"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
7 Gusht 2020, 09:34Nga DOSJA
GjIROKASTËR- Radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës. Shkak i kësaj situate është bërë marrja e tamponëve të qytetarëve në këtë pikë doganore që futen në tokën greke. Siç shihet qartë edhe në fotot e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, të gjithë qytetarët që futen në tokën greke iu nënshtrohen këtij testi. Ekipet mjekësore iu marrin qytetarëv sekrecionet në gojë dhe të dhënat, si adresën e shtëpisë dhe numrin e telefonit. Ndërkohë, stafi mjekësor respekton të gjithë protokollin e sigurisë, që nga veshja dhe deri tek distanca sociale.
Por, nuk ndodh e njëjta gjë për udhëtarët që futen në tokën shqiptare. Askush në këtë pikë doganore nuk u merr atyre tamponët. Madje, nuk ka as radhë për udhëtarët që futen në Shqipëri. Ata e kalojnë shumë kollaj kufirin.
Që prej ditës që djeshme ka radhë të gjatë në këtë pikë doganore. Dosja.al raportoi se gjatë ditës së djeshme mbi 2 mijë qytetarë kishin bërë testin para se të futeshin në tokën helene. Qeveria greke po “skanon” çdo shqiptar që futet në territorin e tyre.
Po kështu, nga 16 gushti, të gjithë qytetarët që hyjnë në Greqi nga Shqipëria do futen në një karantinë shtatë-ditore. Ky vendim ka ardhur pasi shteti shqiptar është klasifikuar si një vend jo i sigurt, sa i përket koronavirusit.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS- Ish-hotel “Vollga” në Durrës nga sot do të jetë në menaxhim nga shteti. Sipas informacioneve mësohet se sot Agjencia e Administrimit të Pasurive të...
Aktualitet 7 Gusht 2020, 08:51
POGRADEC– Kjo që shikoni në foto është 70-vjeçarja, Firdes Çekiçi, që u vra ditën e djeshme nga djali i saj, Olsi Çekiçi. Pas...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot mesazhin e mjekes Esi Duka, e cila bën thirrje për respektimin...
TIRANË- Majkëll Mara 28 vjeç është vënë në pranga sot me akuzën e shfrytëzimit të prositucionit. Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës njofto...
TIRANË- Policia e Durrësit ka arrestuar sot dy persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat, Policia njofton se në pr...
GJIROKASTËR- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, Policia Kufitare e Kakavijës ka bllokuar një automjet tip “Nissan” me targa italiane.Mësohet se dre...
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e taksistit Abdulla Budllës në Fushë-Prezë. Mësohet se vëllezërit Shera për vrasjen e Budllës kanë përdorur n...