"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
S’kishte ndezur kamerat e trupit! Kush është efektivi i “Shqiponjave” që vrau 25-vjeçarin në mes të Tiranës, i riu
8 Dhjetor 2020, 09:42Nga DOSJA
TIRANË– Zbardhen detaje lidhur me efektivin e Policisë së Shtetit që qëlloi për vdekje mbi 25-vjeçarin Klodian Rasha, pasi dyshoi se kishte armë me vete. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se efektivi i Policisë ka qenë në Komisariatin nr. 5 në Kamëz dhe prej 2 javësh ishte bërë pjesë e togave të “Shqiponjave”.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për efektivin N.Hadëraj, me origjinë nga Tepelena. Gjithashtu mësohet se ai bashkë me kolegët e tij të tjerë nuk i kanë pasur ndezur kamerat e trupit në momentin kur ka ndodhur ngjarja dhe se e gjithë zbardhja e dinamikës do të bëhet nga pamjet që kanë pasur ato të bizneseve përreth.
E gjithë ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatë. Efektivi i Policisë i mbetur vetëm me 25-vjeçarin Klodian Rasha e ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur për vdekje. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 25-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra. Vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme, duke pranuar se nuk kishte armë, deklaratë që e rrëzoi vetë pak më vonë. Prokuroria dhe SHÇBA po ndjekin ngjarjen për të parë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me vrasjen e 25 vjecarit që u vra mbrëmjen e djeshme nga efektivi i policisë. Nëpërmjet një postimi të bërë...
BRUKSEL– Eurodeputetët i kanë bërë thirrje Këshillit të Europës që të miratojë kornizat negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në deklaratën ‘pro’ S...
TIRANË– Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Silva Bino ka njoftuar se...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.Në këtë shkresë janë mbi 10 pyetje se kur ësh...
TIRANË– Detaje të reja po dalin në dritë nga vrasja e 25 vjecarit nga efektivi i policisë.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 25-vjeçari ka patur m...
TIRANË– Xhaxhai i Klodjan Rashës ka dhënë deklaratën e tij para mediave të cilat janë të pranishme në afërsi të banesës së të riut që u vra mbrëmjen e djes...
DURRËS– Një 31 vjecar ka rënë në prangat e policisë pasi shpërndante lëndë naroktike të llojit kokainë.Arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informac...
TIRANË– Vdekja në rrethana ende të paqarta e të riut Klodjan Rashës në kryeqytet po ngre pikëpyetje të mëdha. Ishte efektivi i policisë ai i cili ka qëllua...