Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka përmendur me emra shumë nga personazhet e njohur si të politikës, ashtu edhe të botës së krimit në vend që kanë përfunduar pas hekurave të burgut nga Prokuroria e Posaçme. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Open”, ambasadorja Kim mori me radhë duke i përmendur me emra të gjithë ata që ishin ndëshkuar me vendim të formës së prerë. Si shembull që sipas saj, drejtësia po i jepte rezultatet e saj.
“Kam sjellë disa fakte sepse mendoj që ka shumë njerëz që, për çfarëdo arsyesh, duan të thonë që reforma në drejtësi po dështon, ose që SPAK nuk po funksionon. Do t’ju them se në bisedat e mia me shqiptarë të zakonshëm, jo njerëz me tituj të bukur apo vila të bukura a shtëpi të bukura, por shqiptarë të zakonshëm. E dini ç’më thonë? Se besojnë në punën e SPAK-ut dhe që më në fund shohin rezultate reale të vijnë nga reforma në drejtësi. E dini pse e thonë këtë? Sepse ja faktet: çështjet kundër grupit të Emiljano Shullazit, kundër grupit Avdyli – ky është grupi i Shijakut, grupi i Petrit Sulejmanit, grupi i Esat Mehmetit, grupi i Admir Hoxhës, dhe grupi Ndoka u dënuan me vendime të formës së prerë. Grupe të tjera kriminale të rrezikshme janë nën hetim dhe gjykim. Grupi i Durrësit, grupi famëkeq i Durrësit është në gjykatë. Kur thoni se shkojnë pas të vegjëlve, ju vë në dukje këtë: ish-Ministri i Brendshëm, ish-Prokurori i Përgjithshëm, dy ish-kryebashkiakë janë dënuar me vendim të formës së prerë. S’ka pikëpyetje, janë dënuar. Një ish-Ministër i Mjedisit, një deputet në detyrë, dhe shumë zyrtarë të tjerë, në ministri të ndryshme janë nën hetim për çështjen e inceneratorëve,”-tha ambasadorja Kim.
PJESË NGA BISEDA:
Eni Vasili: Por a po e deligjitimon fakti që nuk ka ende një bilanc nga SPAK për çështjet e korrupsionit që ju i përmendët pak më parë si një nga mënyrat për ta shpëtuar vendin dhe për ta bërë mik të denjë edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mungesa e arrestimit të peshqve të mëdhenj, siç ambasadorët e tjerë përpara jush deklaruan se do të ndodhte?
Ambasadorja Kim: Faleminderit që e bëtë këtë pyetje. Kam sjellë disa fakte sepse mendoj që ka shumë njerëz që, për çfarëdo arsyesh, duan të thonë që reforma në drejtësi po dështon, ose që SPAK nuk po funksionon. Do t’ju them se në bisedat e mia me shqiptarë të zakonshëm, jo njerëz me tituj të bukur apo vila të bukura a shtëpi të bukura, por shqiptarë të zakonshëm. E dini ç’më thonë? Se besojnë në punën e SPAK-ut dhe që më në fund shohin rezultate reale të vijnë nga reforma në drejtësi. E dini pse e thonë këtë? Sepse ja faktet: çështjet kundër grupit të Emiljano Shullazit, kundër grupit Avdyli – ky është grupi i Shijakut, grupi i Petrit Sulejmanit, grupi i Esat Mehmetit, grupi i Admir Hoxhës, dhe grupi Ndoka u dënuan me vendime të formës së prerë. Grupe të tjera kriminale të rrezikshme janë nën hetim dhe gjykim. Grupi i Durrësit, grupi famëkeq i Durrësit është në gjykatë. Kur thoni se shkojnë pas të vegjëlve, ju vë në dukje këtë: ish-Ministri i Brendshëm, ish-Prokurori i Përgjithshëm, dy ish-kryebashkiakë janë dënuar me vendim të formës së prerë. S’ka pikëpyetje, janë dënuar. Një ish-Ministër i Mjedisit, një deputet në detyrë, dhe shumë zyrtarë të tjerë, në ministri të ndryshme janë nën hetim për çështjen e inceneratorëve.
Gjykatës dhe prokurorë u dënuan nga gjykata e shkallës së pare për kundravajtjen penale të korrupsionit, s’po përmend emra, mund t’i kërkoni vetë. Gjykata e shkallës së parë dënoi të gjithë strukturën qendrore të shtetit që kryente prokurimet publike në emër të të gjitha institucioneve shtetërore – kjo ka lidhje me tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit. Janë në gjyq për korrupsion, shpërdorim detyre, dhe deklarim të rremë të të ardhurave. Të tjerë gjykatës dhe prokurorë po ashtu janë nën hetim. Tri kryebashkiakë janë në gjyq tani. 190,000 metra katrore tokë në Gjirin e Lalzit u konfiskuan. Disa çështje të tjera penale janë nën hetim për shpërdorim kryer kundër pronave të tjera publike. Po ju them disa statistika vetëm nga viti 2021: u kryen 715 procedime penale kundër 519 të dyshuarve; 239 persona të akuzuar u çuan në gjyq, nga të cilët 84 për krim të organizuar, 96 për korrupsion, 59 për kundravajtje të tjera; u dënuan 230 të pandehur, nga të cilët 94 për krim të organizuar dhe 136 për korrupsion dhe kundravajtje të lidhura me të; asete me vlerë mbi 70 milionë euro janë konfiskuar dhe transferuar tek shteti për t’u përdorur nga publiku. Këto janë fakte reale. Këto janë fakte reale dhe nëse i krahason këto të dhëna me të mëparshmet, mendoj është shumë e qartë se po ndodh përparim dhe njerëzit e zakonshëm e kuptojnë këtë. Njerëzit që kanë agjenda politike mund të flasin sa të duan se s’ka ndodhur asgjë, apo peshq të vegjël apo kjo e ajo. Njerëzit e zakonshëm kanë sy, veshë dhe trurin e tyre dhe mund ta shohin ç’po ndodh.
(k.m/dosja.al)
Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri,. Yuri Kim ka komentuar sot edhe thirrjen që kryeministri Edi Rama i bëri SPAK-ut për të hetuar Sali Berishën dhe...
TIRANË- Deputeti socialist Taulant Balla ka shpjeguar votën kundër të opozitës ndaj propozimit të PD për Srebrenicën. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv ...
TIRANË- Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, është rrëzuar një rezolutë e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe opozitës, për të dënuar gjenocidin serb në ...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar debatin e sotëm në Kuvendin e Shqipërisë, mes tij dhe Edmond Spahos me Gazment Bardhit. I...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet paraardhësit të tij në detyrë, Sali Berishës lidhur me rezolutën e propozuar sot në Kuvendin e Shqipërisë....
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur zhgënjimin e tij për votimin kundër të maxhorancës në seancën e sotme plenare për dënimin e masakrës së Sreb...
TIRANË- Ish-kandidiati për deputet Boiken Abazi ka reaguar pasi Kuvendi ka rrëzuar projekt rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë. Me anë të një ...
TIRANË- 7 projekt-rezoluta/ligje dhe vendime janë miratuar gjatë Kuvendit të sotëm. Mësohet se janë miratuar 2 projekt rezoluta, 2 projekt ligje si dhe 3 p...
Taulant Balla: Do rrëzohet çdo propozim që mban firmën e Berishës. Rrëzimi nuk ka të bëjë me propozimin, por me emrin e propozuesit. Nesër ne do takohemi...
TIRANË- Deputetja opozitare Mesila Doda ka komentuar shumë çështje politike, duke u ndalur tek debati i brendshëm i PD e deri te përzgjedhja e Presi...