LIVE UPDATES
Aktualitet

U filmua duke marrë kokainë, SPAK merr në pyetje Allën: Çështjen e ka drejtësia, s’jam unë në video. Artan Hoxha: Pas

23 Janar 2020, 10:37 Nga DOSJA
U filmua duke marrë kokainë, SPAK merr në pyetje Allën:

TIRANË- SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka nisur hetimin për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, i cili u filmua duke marrë kokainë në ambiente publike. Pasditen e sotme gazetari Artan Hoxha dhe Alla bashkë me avokatët e tij janë paraqitur para prokurorëve, duke dhënë edhe versionet e tyre për ngjarjet. Gazetari Hoxha tha se kishte parë interes nga hetuesit për zbardhjen e ngjarjes dhe se u kishte vënë në dispozicion videon e plotë.

Ndërsa numri një i Bulqizës, pasi doli nga ambientet e Prokurorisë, nuk ndaloi për të dhënë një prononcim për mediat por në ecje e sipër u shpreh se komentet e veta i kishte lënë brenda dhe se tashmë çështja është në dorën e drejtësië. Avokati i tij mbrojtës, Petrit Ismaili, këmbënguli se videoja ishte një montazh.

Por pavarësisht informacionit të cunguar që ai dha për mediat, Dosja.al ka zbardhur dëshminë e tij në SPAK. Mësohet se gjatë marrjes së dëshmisë së tij lidhur me videon e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku duket kryebashkiaku duke konsumuar kokainë mbi banakun e një lokali, Alla ka mohuar që të jetë ai personi që shfaqet në pamjet filmike. Alla gjithashtu u ka kërkuar hetuesëve të SPAK, që ta gjejnë ata se kush është personi në video, ndërsa për burimin e pamjeve, Alla ka kërkuar që të pyeten ata që i nxorrën emrin në media.

Nuk jam unë personi në video. Të gjendet se kush është. Burimi i materialit? Pyesni ata që publikuan emrin tim,“-mësohet se është shprehur kryebashkiaku.

Të njëjtat burime për Dosja.al pranë SPAK, sqarojnë se kryebashkiaku dyshohet se është përfshirë në shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike. Brenda javës do të caktohen edhe prokurorët që do të kenë në dorë hetimin e kryebashkiakut. Alla do të hetohet në bazë të nenit 283 të Kodit Penal.

Paraditen e sotme vetë Alla, e quajti videon montazh të Partisë Demokratike “alla Babale”, ndërkohë që Neni 283, në rast se provohet akuza, parashikon dënimin me burg nga 5 deri në 10 vite. Ndërkohë që kur kjo vepër kryehet në bashkëpunim dënohet me burg nga 7 deri në 15 vite.

 

Neni 283 i Kodit Penal: Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Pasi socialistët nisën ta lëshonin njëri-pas tjetrit Allën, dhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, e pohoi se në video është kryebashkiaku i Bulqizës, edhe Ulsi Manja e Adnor Shameti u shmang. Ndërkohë që në një reagim të sotëm, Alla thotë se do të padisë ish-deputetin Ervin Salianji, si njeriun që i ka montuar videon, në bashkëpunim me një televizion lokal. Por nuk ka munguar as përgjigjia e Salianjit, i cili mohon përfshirjen e tij në këtë çështje.

Ditën e djeshme, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar ‘kokainë’. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëherëshëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale, që sipas tij veprojnë në Bulqizë për interesa biznesi, ndërkohë që PD kërkon largimin e tij.

Socialistët e kanë marë deri më tani në mbrojtje Allën, ku Xhemal Gjunkshi dhe Rovena Voda, kanë mbështetur versionin e Allës se videoja mund të jetë montazh. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por vlen të theksojmë një nga kërkesat e hershme të opozitës për të përfshirë testin e drogës, bashkëngjitur formularit të dekriminalizimit. Lëndët narkotike, të cilit do lloj qofshin ato, janë substanca psikotrope, e si të tilla, ato kanë ndikim mbi Sistemin Nervor Qendror.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kryebashkiaku merr droge lefter alla lefter alla padit salianjin spak heton lefter allen kryebashkiaku merr droge lefter alla lefter alla padit salianjin spak heton lefter allen

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet