morët vesh lajmin e vdekjes së Merushes?
Lajmin e vdekjes së Merushes ma dha motra që është në fshat. kur kam vajtur unë ka ardhur ambulanca për ti çuar në morg. Lajmin saktësisht ma dha Fatjoni. Më tha babai më vrau Merushen. Përballje me Fatjonin pati, i thash më hoqe motrën nga duart. Më shihte në sy dhe qante.

Ditën e djeshme ka dalë detaji që policia ka qenë nën dijeni të asaj që mund të ndodhte.
Për faktin që policia ishte në dijeni, pse nuk na njoftoi ne familjarët e saj policia.

Si u njoh me ish-bashkëshortin dhe cilat ishin marrëdhëniet me familjen e tij?
Babai i fëmijëve ka që kur është ndarë që nuk i ka parë fëmijët. Merushja nuk ka pasur probleme as me familjen e ish burrit dhe as me burrin. Fajtor është vetëm Fatjoni. Me ish bashkëshortin është njohur me mblesëri.

Përse njoftimi për vdekjen e Merushes ishte pa foto?
Gjithçka ka qenë nga tronditja dhe jo e qëllimshme.

Ç’mund të thoni për faktin që Fatjoni nuk mori pjesë në ceremoninë mortore të Merushes por nuk mori pjesë në atë të atit?
Ai as nuk bëri kërkesë të merrte pjesë në funeral, por edhe nëse do ta bënte ne nuk do ta pranonim.

Keni menduar se çfarë do të ndodhë me fëmijët tani?

Fëmijët janë pjesa jonë, janë gjithçka për ne. Babait të tyre i urojmë gjithë të mirat por ata janë fëmijët tanë. Ata morën pjesë në varrim, por nuk e dinin që ajo që po çonin në banesën e fundit ishte nëna e tyre.

“Doli nga shtëpia me duart me gjak…”, rrëfimi i kunatës së Merushes: Vëllai i mbyllte me çelës nusen kur ikte nga shtëpia, babai shqeu derën dhe..
Një rrëfim tronditës në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ në lidhje me krimin e rëndë që tronditi Roskovecin dhe mbarë vendin. Vajza e autorit, motra e Fajtonit, bashkëjetuesi i Merushe Hazizit që u vra nga 61-vjeçari Xhevair Hoxha, tregoi detaje nga ngjarja e djeshme.

Ajo tha se vëllai i saj ishte në gjendje të rëndë psikologjike. Mes të tjerash ajo shtoi se Merushja kur vëllai i saj nuk ishte në shtëpi, mbyllej me çelës dhe dhomë, nga frika e vjehrrit.

“Jam motra e Fajtonit. babai, nuk e donte Merushën. Vëllai e donte,. Aty nisën konfliktet. Babai thoshte; lëre. Vëllai nuk e linte se e donte. Ai e vrau dhe vrau veten. Merushja ishte e martuar më parë me 3 fëmijë dhe se donte për nuse. Ai e pranoi se e kishte 3 fëmijë. Ai e donte shumë dhe tani është në gjendje të rëndë. Babai im nuk e njihte më parë Merushën. Po edhe nëna nuk e donte, se mbante nga babi. Një vit qëndruan në Vlorë, u kthyen se nuk e përballonin dot ekonominë andej. Nuk e përballonin dot me qira. Kam qenë në Tiranë. Ai e kishte gjetur vetëm në shtëpi dhe e kishte masakruar. Po e kishte paralajmëruar shumë herë; do të vras, do të vras.

Fajtoni ka qenë me zetor duke punuar. Nëna ishte poshtë nga kasollja për ‘tu hedhur bagëtive. Kishte shkuar e kishte gjetur vetëm, e kishte masakruar. Nena e kishte parë babanë që kishte ikur me vrap dhe e kishte pyetur; ku po shkon. E kishte parë me duar me gjak. Morëm shumë masa. Fajtoni e mbante kyçur në dhomë, se kishin frikë. Ai e kishte shqyer derën. Policia është njoftuar shumë herë. Policia ishte disa herë këtu. Fajtoni, nusja dhe babai ishte me urdhër mbrojtje. Ai thoshte më kërcënon nusja dhe djali. Mori urdhër mbrojtje dhe ai. Ka shqyer derën. Babai jetonte në shtëpitë e tjera, te dy dhomat, kurse ajo te shtëpia e re.”, tha ajo.

“E mori në qafë çupën”, flet nusja e xhaxhait të 30-vjeçares: Fatjoni nuk erdhi në varrimin e Merushes. Tre fëmijët jetojnë me gjyshërit e ish-bashkëshortit
Nusja e xhaxhait të Merushes, e cila u vra nga vjehrri i saj, në një lidhje në emisionin “Me Zemër të Hapur”, foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vidhishtes të Roskovecit.

Ngjarja e rëndë tronditi banorët e zonës dhe jo vetëm. 61-vjeçari Xhevahir Hoxha, i cili pasi vrau bashkëjetuesen e djalit të tij, 30-vjeçaren Merushe Hazizi, u vetëvar pas shtëpisë.

Gjatë bisedës në emisionin “Me Zemër të Hapur”, nusja e xhaxhait tha se janë shqetësuar nga ngjarja dhe e kanë mësuar lajmin nëpërmjet televizionit.

Ajo ka treguar se vjehrri dhe vjehrra nuk e kanë pranuar që në fillim Merushen, duke u shprehur se fajtor për të këtë ngjarje është edhe bashkëshorti, Fatjonin, pasi sipas saj, ai ishte i vetëdijshëm që nuk e donin, por e mori në familje.

Çifti kishin vetëm një muaj që jetonin me prindërit, pasi më parë kanë jetuar me qira në Vlorë. Ajo tha më tej se fëmijët e Merushes që i ka me burrin e parë, jetojnë me gjyshërit dhe kujdesen shumë mirë për ta.

Nusja e xhaxhait të Merushes: Nuk dinim gjë e morëm vesh nga TV. Me Fatjonin kishte 2 vite, si çift shkonin por nuk donte vjehrra me vjehrrin, Ishte e padëshirueshëm sepse la gruan dhe bashkëjetonte me Merushen. Vjehrri e kundërshtonte më shumë. Nuk janë njohur më parë me vjehrrin,. Me martesën e parë kishte tre fëmijë dhe me bashkëshortin e parë jetoi 5 vite.

Fëmijët i ka ish-burri i Merushes?

Nusja e xhaxhait të Merushes: Po . Prej një muaji jetonin në shtëpinë e vjehrrës, më parë jetonin me qira në Vlorë.

Përse u rikthen në një vend që nuk mirëpriteshin?

Nusja e xhaxhait të Merushes: Nuk e dimë

Dje është përballur me Xhevahirin?

Nusja e xhaxhait të Merushes: Nuk e dimë fare.

Çfarë i ka shprehur familjarëve gjatë këtij muajin?

Nusja e xhaxhait të Merushes: Nuk e di. Jemi shtëpi më vete, secili në shtëpinë e tij, nuk ndërhyjmë në familjen e tjetrin. Marrëdhënia e Merushes me Fatjonin shkonin mirë.

Fatjoni sot ka qenë pjesëmarrës në ceremoninë e babait? po në ceremoninë e Merushes?

Nusja e xhaxhait të Merushes: Jo nuk ka marrë pjesë.

Keni komunikuar dje me Fatjonin?

Nusja e xhaxhait të Merushes: Jo. Edhe po të vinte me atë që i bëri çupës tonë nuk e donte kush. Kur nuk e donin për çfarë e mori Fatjoni çupën kur e dinte që i ati nuk e qaste. I ati i bënte presion më parë çupës.

Nëse Fatjoni do vinte sot, do përballej me ju?

Nusja e xhaxhait të Merushes: Po. I them se veprimi i tij nuk ishte i drejtë, kur e dinte që i ati nuk e donte, përse e mori çupën në qafë.

Ndërsa ka komentuar momentin e videos kur ka folur vjehrra e Merushes, tha se ishte veprim i pahijshëm, i turpshëm.

Nusja e xhaxhait të Merushes: Tre fëmijët jetojnë me gjyshërit dhe gjyshen dhe i ka mbajtur shumë mirë, babai i fëmijëve, ish-burri i Mirushes jeton dhe punon në Greqi.

Janë lajmëruar fëmijët për vdekjen e nënës?

Nusja e xhaxhait të Merushes: I madhi po, por të tjerët janë të vegjël.

“Shtëpia është e imja!”, gruaja e autorit zbardh detajet tronditëse nga krimi në Roskovec: Ja ku e gjeta të vrarë nusen e djalit
Një rrëfim vjen dhe nga bashkëshortja e autorit të krimit në Roskovec, ku 61-vjeçari vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij dhe më pas u vetëvra, duke u mbytur në pemë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Vidhishtë. Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për BalkanWeb një intervistë me Qerime Hoxhën, e cila duke larë pellgun me gjak të nuses së djalit, tregoi edhe detajet tronditëse. Me një shtupë në dorë, e moshuara rrëfeu sherret e vazhdueshme mes burrit të saj dhe nuses së djalit për banesën. Ajo pohoi se pak pas krimit burri i saj kishte ikur nga toka me vrap, dhe nuk i kishte treguar për atë çka i kishte ngjarë në shtëpinë e tij.

Si e more vesh qe ndodhi ngjarja?
Nuk shkonte nusja me atë. Kur erdha unë ai e kishte bërë atë punë. Ajo thoshte; ‘s’ke punë që të vish këtu se janë shtëpitë e mia’. E acaronte shumë. As ajo se donte, as djali. Kishte një muaj. Ata rrinin me qira.

Ju ku ishit kur ndodhi krimi?
Isha andej poshtë, kam një kuzhinë poshtë. Erdha deri te gjyma e rrugës, deri te dera dhe nuk kisha guxim të hyja brenda. E pashë atë shtrirë (nusen). Burrin tim e panë që po ecte me vrap nga toka. S’më tregoi fare. Më tha se do dilte nga toka, iku me vrap. Iku u var andej. Shkoi policia, ajo e gjeti.

E kishit menduar ndonjëherë këtë gjë?
S’ma priste mendja. E dija që ishte i egër, por s’ma mori mendja se do e bënte këtë gjë. Kisha një çupë unë që iku me dashuri, ka 12 vite, dhe thoshte; do e vras.

Kishte kërkuar urdhër mbrojtje?
Po ka vajtur në polici. Ajo thoshte; ti nuk ke shtëpi këtu, s’ke punë këtu. Janë shtëpitë e mia.

Ku e kishte vrarë? Se thuhet që është vrarë në banjo
Nuk e di, këtu gjeta gjak. Ka qenë në dhomë. Se di ku e ka vrarë, këtu e pamë.

Ziheshin shumë?
Nusja thoshte që ‘këtu s’ke punë’. Djali mbronte nusen, jo babanë. Shtëpitë e Xhavairit ishin. Ajo thoshte i kam unë shtëpitë. Ziheshin përditë, bënte llafe. I thoshte; shporru. ‘Të më hash m… unë nuk luaj që këtu’, thoshte nusja. Djali kishte nusen e parë, dhe kjo u bë sebep. Këtu rrinte Xhevairi.

Krimi në familje në Roskovec, banorët: Jemi shokuar kur dëgjuam lajmin, arsyet i di familja
Ngjarja ka tronditur fshatin Vidhishtë të Roskovecit. Banorët kanë treguar për gazetarin Ervis Kuçi se janë shokuar kur kanë dëgjuar lajmin.

“Nuk kam dëgjuar asgjë për konflikte, nuk di të them, shumë njerëz të mirë”, ka thënë një banore.

Ndërsa një tjetër banore e fshatit tha se nuk dinte që familja të kishte probleme dhe se të vërtetën e të gjithë situatës e dinë vetëm familjarët.

Nuk dimë gjë për probleme, atë e din familja. Ne jemi pak si të largët, nuk i dimë detajet”, ka thënë një tjetër qytetarë.

Marrë nga Balkan Web

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet merushe azizi xhevair hoxha merushe azizi xhevair hoxha

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë