LIVE UPDATES
Aktualitet

SPAK e mori nën hetim, Agolli i FSHZH: Shpifje, më sulmojnë politikisht

2 Shkurt 2022, 13:40 Nga DOSJA
SPAK e mori nën hetim, Agolli i FSHZH: Shpifje, më sulmojnë

TIRANË- Administratori i Bashkisë së Tiranës Dritan Agolli, duke folur gjatë një konference shtypi, ka reaguar ndaj aksionit te Inspektoriatit Ndertimor në qendër të Tiranës, lidhur me mbushjen e themeleve të një ndertimi, për ngritjen aty të një lulishteje. Agolli ka deklaruar se ndaj FSHZH-së është hedhur baltë, duke shtuar se këto janë sulme të vazhdueshme prej politikës së vjetër. Në lidhje me hetimin që hapi Spak, Agolli nuk zgjodhi që të flasë. Më tej gjatë deklaratës së tij, Agolli ka folur në lidhje me projektin e 100 fshatrave si dhe për turizmin, ku dhe shpalosi disa ide. Ai gjithashtu tha se fitimet nga projekti i 100 fshatrave, llogaritet të jetë 1 miliard euro në vit.

“Në mënyrë të vazhdueshme prej politikes së vjetër dhe përfaqësuese të kulturës së baltës sulmohen institucionet dhe drejtuesit për punën dhe rezultatet e tyre. Në këto sulme nuk lihet mënjanë edhe FSHZH, që është një prej organizatave më të suksesshme në gjithë këto vite, ne funksion të zhvillimit rajonal dhe vendor dhe së fundmi dhe ne procesin e Rindërtimit;

Turizimi është një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit tonë dhe me një potencial ende të pa shfrytëzuar, sidomos në zonat me potencial natyror dhe kulturor. Nga studimet e kryera rezulton se kategoritë kryesore të shpenzimeve që bëjnë turistët janë për (i) Transport, (ii) Akomodim dhe (iii) Ushqim e pije, ku shpenzimet për ushqim e pije zënë gati 30% të shpenzimeve totale, gati njësoj me akomodimin dhe dicka më pak se transporti. Në vlerë financiare kjo shifër, për gjithë numrin e turistëve vendas dhe të huaj përgjatë kohës së qëndrimit, llogaritet në një të ardhur prej rreth 1 miliard Euro ne vit.

Një përmirësim i ketij produkti turistik do rezultonte me një rritje dhjetra milionë Euro në të ardhurat për këtë sektor dhe për për këtë arsye FSHZH përfshiu në programin e zhvillimit te “100 Fshatrave” ndërhyrjen për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal dhe menunë e 100 fshatrave, që në mënyrë të përmbledhur konsistonte në këto 10 komponentë: Komponenti i parë është analiza e traditës së historisë së gatimit në të gjitha zonat që përfshihen 100 fshatrat në te gjithë Shqipërinë, përfshirë identifikimi i të gjithë bujtinave dhe restoranteve aktuale në këto 100 fshatra dhe menutë e ofruara prej tyre, identifikimin e trendeve të reja ushqimore bazuar në vlerat ushqyese dhe ingridientët autoktone të cdo zone etj;

Komponenti i dytë është hartimi i menusë për ushqimin, pijet dhe ëmbëlsirat per te treja vaktet ditore per sezone të ndryshme dhe në të gjitha krahinat ku shtrihen 100 fshatrat e Shqipërise. Hartimi i menusë përfshin nga emërtimi i elementëve, historia që duhet të tregohet për secilin prej tyre, ingridientet dhe recepturat e tyre, analiza e kostos për cdo element dhe përshkrimi i procedurës së përgatitjes/gatimit së bashku me video treguese për çdo element. Komponenti i tretë është përgatitja e një dokumentari promocional për rrugëtimin dhe përgatitjen e kësaj menuje, që duhet të transmetohet ne kanalet dhe rrjetet sociale të ndryshme, duke krijuar nje bazë të mirë promocionale për këtë produkt turistik në këto zona;

Komponenti i katërt është botimi i menusë së 100 fshatrave dhe përgatitja e materialave dixhitale të mësipërme në formate të lehtë për t’u shpërndarë dhe aksesuar; Komponenti i pestë është konsulenca për përgatitjen e dokumentacionit dhe rregjistrimi i menusë si markë autentike e rregjistruar si edhe mënyrën dhe marrdhëniet që mund të krijohen për dhënien e kësaj marke dhe ketij emri në përdorim nga ofruesit e ndryshëm të shërbimeve në zonën e 100 fshatrave; Komponenti i gjashtë është ngritja e kapaciteteve dhe trajnimi i të gjithë shefave/stafit të bujtinave dhe restoranteve, disa nivele trajnimi dhe interesi për t’i prezantuar me menunë, mënyrën e përdorimit etj;

Komponenti i shtatë është ngritja e një platforme online qe do të shërbejë për publikimin dhe ngritjen e rrjeti të profesionistëve të këtyre zonave për të marrë informacion dhe për të komunikuar dhe ndarë eksperiencat në një komunitet profesional; Komponenti i tetë është nje program televiziv promocional për ofruesit e sherbimeve ne keto zona dhe stafet e tyre, tip konkursi të shefave, që do bazohet gjate procesit të trajnimeve dhe ngritjen e kapaciteteve. Komponenti i nëntë është organizimi i disa eventeve të hapura publike promocionale në formën e panaireve të ushqimit ku shefat e kuzhines ofrojne produkte ushqimore qe jane pjese e menusë së 100 Fshatrave.

Komponenti i dhjetë është ngritja e një sistemi të monitorimit dhe kontrollit të cilësisë dhe trajnimit të vazhdueshëm të produkteve dhe stafit nëpër zona. Kohëzgjatja e kësaj konsulence do të jetë për 3 vite, ndërsa më poshtë pasqyrohen Termat e Referencës për këtë shërbim konsulence dhe procedura e ndjekur. Procedura e prokurimit ka qënë me dy faza. Faza e parë ka qenë për përzgjedhjen e nje liste të shkurtër te kompanive pjesmarrëse ku në fund të kësaj faze kanë rezultuar dy pjesmarrës, të cilet janë kualifikuar që të dy nga komisioni i vlerësimit;

Për sa i përket aludimeve të ndryshimit të kritereve, sqarojmë se ky ndryshim është bërë me kërkesë të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) dhe konsistojnë në uljen e kërkesës për kapacitetin teknik dhe rrjedhimisht rritjen e aksesit në pjesëmarrjen e operatorëve ekonomik. Ndryshimi është bërë 5 ditë pas publikimit dhe duke lejuar një periudhë 3 javore deri në hapjen e ofertave. Faza e dytë ka qenë paraqitja e ofertave teknike dhe financiare, ku në bazë të ligjit kriteri teknik vlerësohet me 80% të peshës dhe kriteri financiar me 20% të peshës; Në fund të fazës së dytë është bërë vlerësimi i kombinuar pas hapjes së ofertës financiare dhe renditja e tyre.

Kompania që rezultoi e dyta paraqiti një ankesë për vlerësim, e cila nuk ishte në formën dhe në mënyrën e kërkuar nga ligji. Nga ana e FSHZH-së iu bë me dije kjo gjë kompanisë dhe iu kërkua që t’a plotësonte dhe riparaqiste kërkesën në formën dhe mënyrën e kërkuar ligjore duke i lejuar kohen e mjaftueshme dhe te parashikuar nga legjislacioni. Bashkimi i operatoreve ekonomik i renditur i dyti, ka riparaqitur ankesën në FSHZH dhe pranë Komisonit të Prokurimit Publik. Aktualisht procedura e prokurimit është në proces dhe e papërfunduar, pra ende nuk ka një kontratë të lidhur sipas ligjit. Për këto arsye zhurma që është duke u bërë ne media praktikisht është një ushtrim i hapur presioni për të influencuar në procedurën e prokurimit dhe në vendimarrje gjë e cila bie në kundërshtim edhe me përcaktimet ligjore për personat apo institucionet që ndikojnë në vendimmarrje.

Cdo subjekt (individ/person fizik/juridik, etj) i interesuar për faktet dhe të vërtetën mund të akesojë lehtësisht faqen zyrtare të APP-së dhe të konfirmojë këto të dhëna. Lidhur me çështjen e konflikit të interesit tashmë që kam ardhur në dijeni nga mediat që kanë filluar hetimet për këtë cështje nga organet komptente sqaroj se në këtë pikë tashmë janë keto organe që do të shqyrtojnë dhe vlerësojnë këtë cështje dhe nuk ka më vend për sqarime mediatike. Në përfundim i shoh në sy me kurajo të gjithë ata që shpifën dhe që i përcollën ato dhe ju them se shpifjet e tyre vetëm më shtojnë bindjen dhe më japin forcë për të ecur përpara në rrugën për zhvillimin e vendit tonë,” tha Agolli.

Lexo edhe:

400 mijë $ tender për kuzhinierin! SPAK heton kreun e FSHZH, Dritan Agolli

(I.A;k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dritan agolli fshzh spak dritan agolli fshzh spak

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!