LIVE UPDATES
Politike

Spartak Braho i përgjigjet Berishës: Po kërkon kamikazë, i zhytur deri në grykë në gjak   

5 Mars 2019, 19:12 Nga DOSJA
Spartak Braho i përgjigjet Berishës: Po kërkon kamikazë, i

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti i PS, Spartak Braho, janë përplasur virtualisht me njëri-tjetrin për të disatën herë. Ka qenë Braho, në një intervistë në gazetën Dita, që hodhi akzua dhe më pas publikoi disa dokumente ku shprehej se Berisha kishte  ndryshuar disa herë emrin dhe ditëlindjen.

“E kam thënë dhe e përsëris dhe do ta provoj me dokumente se Sali Ram Berisha ka qenë dhe është agjent i disafishtë, i agjenturës serbe në radhë të parë. Ajo që tha një eksponent i lartë i FBI-së pak ditë më parë se Sali Berisha është një kukull në dorë të rusëve nuk duhet të vihet në dyshim. Nuk bëhet shaka me qëndrime të tilla…”, shprehej Braho (Lexo këtu).

Një ditë më pas Berisha i është përgjigjur me anë të qytetarit dixhital, i cili shkruante se Spartak Braho, ka ndryshuar emrin, pasi në fëmijëri e ka pasur Zylyftar.

“Ne feminine e tij deri ne shkollen e mesme. Ai e ka patur emrin Zylyftar Braho shoket e feminise e theritnin shkurt Zylyf por me vone e nderoi emrin dhe e beri Spartak”, denonconte qytetari dixhital. (Lexo këtu)

Sot deputeti i PS, në një intervistë të radhës në gazetën Dita, ka komentuar portestën e opozitës, dhe ka hedhur akuza të rënda mbi Berishën.

“Krimineli Sali Berisha, i zhytur deri në grykë në gjak dhe i pandëshkuar, kërkon sërish gjak. Kot lodhen ata që i kujtojnë kriminelit Sali interesat kombëtare, negociatat për anëtarësimin në BE etj., etj. Këtij vampiri gjëja e fundit që i shkon në mendje është stabiliteti, interesat kombëtare dhe integrimi evropian, madje as i shkon në mendje për këto”, shton Braho ndër të tjera në intervistën e tij.

INTERVISTA E PLOTË

– Zoti Braho, në intervistat e shpeshta që kemi bërë bashkë kohët e fundit, keni theksuar faktin se opozitës dhe Berishës në krye të saj i duhen viktimat për t’u dhënë “zjarr” protestave të tyre, sidomos pas djegies së mandateve. Vazhdoni ta keni këtë bindje?

– Padyshim që vazhdoj ta kem këtë bindje, madje të përforcuar. Pse do të thoni ju? Fare thjesht: nga gjestet dhe sjelljet e dhunshme të opozitës, nga gjuha e përdorur nga krerët e opozitës, sidomos nga Berisha dhe Basha. Sjellja në protestën e fundit ishte mjaft domethënëse për të vërtetuar se Berisha kërkon me doemos gjak. Ai flet për konflikt civil dhe për revolucion dhe për të përsëritur vitin 97, i duhen një ose disa viktima për ta përdorur si pretekst për “revolucionin” e tij. Dhe në këto kushte një skenar i tillë ogurzi mund të realizohet lehtësisht.

Krimineli Sali Berisha, i zhytur deri në grykë në gjak dhe i pandëshkuar, kërkon sërish gjak. Kot lodhen ata që i kujtojnë kriminelit Sali interesat kombëtare, negociatat për anëtarësimin në BE etj., etj. Këtij vampiri gjëja e fundit që i shkon në mendje është stabiliteti, interesat kombëtare dhe integrimi evropian, madje as i shkon në mendje për këto.

Ai ka hyrë në politikë me misionin e posaçëm kundër interesave tona kombëtare dhe për të penguar gjithçka pozitive në këtë vend.

Sot për të shpëtuar kokën e tij dhe familjen ai është çdo moment i gatshëm ta fusë vendin në një gjakderdhje të paparë. I duhen vetëm ca kamikazë. Si në vitin 1991, si në 97-n e 98-n. Tani që është bindur se policia nuk zbraz asnjë fishek kundër protestuesve, por vetëm tymuese, me shumë gjasa, viktimat do të jenë “aksidentale” nga brenda opozitës, për të gjetur një pretekst për të sulmuar shtetin.

Sikurse jam në dijeni nga brenda opozitës, ky skenar i Berishës do të kulmojë në datën 16 mars, në atë që ata e quajnë “protestë popullore”.

– E pranojnë një vetësakrifikim të tillë vetë militantët e PD?

– Unë nuk dua ta pranoj se mund të dalin vullnetarë për kamikazë. Por këtë skemë ai e ka përdorur njëzet e ca vite më parë. Lexoni rrëfimin e aviatorit Ardian Elezi, i cili më 4 mars të vitit 1997, së bashku me aviatorin tjetër Agron Dajçi nuk zbatuan urdhrin për të bombarduar Urën e Mifolit dhe “dezertuan” në Itali.

Po kështu si ata ka pasur edhe aviatorë të tjerë që nuk i zbatuan urdhrat makabre të Berishës për të bombarduar popullsinë civile të rebeluar në jug të vendit. Ata i hidhnin bombat nëpër male e vende të braktisura. Edhe ky ishte një moszbatim urdhri për të mos shkaktuar kasaphanë. Prandaj dhe mendoj që edhe militantët e tanishëm t’i thërresin mendjes e të mos bëhen kamikazë të Sali Berishës, Lulzim Bashës apo të kujtdo tjetër.

Kjo do të ishte rruga më e mirë për të djegur skenarin e Berishës për luftë civile. Qytetarët e këtij vendi besoj se e kanë kuptuar më në fund se kapitulli i Berishës është mbyllur përfundimisht, dhe është mbyllur me turp.

– Zoti Braho, kemi ndërkohë një qëndrim të prerë të ndërkombëtarëve që jo vetëm kanë dënuar aktin ekstrem të lënies së mandateve nga ana e opozitës, por edhe kundër protestave të saj të dhunshme. Thua se këto apele të ndërkombëtarëve nuk do të dëgjohen nga opozita?

– Deri më tani unë nuk po shoh ndonjë shenjë reflektimi nga opozita. Madje krerët e saj e kanë ashpërsuar gjuhën edhe tonet duke kërcënuar edhe Europën. Aq më keq për ta, pasi dihet fare mirë se kush del i fituar nga ky duel me Europën.

Ata që dorëzuan mandatet nuk mund të jenë këtej e tutje as vendimmarrës dhe as përcaktues për fatet e mëtejshme të demokracisë në këtë vend. Ata janë dhe do të mbeten ca të papunë që nuk do t’i përfillë kurrkush.

Lëvizja ekstreme për dorëzimin vullnetarisht të mandateve është e paprecedentë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë Europën. Kjo lëvizje ishte fatale për opozitën. Është për të ardhur keq, por në fakt mua nuk më vjen hiç keq për këta mjeranë qoi kanë sjellë aq shumë të këqija këtij vendi dhe këtij populli.

Ata me këtë qëndrim që po mbajnë po shënojnë fundin politik të tyre dhe të forcave politike që përfaqësojnë. Por vendi nuk ka për të mbetur pa opozitë. Është ky momenti më i volitshëm për të krijuar një opozitë tamam, atë që i duhet këtij vendi. Unë hyj tek ata që besojnë se një opozitë konstruktive dhe më e mirë do të krijohet.

– Sidoqoftë zoti Braho, ky mendoj se është dhe një moment i rëndësishëm që edhe PS të korrigjohet,mbase edhe të rikrijohet. Sepse, në analizë të fundit, i pandëshkuari ka marrë zemër për qëndrimet radikale nga korrupsioni i qeverisjes aktuale  apo jo?

– Po, keni të drejtë. Qeverisja aktuale ka shumë gjëra për të korrigjuar. Ka skandale gjatë këtyre viteve në pushtet. Por edhe Partia Socialiste nuk duhet të mbetet nën tutelën e një personi që nuk pyet për partinë dhe elektoratin që e ka votuar këtë parti për të qeverisur.

Besoj se, pavarësisht ngërçeve të krijuara, kjo periudhë do të shërbejë si një shkak për të shëndoshur partinë dhe për ta sjellë qeverisjen në binarët e duhur. Por, për këtë do të kemi rastin të flasim sërish pak më vonë…

Intervistoi Xhevdet Shehu për gazetën Dita

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e brahos çanta e zeze pergjigja e berishes sali berisha spartak braho akuzat e brahos çanta e zeze pergjigja e berishes sali berisha spartak braho

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë