LIVE UPDATES
Aktualitet

Skenar filmi për ‘NETFLIX’/ Si Davide Pecorelli inskenoi vdekjen e tij për paratë e siguracioneve, zgjodhi Pukën

20 Shtator 2021, 14:01 Nga DOSJA
Skenar filmi për ‘NETFLIX’/ Si Davide Pecorelli inskenoi

TIRANË– Skenar filmi ‘Netflix’ është zhdukja dhe gjetja e Davide Pecorellit! Biznesmeni italian kishte në plan të shpëtonte nga borxhet që kishte marrë për bizneset e tij duke përfituar para nga siguracionet. Ndaj, Pecorelli vendosi të ‘inskenonte’ vdekjen për t’i shpëtuar detyrimeve e më pas të jetonte një jetë të qetë. Kështu shkruajnë mediat italiane për të famshmin e 9 muajve me radhë në Shqipëri dhe Itali. Kështu ai zgjodhi që qyteti i Pukës të ishte dhe vendi ku ai ‘vdiste’, i shkrumbuar brenda një makine të marrë me qira…

Pecorelli i cili u raportua nga mediat italiane se ishte një gjyqtar sportiv që ka drejtuar kryesisht në Serinë C në Itali, zotëronte një hotel në Lama, në komunën e San Giustino, sallone bukurie dhe parukerie mes Tiberit të Epërm dhe Valtiberinës. Po ashtu u tha se ai kishte themeluar dhe një nga dyqanet “Hairdressers Milan’.

SI INSKENOI VDEKJEN

Pecoreli mbërriti në Shqipëri më 6 janar. Ai mori me qira mjetin tip ‘Skoda Fabia” të cilin e la të braktisur në zonën e quajtur ‘Kodra e Bardhë’ në Pukë. Sipas gazetës italiane ‘La Nazione’, brenda makinës së djegur u gjetën gjetur disa sende personale të tij. Italiani kishte mbëritur në Shqipëri, me qëllim studimin e tregut të paisjeve kozmetike, ku edhe pretendonte se do të arrinte një marrëveshje të madhe. Biznesmeni kishte partneren shqiptare dhe ajo mund të jetë një prej arsyeve që e sillte më shpesh në vendin tonë, përveç biznesit. Pecorelli kishte edhe dy fëmijë të tjerë me gruan e parë, me të cilën është ndarë para shumë vitesh. Partnerja e tij shqiptare pretendon se 45-vjeçari kishte ardhur për të zgjeruar biznesin në Shqipëri, dhe se nuk kishte konflikte me njeri.

Ditët e para të vitit, ai ka zbritur në Rinas ku edhe ka marrë me qera një makinë tip “Skoda”. Më tej 45-vjeçari ka udhëtuar nga Tirana në Vlorë, ku edhe ka parë disa ambiente që mund t’i përshtateshin për zyra dhe më pas, për arsye që ende nuk dihen është nisur për në veri të vendit, në Shkodër. Pasi ka qëndruar disa ditë atje, ka zbritur në Pukë, ku ka qëndruar në hotelin e qytetit. Pasi kishte mbaruar “punët” e tij nëpër qytet, në kthim, makina e tij u shkrumbua nga flakët. Në datë 6 janar, “GPS” i mjetit mbeti në fshatin Reps, pa lëvizur më derisa u konstatua nga Policia e Shtetit.

Makina e tij u gjet e shkrumbuar ndërsa brenda ishin vendosur disa eshtra që megjithëse nuk rezultuan asnjëherë të tij, vonuan hetimin për disa muaj për shkak të analizave të ADN-së. Në Shqipëri hetimet zgjatën për disa muaj. Madje në Pukë mbërritën dhe grupet e hetimit italiane të cilat kishin dyshime për hetimin që po kryhej nga shqiptarët.

Gjatë hetimeve u zbulua se biznesmeni i kishte shkruar një miku të tij se në Shqipëri është luftë deri me datë 6. Ai i kishte thënë se do kthehej me datë 6 në Itali pasi kishte prenotuar biletën e kthimit. ‘Kam hapur show room në një qendër tregtare. Deri në datën 6 këtu është lufte. Kam prenotuar kthimin në datën 10 janar.’

GJETJA:

Pecorelli i kishte marrë të gjitha masat për të bërë një jetë të dytë, pasi kishte ndryshuar identitetin dhe siguruar dokumente rumune. Mbetja pa para, do të bënte që 45-vjeçari të drejtohej në bankomat për të tërhequr të hollat që i duheshin. Italiani ishte pronar i disa salloneve të bukurisë, midis Umbira dhe Toskana, por para se të intesifikonte zhdukjen, këto biznese ishin përfshirë në krizë ekonomike, duke hyrë në borxhe dhe sipërmarrje të tjera dhe me vetë sipërmarrjen e shtetit. Për herë të parë pas tetë muajve, më 12 shtator karta e kreditit e Davide Pecorelli u aktivizua. Për këtë gjë u informua partnerja e tij me anë të një mesazhi nga banka dhe bashkëpunëtori shqiptar, duke qenë se të dy kishin akses në këtë llogari. Bashkëpunëtori shqiptar i biznesmenit vuri në dijeni autoritetet për lëvizjen e llogarive dhe i orientoi ata drejt ishullit Giglio. Pecorelli u gjet dy ditë më parë i gjallë në ishullin Elba në Toskana.

Shkak i gjetjes u bë motori i gomones që ai kishte marrë me qira, pasi mori flakë dhe 45-vjeçari u detyrua të kërkonte ndihmë. Personi i parë që e pa, e njohu me njëherë dhe lajmëroi policinë. Kjo dëshmi ishte mjaft thelbësore dhe karabinierët prangosën Pecorellin një ditë më parë. Biznesmeni e kaloi natën në stacionin ushtarak, duke refuzuar të jepte të dhënat e tij personale, kur u gjet nga ushtarët e Piombino, por shenjat e gishtave që iu morën të nesërmen zbuluan inskenimin.

Gjëja e parë që ka thënë vetë Pecorelli kur është përballur me kamerat, është se duhet të takonte fëmijët. Në momentin që gazetari i TGCom afrohet për ta pyeturr, Pecorelli, i veshur me një palë pantalloa të shkurtra, kapuç, syze dhe maskë anti-Covid, largohet me nxitim, duke thënë se duhet të shkojë tek fëmijët.

HETIMET

Pecorelli është marrë në pyetje, por pritet që të dalë para prokurorëve të Perugia-s, për të dhënë llogari në lidhje me identitetin fals që ka përdorur. Ndërkohë prokuroria e Pukës ka ngritur dy akuza ndaj Pecorellit, për shkatërrim prone me zjarr dhe shkatërrim varresh. Hetimet janë nisur tashmë nga i njëjti prokuror që po hetonte rrëmbimin e vrasjen e inskenuar të Pecorrelit të ndodhur në Janar të këtij viti në Pukë. Akuzat për shkatërrimin e pronës me zjarr i përket djegies së automjetit që Pecorelli kish marrë me qira në rinas ndërsa shkatërrimi i varreve për kockat e gjetura në skeletin e djegur brenda automjetit model Skoda.

Këto kocka sipas hetuesve kanë pjesë gjymtyrë njeriu si dhe kafkë koke dhe dyshohet se janë marrë duke zhvarrosur një kufomë. Ky krim sipas hetuesve dyshohet se është kryer në bashkëpunim ndërsa pasditen e sotme biznesmeni italian do të merret në pyetje nga prokurorët italianë. Ai rrezikon edhe një procedim penal në Itali për falsifikim të letërnjoftimit pasi rezulton se gjatë kohës që qëndroi i fshehur përdorte një identitet të rremë.

A do mund të shpëtojë nga këto akuza? A ka gati Pecorelli panin B? Mbetet për tu parë në ditët në vijim….

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli davide pecorelli


Sondazh

Poll
Aktualitet 20 Shtator 2021, 14:25

GREQI– Modelja e njohur Elena Polychronopoulou dhe partneri i saj ishin pjesë e një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës, duke dërguar në pra...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj