LIVE UPDATES
Aktualitet

Sot afati i fundit, Ibrahinaj sqaron: Çfarë duhet të bëjnë bizneset që të mos penalizohen me 50 mijë lekë për punonjë

5 Qershor 2020, 05:12 Nga DOSJA
Sot afati i fundit, Ibrahinaj sqaron: Çfarë duhet të

Shqipëri– Data 5 qershor është afati i fundit i aplikimit online, pa penalitet për tatimpaguesit, të cilët nuk kanë plotësuar ende kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, për punonjësit e tyre. Në rast se nuk aplikojnë është e parashikuar një masë administrative, sipas të cilës “Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit të të punësuarit apo ish-të punësuarit që plotëson kushtet për të përfituar ndihmën financiare, gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19, dënohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, në një intervistë për Monitor sqaron se gjoba parashikohet të vihet për çdo punonjës për të cilin nuk është aplikuar.

Vendosja e kësaj mase administrative ka shkaktuar shqetësime tek subjektet të cilat ose nuk po arrijnë të aplikojnë dot, ose i kanë paguar punonjësit e tyre në këtë periudhë ndonëse mund t’i kenë hequr nga lista e sigurimeve, ose punonjësit janë larguar me dëshirën e tyre për arsye që nuk lidhen me situatën e krijuar nga Covid-19.

Por Ibrahimaj sqaron se së pari, gjobat nuk do të jenë automatike, por do të verifikohen rast pas rasti. “Pas përfundimit të afatit do të marrim në shqyrtim të gjithë listën e bizneseve dhe do të vendosim penalitetet aty ku gjykojmë që nuk ka pasur aplikime pa një arsye të fortë. Megjithatë dhe këto gjoba pas të gjithë procedurave të legjislacionit në fuqi tatimpaguesit do të kenë të drejtë të ankohen për një afat 30 ditor”.

Tatimet kanë njoftuar se të gjithë tatimpaguesit të cilët i kanë trajtuar me pagë të plotë të punësuarit apo ish-të punësuarit e tyre, nuk do jenë subjekt i këtij penaliteti. Tatimpaguesi duhet që të plotësojë formularin e ankesës, brenda datë 05 Qershor 2020, dhe ta ngarkojë atë në menunë ‘’Çështjet e Mia’’, në llogarinë në e-filing. (formulari në fund të link

Deri tani nga paketa e dytë janë miratuar kërkesat për 144 mijë punonjës dhe janë dhe rreth 13 mijë të cilët po verifikohen nëse i përmbushin kriteret e VKM dhe që potencialisht mund të jenë përfitues të ndihmës financiare. Ndërsa rreth 27 mijë punonjës janë refuzuar. Ka ende tatimpagues të cilët pritet që të plotësojnë kërkesën për ndihmë financiare për të gjithë individët e publikuar si përfitues. Gjithashtu janë dhe rreth 19.8 mijë ankesa që po shqyrtohen.

INTERVISTA, flet Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj

Masa administrative përcakton se “Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit të të punësuarit apo ish-të punësuarit që plotëson kushtet për të përfituar ndihmën financiare, gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19, dënohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë”. Në të nuk rezulton e qartë nëse penaliteti është për subjekt, për aplikim (një biznes psh ka aplikuar një herë për shumë punonjës), apo për punonjës? Konkretisht për  kë është penaliteti?

Gjoba është për punonjës.

Bizneset kanë afat të aplikojnë deri nesër më datë 5 qershor ora 12 e natës, dhe për të gjithë ato subjekte të cilët nuk kanë aplikuar, të cilët nuk kanë një arsye  të fortë për mos aplikim do të vendosen penalitetet përkatëse. Me arsye të fortë për mos aplikim  mund të konsiderojmë që subjekti do të deklarojë që i ka paguar pagën e plotë punonjësit pavarësisht  se nuk ka qenë në punë ose pavarësisht se ka qenë i shkëputur nga puna për disa ditë. Të gjitha këto raste do të analizohen rast pas rasti për çdo tatimpagues, të cilët në rast se nuk kanë një arsye të fortë për mosaplikim do të penalizohen.

Si ka qenë ecuria deri më tani? Sa aplikime ka pasur?

Nga dita që  VKM-ja u zgjerua për të gjithë punonjësit, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars deri ne datë 17 maj  dhe VKM-ja u bë publike dhe statistikat që kemi deri të mërkurën janë rreth 30 mijë individë, pra janë kryer rreth 30 mijë aplikime për individët. Ne kemi ecur me ritme më të shpejta sigurisht, duke qenë se numri i aplikimeve ka qenë i lartë. Me përfundimin  e afatit të aplikimit, gjithsesi administrata tatimore do të vazhdojë të trajtojë të gjitha ankesat që vijnë nga tatimpaguesit dhe përfundimi i procesit do të jetë atëherë kur nuk do të ketë më asnjë ankesë apo ata që e meritojnë do të marrin pagën e luftës.

Nga ana tjetër përsa i përket penaliteteve, ne pas përfundimit të afatit do të marrim në shqyrtim të gjithë listën e bizneseve dhe do të vendosim penalitetet aty ku gjykojmë që nuk ka pasur aplikime pa një arsye të fortë. Megjithatë dhe këto gjoba pas të gjithë procedurave të legjislacionit në fuqi tatimpaguesit do të kenë të drejtë të ankohen për një afat 30 ditor.

Pra gjobat nuk do të jenë automatike?

Gjobat nuk do të jenë automatike

Ju thatë që kanë aplikuar rreth 30 mijë persona, para shpalljes së zgjerimit kishën aplikuar edhe 110 mijë, dmth që kanë mbetur dhe 50 apo 60 mijë akoma…

Numri i individëve në fakt me të dhënat për sot të cilët kanë aplikuar janë 183 mijë individë për kërkesa, numri i punonjësve të refuzuar deri në këto moment është 26 mijë e 951. Ndërkohë që numri i punonjësve të miratuar për pagesë është 144, 238.

Dmth janë rreth edhe 60 mijë që duhet të përfitojnë?

Shifra e përfituesve ka qenë e përafërt, duke qënë se dy nga masat e paketës së dytë janë të gjera, janë për subjekte të cilat janë me qarkullim mbi 14 milionë lekë dhe ekziston problematika e kodeve ekonomike apo edhe subjekteve të mëdha, të cilat në një kod ekonomik ushtrojnë disa lloje aktivitete. Ne kemi dhënë mundësinë jo vetëm bizneseve që kishin një database ku kodet ekonomike përputheshin me fituesit e masave, por edhe ato biznese ku kodet ekonomike nuk përputheshin masave, i kemi dhënë të drejtën që të ankimojnë dhe të aplikojnë nëpërmjet një formulari ankese.

Për këtë arsye numri i përfituesve total do të jetë i saktë vetëm në përfundim të procesit.

Për momentin, numri nuk është 100% i saktë pasi ne nuk e dimë sesa biznese do të plotësojnë formularin e ankesës dhe do të trajtohen. Ne kemi gjykuar që nga të dyja paketat numri i përfituesve do të jetë mbi 250 mijë.

Ka shumë biznese që ankohen se nuk arrijnë të aplikojnë se nuk hapin dot sistemin… ndërkohë iu ka shkuar edhe mesazhi punonjësve që “ju jeni përfitues i pagës 40 mijë lekë” … dhe është krijuar një lloj konfuzioni….

Në fakt mesazhet që janë dërguar janë dërguar në bazë të database që kanë kompanitë e telekomunikacionit. Mund të ketë qëlluar që një individ ka hapur një numër të cilin në fakt nuk është duke e përdorur vetë, pra mesazhet janë dërguar emrit të personit më të cilin është regjistruar dhe jo emrit të përfituesit mbase. Sipas ligjit çdo individ është i detyruar të mbajë atë numër telefoni me të cilën regjistrohet megjithatë rëndom ndodh që nuk e mban i njëjti person. Kjo është arsyeja që në disa raste mesazhi ka shkuar gabimisht. Nga ana tjetër, problematika që bizneset nuk mund të aplikojnë lidhet me problematikën e kodit ekonomik në të cilin operojnë. Për këtë arsye ne e kemi hapur mundësinë për aplikim për një numër të madh biznesesh nga të cilat kanë aplikuar 5735 biznese deri më tani dhe janë duke u shqyrtuar. Pra është një potencial me rreth 30 mijë individë të cilët po shqyrtohen nga të cilët, në bazë të ankesave ne do të shohim rast pas rasti se sa do të jetë numri total i përfituesve i këtyre 30 mijë individëve të cilët kanë aplikuar nëpërmjet ankesës.

Këto biznese kanë edhe shqetësimin, se pavarësisht faktit që nuk mund të aplikojnë, ata mund të ngarkohen me gjoba. Çfarë duhet të bëjnë?

Bizneset që kanë aplikuar nëpërmjet ankesës nuk do të ngarkohen me gjoba. Do të ngarkohen me gjoba ato biznese të cilët janë të pastër, që punonjësit e tyre përfitojnë 100% nga kushtet e vendosura nga paketat dhe nuk po aplikojnë. Këto janë ato biznese që do të penalizohen.

Keni ndonjë vlerësim se sa është numri i tyre?

Numri është dinamik, duke ndryshuar. Unë nuk do doja që të jepja një numër sot, por do të japim një numër ditën e shtunë, pasi të jetë mbyllur afati.

Si ka qenë ecuria e të ardhurave tatimore në muajin maj?

Ecuria ka qenë më mirë se parashikimet tona. Duke marrë parasysh të gjithë sektorët edhe parashikimet që kishim bërë për rënien e aktivitetit të të gjithëve, jemi më mirë.

Rezultati i majit për të ardhurat tatimore është 33% të ardhura më pak, krahasuar me vitin e kaluar. Tek ne deklarohet maji për prillin. Qershorin unë e pres të jetë në nivelet e marsit, sepse në mars pavarësisht se shkurti ka qenë në aktivitet të plotë bizneset filluan të mos paguajnë, filluan të kenë frikë nga çfarë po ndodhte, ndaj e pres në ato nivele. Për pjesën e mbetur të vitit pres rreth 15% më pak nga çfarë ishte parashikuar.

Kur pritet të arrihet një rikuperim në nivelet e parakrizës?

Edhe kërkesa e jashtme edhe kërkesa e brendshme do të vijë e reduktuar, kështu që nuk ka sesi të shkojmë në nivelet e parakrizës. Do ndihmojë shumë procesi i rindërtimit që do vazhdojë dhe do ndihmojë si në në numër punonjës në kontribute edhe në qarkullim të ardhurash, por jo në ecurinë e tatimit të vlerës së shtuar, pasi rindërtimi është i përjashtuar nga TVSH. Gjithsesi një rikthim në nivelet e parakrizës mund të pritet vetëm pas muajit nëntor, kur dhe situata do të jetë më e qartë.

Marrë nga Monitor

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet delina ibrahimaj paga e luftes delina ibrahimaj paga e luftes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj