Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mimi Kodheli u zgjodh ministre e Mbrojtjes në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2003 dhe u largua nga qeveria në shtator 2017.
Mimi Kodheli është Doktorante e Shkencave Ekonomike nga Universiteti i Veronës, Itali, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, prej vitit 2007. Ka një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Lincoln, Nebraska, SHBA në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës prej vitit 2000, si dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë në vitin 1986.
Znj. Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u bë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2005, ajo u emërua prefekte e Qarkut të Tiranës dhe prej vitit 2009 është deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Prej 4 vitesh, Znj. Kodheli drejton Komisionin për Politikën e Jashtme.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministres Mimi Kodheli nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.
Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli nga viti 2005 deri në fund të vitit 2018.
Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2005, Mimi Kodheli deklaronte pasuri familjare me vlerë 7.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 19.8 milionë lekëve.
Znj. Kodheli deklaron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 7.5 milionë lekë, likujditete bankare prej 5.4 milionë lekësh dhe automjete me vlerë 6.8 milionë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 38.4 milionë lekë, nga të cilat rreth 48% burojnë nga paga e Znj. Kodheli dhe 19% nga pagat e familjarëve. Rreth 30% e të ardhurave totale familjare deklarohen si të realizuara gjatë periudhës 2005-2009, kur Znj. Kodheli nuk ishte subjekt deklarues.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit, asnjëra prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u theksuar se Mimi Kodheli ka një shkëputje të deklarimeve nga viti 2005 deri në vitin 2009, kur zgjidhet deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Mes të ardhurave të siguruara për vitet 2005-2009, të cilat deklarohen si burime për asetet e shtuara në të njëjtën periudhë, Znj. Kodheli deklaron edhe një bursë studimi, PhD në Itali në vlerën e 31,500 eurove.
Analiza e pasurisë së Znj. Kodheli nuk përfshin një llogari bankare dyemërore, që sipas deklarimit i përket nënës së subjektit, me vlerë fillestare prej 21,554 dollarësh, e cila ndër vite shtohet ose pakësohet.
Marrë nga Reporter.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Prokurori i shkarkuar nga KPK, Eugen Beçi pretendoi në seancë se nuk kishte pasur si qëllim fshehjen e revokimit të vizës amerikane dh...
ELBASAN- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas pas vendimit të Partisë Demokratike për të kallëzuar në SPAK kryebashki...
TIRANË– Ministrja e kabinetit qeveritar Elisa Spiropali ka qënë e pranishme ditën e sotme në banesën e një çifti të moshuarish në Kamëz. Ironia e fa...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj komentoi në një lidhje të drejtpërdrejtë me News24, situatën e përmbytjeve në kryeqytet. Veliaj t...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli lidhur me apelin e ambasadores Yuri Kim, e cila kërkoi që partitë politike të kenë kandidatë ‘të ...
TIRANË– Eksperti i ekonomisë në PD-së Dorian Teliti në konferencën e partisë e mbajtur përballë gazetarëve është shprehur se partia do të riktheje ekonomin...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka ironizuar ministrin për Rindërtim, Arben Ahmetaj lidhur me programin ekonimik të Partisë Demokratike. I pyetur për nj...
TIRANË– Kreu i Partisë Demorkatike Lulzim Basha u shpreh para gazetarëve se nuk premton mrekulli me anë të platformës së partisë. Ai insitoi duke thënë se ...
TIRANË– Ish-deputetja Jorida Tabaku e pranishme në konferencën me gazetarët u shpreh se PD me planin që ka përgatitur për zgjedhjet e 25 prillit se do të d...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha nuk është kursyer me kundërshtarin e tij politik, kryeministrin Edi Rama. Në një konferencë për shtyp nga selia e Partis...