LIVE UPDATES
Sport

“Euro2020” / Sot takim me historinë, luhet Angli-Gjermani

29 Qershor 2021, 08:19 Nga DOSJA
“Euro2020” / Sot takim me historinë, luhet Angli-Gjermani

LONDER  – Anglia dhe Gjermania do të përcaktojnë përfaqësuesen e parafundit çerekfinaliste të edicionit të 16-të të Kampionatit Evropian dhe dy vendet i rikthehen rivalitetit të vjetër ndërmjet tyre, me një përballje të shumëpritur dhe tepër emocionuese, që është e treta në fazat finale të kompeticionit më të rëndësishëm të Kontinentit të Vjetër në rang përfaqësuesesh.

Këto dy ekipe kombëtare ritakohen në një sfidë kompetitive për herë të parë pas plot 11 vjetësh, më saktë që nga 27 qershori i vitit 2010 në botërorin e Afrikës së Jugut, në “Bloemfontein”, ku “Mannschaft”-i triumfoi me rezultatin e thellë 4-1 ndaj “Tre Luanëve” të Fabio Capello-s, duel i famshëm ku kryesori uruguaian, Larrionda, bashkë me asistentët e tij, i mohuan një gol të qartë mesfushorit Frank Lampard, ndonëse topi i goditur nga numri 8 i anglezëve e kaloi me afërsisht treçerek metri vijën e portës, në rrethana tepër të veçanta që do të vlenin golin e barazimit që në pjesën e parë, pavarësisht se “Panzer”-at kishin dominuar pothuajse gjatë gjithë fraksionit hapës të atij takimi.

Anglia do të presë kështu Gjermaninë, pasi i mbylli tri sfidat e para të fazës së grupeve pa pësuar as gol. Për herë të fundit “Tre Luanët” ia kishin dalë për të kaluar në fazën e sfidave me eliminim të drejtpërdrejtë në një aktivitet madhor më shumë se gjysmë shekulli më herët, më saktë në Kupën e Botës së vitit 1966, pra pikërisht në botërorin që e organizuan vetë dhe që përfaqëson njëherësh edhe suksesin e vetëm të kombëtares angleze në këtë sport.

Duke përfshirë edhe sfidën e Afrikës së Jugut në fazën e 1/8 Anglia ka fituar vetëm 1 nga 5 përballjet e fundit mes tyre, por gjithsesi katër sfidat e fundit kanë qenë thjesht ndeshje miqësore dhe “Tre Luanët” vazhdojnë të krenohen me suksesin e 26 marsit të vitit 2016, kur Anglia e Roy Hodgson-it përmbysi disavantazhin e fraksionit hapës për të triumfuar përpara 71.400 spektatorëve me shifrat 3-2, brenda në “Olympiastadion” të Berlinit. Takimi i fundit ndërmjet tyre është luajtur po në Wembley, katër vjet më parë, ku dy ekipet zhvilluan një ndeshje zhgënjyese, duke barazuar pa gola, përpara 81.300 të pranishmëve.

Anglia pra nuk ka pësuar asnjë gol, por në krahun tjetër “Tre Luanët” kanë shënuar thjesht dy të tillë. Vendasit kanë pasur gjatë gjithë kohës avantazhin e faktorit fushë dhe pas vendit të parë në Grupin D ekipi i drejtuar nga trajneri Gareth Southgate do të ketë privilegjin për të luajtur sërish në stadiumin e mirënjohur londinez. Në kryeqytet, në një lojë pothuajse të barabartë, anglezët mposhtën 1-0 Kroacinë, falë një goli të realizuar nga Raheem Sterling në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa me Skocinë “Tre Luanët” nuk goditën asnjëherë në kuadrat gjatë 45’ të para dhe e përfunduan takimin me vetëm një gjuajtje në portë.

Pas barazimit me rrjeta të paprekura me Skocinë vendasit ia dolën për të mundur minimalisht 1-0 Republikën Çeke, falë një tjetër goli të sulmuesit të Manchester City-t, Raheem Sterling, por gjithsesi edhe në këtë ndeshje anglezët nuk tentuan asnjëherë drejt portës kundërshtare, gjatë gjithë fraksionit të dytë të lojës.

Në krahun tjetër, “Nationalelf” është shfaqur me shumë luhatje, megjithëse, për hir të së vërtetës, “Panzer”-at ishin shortuar në një grup të hekurt. “Mannschaft”-i pati favorin për t’i zhvilluar të tria takimet në “Allianz Arena” të Mynihut, sidoqoftë në takimin hapës vendasit ishin me shumë shumë fat që e humbën ndeshjen me vetëm një gol diferencë, pavarësisht faktit që francezët nuk shënuan vetë por kampionët në fuqi të botës triumfuan falë një autogoli të qendërmbrojtësit Mats Hummels, i pari që ka shkaktuar Gjermania në fazën finale të një kampionati evropian.

Në takimin e dytë skuadra e drejtuar nga trajneri Joachim Low dominoi Portugalinë, duke fituar 4-2, ndërsa në sfidën përmbyllëse vendasit e panë veten jashtë Evropianit për plot një orë lojë dhe “Mannschaft”-i ia doli për të shënuar golin e kualifikimit vetëm në 84’, me anë të mesfushorit të Bayernit, Leon Goretzka.

Te Anglia bie në sy shterpësia e kapitenit Harry Kane, sidoqoftë dilema të mëdha janë ngritur gjithashtu edhe në lidhje me dyshen Mason Mount – Ben Chilwell, të cilët qëndruan të izoluar deri një ditë përpara këtij takimi për të respektuar masat anti-covid. “Tre luanët” kanë humbur katër sfidat e fundit me eliminim të drejtpërdrejtë në këtë aktivitet, ndonnse kanë shënuar të parët brenda 5’ të para në plot tri prej këtyre ndeshjeve.

Në 11 sfidat kompetitive Evropian plus botëror Gjermania kryeson bilancin me 4 fitore, 4 barazime e 3 humbje, ndërkaq duke shtuar edhe sfidat miqësore statistikat e përgjithshme të 32 ndeshjeve janë krejtësisht të barabarta me nga 13 fitore për secilën prej tyre dhe 6 barazime. Takimi Angli – Gjermani do të mbahet pra në Wembley, në orën 18:00, dhe do të drejtohet nga kryesori holandez Danny Makkelie, ndërkohë dueli tjetër që mbyll përfundimisht fazën e 1/8 Suedi – Ukrainë do të luhet në mbrëmje, në orën 21:00 në “Hampden Park” të Glasgow-t, dhe do të drejtohet nga italiani Daniele Orsato.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim