"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
21 Nëntor 2019, 18:07Nga DOSJA
GJIROKASTËR– Ditën e sotme është emëruar drejtori i OSHEE-së në Gjirokastër, Dashamir Qeli. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Qeli sot është prezantuar me stafin por është në shkelje flagrante ligjore.
Qeli mbahet mend për blerjen dhe ndërtimin e sistemit të ri informatik për FAF me vlerë 22 milionë lek të rinj dy vjet më pare, me anë të një tenderi informal. FAF është shoqëri e zhvillimit rural ku qarkullojnë miliona euro në muaj.
Qeli më pas u shkarkua me vendim të kryeministrit Rama dhe prej 1 viti e gjysmë qëndroi anëtar në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës. Ai ka kryer studimet për Histori-Gjeografi dhe Kontabilitet-Financë në vitet 1995-2010 në një kohë kur ushtronte funksione të larta publike si drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellës Gjirokastër 2008-2016.
Dhe ky emërim mund të jetë një riciklim i një figure të kalbur nga korrupsioni dhe me rekorde korruptive kur ka qenë në pozicione drejtuese në administratën shtetërore.
Por para denoncimit në media të aferës për blerjen e sistemit të ri informatik të FAF, Qeli u denoncua për goditje për shkak të detyrës që ka bërë ndaj avokatit gjirokastrit Bernard Aliko në vitin 2003, teksa ushtroi dhunë ndaj tij në sallën e gjyqit në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër.
Në atë periudhë Qeli ka qenë doganier në Kakavije dhe njëkohësisht kreu i FRESSH Gjirokastër. Qeli u arrestua për dhunën e ushtruar ndaj Bernard Alikos dhe u lirua në sallën e gjyqit tre ditë më pas duke paguar një shumë prej 150 mijë lekësh të rinj si garanci që i vendosi gjykatësja Blerta Cibuku. Pas kësaj Qeli u rikthye në doganë.
Gjithashtu vlen të shtojmë se zyrat e OSHEE-së në rrehtin e Gjirokastrës janë në pronësi të vetë Qelit. Burime nga Gjirokastra bëjnë me dije për Dosja.al se Qeli, tashmë drejtor i OSHEE-së ka mbështetjen e ministrit Blendi Çuçi.
(Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ITALI- Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia Italiane, pasi akuzohen për një serë veprash penale.Sipas raportimit të medieve italiane, dy shqiptarët i...
TIRANË- OSHEE ka njoftuar abonentët në Tiranë, se për shkak të rikostruksionit të kabinave do të ketë një shkëputje të energjisë elektrike, në disa zona të...
GENOVA– Policia italiane ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, të cilit vidhinin banesat duke mbledhur kështu objekte me vlerë dhe para, që kapnin shifrën e...
LIBRAZHD– Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen sotme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.Një mjet tip Benz ka përplasur një motor, në të cilin po udhë...
TIRANË- Komisioni i Venecias është i gatshëm të jap një opinion për Gjykatën Kushtetuese. Pas sugjerimit të ambasadës së SHBA-ve për ta çuar debatin...
ITALI- Autoritetet doganore italiane kanë sekuestruar 220 kartëmonedha false me prerje 50 euro në një autobus të linjës Shqipëri-Itali.Sipas raportimit të medie...
TIRANË– Policia Rrugore e Tiranës, ka arrestuar sot një të ri i cili kishte shkelur semaforin dhe më pas i ishte larguar patrullës. Sipas informacioneve un...
GJIROKASTËR– Një sherr i momentit në Gjirokastër ka degjeneruar në përdorimin e forcës fizike nga, ku një person ka përfunduar në spitalin e Traumës në Ti...