LIVE UPDATES
Bota

Spanja, furnizuesi i ardhshëm i Europës me energji? Majorka mund të kthehet në “laborator”

25 Mars 2022, 07:17 Nga DOSJA
Spanja, furnizuesi i ardhshëm i Europës me energji? Majorka mund

Maroku dhe Spanja nuk janë vende mike, por janë të varura ekonomikisht nga njëra tjetra. Edhe Algjeria, që sapo u vizitua nga kryeministri Pedro Sánchez nuk është vërtet një nga vendet partnere të këtij vendi europian. Por me sulmin e Putinit ndaj Ukrainës dhe fundin e Nord Stream 2 gjithçka shihet ndryshe. Për Spanjën kanë ndryshuar disa gjëra sa i përket gjendjes së re gjeostrategjike. Kontaktet e saj ekonomike tradicionalisht të mira me vendet arabe dhe botën afrikano-veriore, parqet e shumta me energji diellore dhe energjinë e erës, si dhe gjashtë terminalet me gaz të lëngshëm (LNG), me një të shtatin në ndërtim kanë tërhequr vëmendje të re. Njëkohësisht lidhjet që duhen forcuar me Nigerinë dhe furnizuesit e tjerë të lëndëve të para.

Anije spanjolle transporti për gazin e lëngshëm (LNG)

Spanja prodhon 21 përqind të energjisë që konsumon nga burimet e renovueshme dhe në këtë mënyrë nuk ka probleme me furnizimin e energjisë. Për mediat spanjolle ky është shanci i madh që ka vendi për t’u kthyer në agjentin e ardhshëm europian në fushën e energjisë.

Riaktivizim i MidCat

Spanja, që siç e tregoi sërish edhe pandemia, është shumë e varur nga turizmi, do që 140 miliardë eurot që jepen nga Brukseli prej fondit Next Generation Fonds t’i përdorë për ta bërë ekonominë spanjolle sa më ekologjike. Këtu bën pjesë edhe prodhimi i hidrogjenit me rrugë ekologjike. Këtë gjë do edhe shefja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen, e cila ka vizituar disa herë Madridin. Përveç të tjerash ajo është e interesuar edhe për riaktivizimin e projektit MidCat (Midi Catalonia) linjës së gazit midis Spanjës dhe Francës. 80 kilometra të gazsjellësit me kapacitet 7,5 miliardë metra kubik (sa për krahasim: Nord Stream 1: 55 miliardë metra kubik) janë ndërtuar në territorin spanjoll. Më 2019 punimet e ndërtimit janë ndërprerë.

Aktualisht ekzistojnë vetëm dy linja krahasimisht të vogla, që transportojnë gaz nga Navarra dhe vendi i Baskeve në drejtim të Francës. Ministrja spanjolle e ambientit, Teresa Ribera kritikoi ditët e fundit Francën, që nuk do të bashkëpunojë në projektin MidCat. „Problemi kryesor është ai i financimit. Duke dalë nga loja Nord Stream 2 tema bëhet sërish aktuale,” thotë eksperti spanjoll për Afrikën e Veriut, Ignacio Cembrero.

Spanja do që ta ndajë çmimin e gazit nga ai i rrymës

Kryeministrit Pedro Sánchez do t’i duhet fillimisht që të ulë çmimin e energjisë, për të qetësuar ekonomitë shtëpiake spanjolle të goditura nga pandemia, katastrofa e borës, inflacioni dhe thatësira e madhe. Taksat mbi vlerën e shtuar janë hequr tashmë nga çmimi i rrymës, por opozitës kjo nuk i mjafton. Për ta shkëputur çmimin shumë të lartë të gazit nga pjesa tjetër e tregut, në mënyrë që burimet e gjelbërta si prodhimi i energjisë nga uji, dielli dhe era të bëhen më interesante, Sánchezi nisi një udhëtim nëpër Europë.

Ai do që për këtë gjë të arrihet konsenus në BE. Disa vëzhgues të mediave shohin se për Spanjën hapet në këtë çështje një dritare si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, të tjerët mendojnë se misioni që ta kthejë Spanjën në furnizues energjie është një iluzion. „E qartë është se që në vitin 2025, falë parqeve të shumta energjetike të erës dhe diellit ne do të arrijmë të kemi çmim rryme 50 euro pro megavat, ndërkohë që në Gjermani dhe Francë çmimi do të jetë nga 60 në 70 euro,” thotë Luis Merino, kryeredaktor i gazetës Energías Renovables, i cili i referohet të dhënave të operatorit spanjoll të tregut të rrymës, Omel. Kështu Spanja mund të kthehet në vend interesant si eksportues energjie.

Ndryshimi i strategjisë do kohë

Një gjë e tillë ndodhi që në janar 2022, kur Spanja eksportoi në Francë më shumë rrymë elektrike se sa importoi. „Nëpërmjet dendësisë së ulët të popullsisë ne kemi mundësinë të ndërtojmë impiante të tjera hidraulikë dhe të investojmë në burime si ngrohtësia e tokës,” thotë Roberto Gómez-Cálvet, ekspert energjie në Universidad Europea në Valencia: “Por kjo strategjie e gjithanshme e qeverisë aktuale, që parimimsht është në rregull, do vite që të vihet në jetë.”

Ai mendon se heqja dorë nga përdorimi i qymyrit, që ka vetëm pak vite që ka ndodhur, ka qenë gabim po të kihet parasaysh situata aktuale. Spanja ka vetëm 5 centrale atomikë në punë, të cilat mendohet të shkëputen nga rrjeti vitet e ardhshme: „Por për këtë nuk mund të mendohet këto momente,” thotë Gómez-Cálvet. Aq më shumë që Sánchez do që tëeksportojë energji.

Majorka si “laborator”

Eksperti i energjisë mendon se prodhimi i hidrogjenit të gjelbërt është shumë i shtrenjtë dhe me efektivitet të ulët: „Por aktualisht nuk duket që në tryezë të kemi ndonjë mundësi tjetër për të zëvendësuar naftën dhe gazin që mungon.” Për këtë arsye në Majorka ka nisur ndërtimi i fabrikës së parë të prodhimit të hidrogjenit të gjelbërt. Ai pritet të shihet si referues teknik për Europën Jugore „Aktualisht kemi të bëjmë me një lloj laboratori,” thotë Gómez-Cálvet.

Për të realizuar ëndërrën e Sánchez‘-it, që ta kthejë Spanjën në prodhues të rëndësishëm energjie, duhet importuar shumë gaz nga SHBA, thotë Roberto Centeno, ish-drejtues në ndërmarrjen spanjolle të gazit, Enagás: „Ne donim në atë kohë të shtronim linjat me Francën, por për të sjellë në Spanjë gaz nga Rusia, dhe jo anasjelltas.” Algjeria nuk mund të zëvendësojë Rusinë si furnizues i Europës.

Spanja zotëron aktualisht 35 përqind të rezervave të lëngshme të gazit të BE. Portugalia, e cila zotëron po ashtu terminale gazi të lëngshëm, e përkrah ëndërrën e Sánchezit dhe sheh tek ajo shance edhe për vendin e vet, për të investuar edhe më shumë tek energjitë alternative.

Cembrero sheh se me gjendjen aktuale shfaqen për Spanjën shumë probleme të reja gjeopolitike: „Linjat e gazit nga Algjeria në Marok, me të cilat Spanja do të mbulonte një pjesë të nevojave të veta për gaz, janë bllokuar për shkak të grindjeve politike. Me rivendosjen e marrëdhënie në fushën e energjisë midis Algjerisë, Marokut dhe Spanjës, vijnë në tavolinë shumë probleme të tjera si përshembull përkrahja e mundshme e terroristëve islamik në Afrikë si dhe statusi i Saharasë Perëndimore,” mendon Cembrero. Por kurrkush nuk i shpëton dot bërjes së kompromiseve të padëshiruara në politikën energjetike në Europë, sepse puna është shumë me spec./ DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota europe furnizimi me energji spanja europe furnizimi me energji spanja

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën